LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Rikthehet LDK, kryeson me vota në zgjedhjet lokale

3 Nëntor 2021, 18:05 Nga DOSJA
Analiza: Rikthehet LDK, kryeson me vota në zgjedhjet lokale

KOSOVË –Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para për nga numri i votave në zgjedhjet e 17 tetorit për kuvendet komunale në Kosovë.

Kjo parti ka shënuar një rikthim krahasuar me rezultatin në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën rreth 8 muaj më parë, më 14 shkurt 2021. Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, LDK-ja kishte fituar mbi 12 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar mbi 50 për qind të votave.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) në lidhje me zgjedhjet për kuvendet komunale, LDK-ja ka dalë e para me mbi 170 mijë vota pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me mbi 168 mijë vota. E treta, sipas këtyre rezultateve, renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 161 mijë vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ishte e katërta për nga numri i votave me mbi 90 mijë sosh. Pas shpalljes së këtyre rezultateve zgjedhore, partitë dhe individët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Lidhja Demokratike kishte dalë partia e parë me mbi 181 mijë vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kishte dalë e dyta me mbi 167 mijë vota. Në zgjedhjet e 2017-s, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë më shumë se 119 mijë vota, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte marrë mbi 100 mijë vota. Qytetarë e analistë po e vlerësojnë rezultatin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit 2021 si një pikë kthese dhe mësim për të gjitha partitë në lidhje me zgjedhjet lokale dhe ruajtjen e elektoratit.

Megjithëse doli e para në zgjedhje lokale për kuvendet komunale, LDK-ja nuk ka shënuar rikthim pozitiv sipas Mumin Murturit, qytetar nga Prishtina. Murturi, me profesion inxhinier, thotë se zgjedhjet parlamentare dallojnë nga ato lokale dhe ndryshimet në vota janë normale:

“Normale janë këto ndërrime. LDK-ja akoma ka shumë punë për të bërë për t’u kthyer ku ka qenë”. Sabedin Makolli me prejardhje nga Lugina e Preshevës që jeton në Prishtinë thotë se rezultatet për kuvendet komunale po tregojnë një ndëshkim për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Janë zhgënjyer populli me partinë në pushtet. Do të ishte dashur të jetë mësim. Është i rëndësishëm kandidati, duhet të votohet kandidati,jo partia”, thotë ai.

Ndërkaq, votën e qytetarëve në zgjedhje lokale po e sheh ndëshkuese për disa e shpërblyese për të tjerët Ismet Rexhepi që jeton në Prishtinë:

“Si për inati kanë votuar ndaj të gjitha partive”.

Në zgjedhjet lokale është votuar veçmas për kandidatin për kryetar të komunës dhe veçmas për kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna të Kosovës do të duhet të zhvillojnë rundin e dytë të zgjedhjeve më 14 nëntor, për ta kuptuar emrin e kryetarit të komunës. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për kuvende komunale duhet të jenë mësim për të paktën dy parti, sipas analistit Imer Mushkolaj.

“Natyrisht, që është rezultat shpresëdhënës për LDK-në duke pasur parasysh goditjen e madhe që mori në zgjedhjet nacionale”, thotë ai.

Ai thotë megjithatë se“njerëzit nuk votojnë në zgjedhjet lokale domosdoshmërisht me logjikën si kanë votuar në zgjedhjet nacionale”. Sipas Mushkolajt, këtë rezultat “LDK-ja do të duhej ta shfrytëzonte ose do të duhej t’i shërbente si njëfarë shtytjeje për rikthim me rezultat më të mirë në zgjedhje nacionale”. Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, për Radion Evropa e Lirë e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve për kuvende komunale duke e quajtur të jashtëzakonshëm.

“E shohim si kthim besimi në LDK dhe si vlerësim të kandidatëve tanë. Elektorati i Kosovës dëshmon se vrojton, vlerëson dhe në fund voton në bazë të bindjeve të veta”, ka thënë Gashi.

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte ofruar dorëheqjen e tij pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Udhëheqësinë e LDK-së më 14 mars të vitit 2021 e mori Lumir Abdixhiku. Në anën tjetër, mësim nga rezultatet e zgjedhjeve për kuvende komunale, sipas Imer Mushkolajt, duhet të marrë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Duke qenë partia më e madhe në vend, natyrisht se Vetëvendosja sikur e shfaqi arrogancën e numrave karshi situatës në zgjedhje lokale”, thotë Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) të enjten ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë në rundin e dytë në balotazh, më 14 nëntor, ndërsa në 17 komuna është vendosur fituesi në rundin e parë.

Marrë nga REL

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kqz kosove ldk ldk kryeson zgjedhjet lokale zgjedhjet ne kosove kqz kosove ldk ldk kryeson zgjedhjet lokale zgjedhjet ne kosove


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet