Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet burim të madh shqetësimi. Duke folur të mërkurën para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të gjejnë zgjidhje.
“Duhet të angazhohemi në dialog politik, sepse kjo është e vetmja mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të krizës midis liderëve politikë. Veprimet e njëanshme dhe retorika e përçarjeve duhet të ndërpriten për të mirën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Bosnjës”, tha Stano.
Deklarata e tij vjen në kohën kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës, entitet i banuar me shumicë serbe, nga pjesa tjetër e Bosnjës. Ai po ashtu ka thënë se serbët e Bosnjës mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe të rikrijojnë një forcë serbe. Të martën, gazeta britanike Guardian ka cituar përfaqësuesin e lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, të ketë thënë se ky vend “është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë” dhe se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.
Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje. Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
RUSI – Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha ditën e sotme se Perëndimi është bashkëpunëtor në “ndezjen” e përplasjeve...
BEODRAG– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet nesër zyrtarisht me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe zë...
SERBI – Ministri serb i Mbrotjes Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të ish-kreut të FSK, Kadri Kastrati se Serbia po dërgon mercenarë rusë në kuf...
SERBI – Familja Gjokoviç nga fshati Dobraçe afër Ariljes, në jugperëndim të Sërbisë janë prova më e mirë se burimi i lumturisëse nuk janë n...
MAQEDONI I VERIUT – Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesë...
KOSOVË -Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) Kadri Kastrati është shprehur se ai zotëron informacione të cilat tregojnë qartë se Presidenti ...
ANKARA– Turqia sot është “zgjuar” me një postim që ka tronditur vendin: Presidenti Erdogan ka vdekur në orën 4:30 të mëngjesit! Ky postim i rremë ka nxitu...
SHBA– Të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi se pati një vonesë të re lidhur me publikimin e të dhënash në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kenned...
Një kështjellë e vjetër, një verë e mirë, një peizazh magjepsës: Chateau du Clos de Vougeot, në Burgundi, ofron gjithçka që i nevojitet presidentit franc...
BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç janë takuar mëngjesin e sotëm në P...