LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat me kapital vendas refuzojnë 6.2% të aplikimeve për kredi, ato me kapital të huaj

3 Maj 2022, 05:09 Nga DOSJA
Bankat me kapital vendas refuzojnë 6.2% të aplikimeve për kredi,

Bankat refuzuan rreth 18.5% të aplikimeve për kredi në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma e refuzimit ka shënuar rritje me 2.5 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit, por paraqitet në rënie të lehtë rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe kjo rënie vërehet në të gjitha ndarjet sipas llojit të klientelës.

Analiza e Bankës së Shqipërisë konfirmon diferenca të mëdha në shkallën e refuzimit të aplikimeve për kredi nga bankat me kapital vendas krahasuar me bankat me kapital të huaj. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, norma totale e refuzimit të aplikimeve për kredi nga bankat me kapital vendas ka rënë në 6.2%, nga 8.3% një 6-mujor më parë. Ndërsa për bankat me kapital të huaj kjo normë është rritur në 27%, nga 21.1% e raportuar në 6-mujorin e kaluar.

Kjo e dhënë konfirmon faktin se bankat me kapital vendas në përgjithësi janë më të prirura për të rritur huadhënien dhe për të fituar pjesë tregu. Megjithatë, në një masë të caktuar, shkalla më e lartë e refuzimit te bankat e huaja mund të shpjegohet edhe me numrin më të madh të apikimeve që ato marrin, për shkak të pjesës më të madhe të tregut dhe numrit më të lartë të klienëtve.

Sipas segmenteve të klientelës, bankat e huaja mbeten më të prirura për të kredituar segmentin e ndërmarrjeve, veçanërisht ndërmarrjet e mëdha dhe norma e refuzimit për këtë grup ndërmarrjesh ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, norma e refuzimit kundrejt segmentit të individëve ka shënuar rritje për grupin e bankave të huaja dhe rënie për grupin e bankave me kapital vendas. Kjo e dhënë dëshmon se bankat me kapital vendas janë më të interesuara për segmentin e individëve, ndërsa ato të huaja preferojnë më shumë segmentin e biznesit, ku huatë në vlera mesatare janë më të mëdha.

Për shembull, në segmentin e individëve bankat me kapital vendas refuzuan vetëm 6.1% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat me kapital të huaj refuzuan 28.3% të totalit të aplikimeve. Por, në segmentin e biznesit dhe sidomos koporatave raportet ndryshojnë ndjeshëm. Bankat me kapital të huaj kanë refuzuar vetëm 1.4% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat me kapital vendas kanë një shkallë refuzimi 6.1%. Lehtësimi i masave kufizuese të pandemisë dhe rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik në vend pas rifillimit të punës në sektorët e prekur, ka vijuar të ndikojë pozitivisht prirjen kredituese të bankave, veçanërisht ndaj grupit të ndërmarrjeve të mëdha.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2021, bankat kanë raportuar se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67,126 aplikime për kredi, nga të cilat 7% i përkasin sektorit të biznesit dhe 93% i përkasin sektorit të individëve. Krahasuar me një vit më parë, kjo strukturë ka shënuar një zhvendosje të lehtë në favor të klientëve individë. Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por ka rënë me rreth 21% krahasuar me një vit më parë. Rënia në terma vjetorë ka ardhur nga segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe individët, ndërkohë që numri i aplikimeve të shqyrtuara nga kategoria ndërmarrje të tjera, ku mbizotërojnë ndërmarrjet e mëdha, ka rezultuar në rritje./MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi kapital i huaj kredi kapital i huaj kredi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin