LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat ristrukturuan 29 miliardë lekë kredi në 2021, dominuan tregtia, industria & ndërtimi

3 Maj 2022, 05:56 Nga DOSJA
Bankat ristrukturuan 29 miliardë lekë kredi në 2021, dominuan

Sektori bankar ristrukturoi rreth 29 miliardë lekë kredi gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredive të ristrukturara u rrit me rreth 39% krahasuar me vitin 2020. Ristrukturimet u shtrinë kryesisht në gjysmën e parë të vitit, me pothuajse 76% të shumës totale të ristrukturuar.

Në 6-mujorin e dytë, shuma e ristrukturimeve ra ndjeshëm, duke reflektuar edhe përmirësimet e ndjeshme të aktivitetit ekonomik dhe zbutjen e efekteve të pandemisë në aktivitetin e subjekteve huamarrëse. Në vlerë, kredia e ristrukturuar gjatë vitit 2021 ishte sa 4% e tepricës së përgjithshme të kredisë.

Nëse gjatë vitit 2020 gati 90% e kredisë së ristrukturuar i takonte bizneseve, vitin e kaluar kredia e risturkturuar u nda pothuajse në mënyrë të barabartë mes bizneseve dhe individëve. Mes bizneseve, më shumë ristrukturime u kryen në segmentin e ndërmarrjeve të mesme, rreth 28% e totalit.

Në tepricën e kredisë së marrë nga bizneset, kredia e ristrukturuar gjatë vitit 2021 zë rreth 3%, ndërkohë që kredia e ristrukturuar për individët ishte sa 7% e tepricës së kredisë për sektorin e individëve. Rreth 90% e vlerës së kredive të ristrukturuara përfaqësohet nga kredi në monedhë të huaj.

Nga sektorët e ekonomisë sipas llojit të aktivitetit, ristrukturimet janë kryer kryesisht në ata sektorë që kanë stoqet më të larta të kredive me probleme. Sipas Bankës së Shqipërisë, sektori i tregtisë është sektori që ka paraqitur kërkesën më të lartë për ristrukturim kredish.

Bizneset kredimarrëse nga sektori i tregtisë kanë ristrukturuar rreth 5% të stokut të përgjithshëm të kredisë dhe kredia e ristrukturuar për këtë sektor ishte sa rreth 24% e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë vitit 2021.

Dy sektorë të tjerë me peshë të konsiderueshme në vëllimin e kredive të ristrukturuara gjatë vitit 2021 ishin sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit të cilët, pas tregtisë, kanë njëkohësisht edhe peshën më të madhe në stokun e kredive me probleme. Kredia e ristrukturuar për këta sektorë ishte rreth 14 miliardë lekë ose sa 14% e kredisë së përgjithshme të ristrukturuar gjatë vitit.

Gjatë vitit 2021, pesha e kredive me probleme të mbajtura nga biznese në sektorin e industrisë ra nga 28% në 20% të stokut të përgjithshëm të kredive me probleme, për shkak të tkurrjes me rreth 50% të tepricës së kredive me probleme të këtij sektori.

Kreditë e prekura nga ristrukturimi kanë qenë në pjesën më të madhe kredi të klasifikuara si kredi standarde dhe kredi në ndjekje (dy kategoritë e kredisë që nuk klasifikohen si problematike), ndërkohë që janë ristrukturuar edhe kredi të klasifikuara si kredi me probleme. Kredia standarde zë peshën kryesore në stokun e kredive të ristrukturuara, por vëllimi i kredive të ristrukturuara ishte sa vetëm 2% e tepricës së kredive standarde.

Vlera e ristrukturimeve për kreditë me probleme ishte relativisht e ulët, me rreth 11 miliardë lekë por si peshë ndaj tepricës së kredive me probleme, ky vëllim ishte i konsiderueshëm, rreth 30%.

Format kryesore të ristrukturimit të përdorura nga bankat janë zgjatja e afatit të maturimit, kapitalizimi i interesit ose kamatvonesave, ndryshim i principalit, dhe caktimi i një periudhe faljeje për principalin ose interesin e kredisë.

Mbi 40% e kredisë së ristrukturuar është kryer në formën e zgjatjes së afatit të maturimit. Pjesa tjetër është kryer duke ndryshuar principalin (30%), nëpërmjet kapitalizimit të interesit ose kamatëvonesave (13%) si dhe duke falur për një periudhë kohe principalin ose interesin (10%)./E.Shehu/MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi banka kredi banka kredi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin