LIVE UPDATES
Ekonomi

Borxhi i ekonomisë shqiptare 106.5% e PBB-së, e dyta pas Malit të Zi në Rajon

3 Maj 2022, 21:25 Nga DOSJA
Borxhi i ekonomisë shqiptare 106.5% e PBB-së, e dyta pas Malit të

TIRANË- Borxhet në ekonominë shqiptare arritën në 106.5% të PBB-së në vitin 2020, nga të cilat 77.6% përllogariten si borxh publik dhe 28.9% si borxh privat i jashtëm, sipas të dhënave të Bankës Botërore në raportin e pranverës për vendet e rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore (ECA). Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria u rendit e dyta pas Malit të Zi për borxhet totale në ekonomi.

Mali i Zi kryeson rajonin si me borxhin publik, edhe atë privat. Në vitin 2020, detyrimet publike arritën në 107.2% të PBB-së, ndërsa detyrimet private 92.6% të PBB-së. Në anën tjetër, Kosova dhe Bosnja renditen si vendet me detyrime të ulëta në ekonomi, me 42 dhe 76% të PBB-së secila. Duke vlerësuar ecurinë e borxhit publik dhe atij privat, në Shqipëri, qeveria ka krijuar detyrime të larta në krahasim me homologët e tyre në rajon, ndërsa privatet në Shqipëri dhe Kosovë kanë nivelin më të ulët të detyrimeve krahasuar me qytetarët e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore vë në dukje se, përbërja e borxhit në rajonin ECA ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit, duke rritur dobësitë ndaj stresit të tregut financiar. Shqipëria përveçse ka rritur borxhin total në përqindje të PBB-së, ka shtuar edhe ekspozimin ndaj borxhit të jashtëm nëpërmjet rritjes së financimit me Eurobond. Struktura e mbajtësve të borxhit është përkeqësuar më tej dekadën e fundit. Në krizën financiare të vitit 2008, borxhi i jashtëm i vendit dominohej nga marrëveshjet dypalëshe, që krijonin mundësi rinegocimi. Ndërsa me emetimin e eurobondit, borxhi i jashtëm është me kushtet e tregut dhe i ekspozuar ndaj ndryshimit të normave të interesit.

Tregjet financiare janë vënë nën stres nga lufta në Ukrainë dhe janë shtuar rreziqet për rifinancimin e borxhit. Shqipëria është vulnerabil ndaj shtrëngimit të menjëhershëm të kushteve të financimit të jashtëm. Çdo shtrëngim i mëtejshëm i kushteve të financimit e bën shërbimin e borxhit publik më të kushtueshëm dhe mund të paraqesë sfida të qëndrueshmërisë fiskale. Në janar – mars 2022, nga buxheti u shpenzuan më shumë se 11 miliardë lekë për shlyerjen e interesave të borxhit pa llogaritur principalin, me një rritje vjetore 20%.

Rritja e shpenzimeve për interesat po shtyhet nga nivelet e larta të borxhit publik të vendit që në vitin 2021 arriti në 78.1 % të PBB-së. Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin 2020. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në raport me PBB rritjen më të madhe e pati borxhi i jashtëm, i cili në fund të vitit 2021 arriti në 38.4% të PBB-së nga 35.8% në fund të vitit 2020. Në raport me periudhën para pandemike, borxhi i jashtëm u rrit me 8 pikë përqindje. Vlera e tij u rrit kryesisht nëpërmjet emetimeve të njëpasnjëshme të Eurobondeve me 2020 dhe 2021. Rritje ka pësuar edhe borxhi i brendshëm, por në raporte me të buta. Më 2021, niveli i tij arriti në 39.6% të PBB-së me zgjerim 0.2 pikë % të PBB-së në raport më vitin 2020, ndërsa në raport me para pandemisë borxhi i brendshëm shënoi rritje me 4.3 pikë % të PBB-së.

Marrë nga Monitor.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi borxhet ne vend eca borxhet ne vend eca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet