"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Bombë poshtë makinës së politikanit në Itali, Marco Daria pas dy vitesh kërcënime merret në mbrojtje nga policia
17 Qershor 2021, 10:58Nga DOSJA
ITALI-Një bombë është vendosur poshtë makinës së Marco Doria, ish Presidentit të Shoqatës në Mbrojtje të Vilave dhe Parqeve historike në Romë, ditën e sotme e cila trembi shumë qytetarët.
Sipas Roma Todaypolicia italiane e çaktivizoi bombën e vendosur poshtë makinës e cila ishte verifikuar si pasojë e disa telave të dyshimtë në automjet. Doria i cili ishte gjithashtu një princ me prejardhje romake ishte vendosur tashmë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kishte marrë, e që lidheshin me denoncimet që ai i kishte bërë ndërhyrjeve të paligjshme në ndërtesa historike si dhe dëmtimit të statujave e shatërvanëve të qytetit.
Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim dhe thonë se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund. Doria, pas asaj që ndodhi tashmë i nënshtrohet një mase mbrojtjeje të urdhëruar nga Prefektura e Romës, vihet nën shoqërim dhe monitorim 24 orë në ditë.
Frika mbetet për Doria, i cili po lufton me një përshkallëzim të kërcënimeve rrënqethëse për dy vjet. Kërcënimi i parë ishte më 22 qershor 2018. Atë ditë, ai gjeti një kryq prej druri në xhamin e përparmë dhe gomat e shpuara. Në 24 Prill 2019, kërcënuesit i vendosën një send që mund të shpërthente në kapuç. Pastaj, përsëri, një plumb i kalibrit 0,38 me një majë të prerë të tërthortë u gjend në makinën dhe një defekt i shkaktuar në automjet.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Zgjedhjet iraniane do të mbahen më 18 qershor, por publiku iranian është i vendosur të bojkotojë në masë sepse, siç e kanë thënë disa herë, votat e tyre ...
KINË- ByteDance Ltd, pronari i aplikacionit të famshëm për video të shkurtër TikTok, u tha punonjësve se të ardhurat e tij vitin e kaluar u dyfishuan në 34...
GREQI– Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Agorën Antike të Athinës filloi pak para orës 12:00 të mëngjesit, ku së bashku...
MAL I ZI– Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, sot pritet të deklarohen lidhur me iniciativën për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicav...
BRITANI– Vëllai i një djali të sëmurë rëndë me epilepsi ka dorëzuar me dorë një letër në Downing Street duke kërkuar që kryeministri britanik, Boris Johns...
BRITANI– Një grua që derdhi një përzierje me ujë të vluar dhe sheqer mbi burrin e saj në një akt hakmarrje pasi një grindje familjare u shpall fajtore për...
SHBA– Kongresmeni amerikan, Randy Weber u bashkua të mërkurën me protestuesit përpara Kapitolit të SHBA-së të cilët kërkuan që Kirgistani dhe autoritetet ...
KORE E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, e ka pranuar zyrtarisht për të parën herë se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit...
KOSOVË– Ambasadori Britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, deklaroi se Britania mbështet krijimin e Unionit të Komunave Serbe, sepse është pjesë e ma...