Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.
Fitorja e zonjës Michelle Wu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie. Zonja Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë. Zonja Wu nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar fitoren, ajo pritet ta bëjë betimin më 16 nëntor.
“Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi”, tha zonja Wu.
Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores zonja Wu, zonja Essaibi George e pranoi humbjen.
“Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.
Zonja Wu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth Warren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur “Skuadra”.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI – Gjashtë persona ranë në rrjetat e Prokurorisë së Drogës dhe Sigurimit të Atikës, Greqi, të cilët thuhet se janë anëtarë të një prej karteleve më t...
TURQI – Ditën e martë kanë nisur stërvitjet “Mesdheu Lindor 2021” të cilat organizohen nga Turqia dhe nga Komanda e Forcave Detare Turke.Sipas...
KOSOVË –Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para për nga numri i votave në zgjedhjet e 17 tetorit për kuvendet komunale në Kosovë.Kjo parti ...
MBRETËRI E BASHKUAR – Paul Mason, 61 vjeç, nga Ipswich, në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur edhe si Ish-njeriu më i shëndoshë në botë ka tregua...
HAGË – Avokati Samuel Blom-Cooper, një nga pesë avokatët që përbëjnë mbrojtjen e tij në Hagë, është tërhequr nga pozicioni dh nuk do të jetë më avoka...
KOSOVË- Personi i dyshuar për kërcënimin ndaj kryeministrit Albin Kurti, Kujtim Kurti ka dhënë detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Gazeta Ekspress ...
LA PALMA – Vullkani Cumbre Vieja në Spanjë vazhdon të sjellë probleme për banorët e ishullit La Palma. Për shkak të shpërndarjes së sasisë së madhe të hir...
SHBA – Marinsat e Mbretërisë së Bashkuart i detyruan trupat amerikane të dorëzoheshin teksa stërviten për disa ditë në një program stërvitor në një fushëb...
SERBI – Kur Alessandro Eger u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia shumë pyetën veten se kush ishte ky burrë i pashëm dhe elegant.Në ...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet burim të madh shqetësimi. Duke folur të mërkurën para gazetarëve në Bruksel, ...