LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, avokati: Ishte akt emocional, një pjesë e kontrollorëve mund të rikthehen

8 Prill 2021, 20:04 Nga DOSJA
Bllokimi i Rinasit, avokati: Ishte akt emocional, një pjesë e

TIRANË- Dy mbikëqyrësit Armando Fezga me Muhin Mezinin dhe kontrollorja e turnit Flora Ndreca janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit ditën e mërkurë. Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi i ftuar në Radarin Informativ në ABC u shpreh se nuk e kishin menduar se çështja do të shkonte deri te arrestimet. Ai tha se ishin përgatitur për dialog, por akuzoi se në vend të “karotës” iu dha “shkopi”.

I kishit menduar arrestimet? “Normalisht jo. Ishim përgatitur për dialog, tani kemi rastin e “shkopit” dhe jo të “karotës”. Nuk lamë punën në Rinas, por ishte një vijimësi ngjarjesh që kulmoi. Ishte një vit total neglizhencë dhe injorim nga institucionet dhe kulmoi me ndërprerjen e punës” tha ai.

Por cfarë po ndodh me tre të arrestuarit që cilësohen si organizatorë dhe kontrollorët e tjerë? “Ekzekutimi është individual i gjithsecilit dhe në këtë pikë duhet të ishin arrestuar në bllok të gjithë. Kontrollorëve që kanë qenë mbrëmë të shoqëruar u janë mbajtur telefonat” tha ai. Por a pret avokati që të ketë arrestime të tjera? “Hipotetikisht mund të ndodhë”.

Por a ka kuptim shpallja e paaftësisë në punë në grup? “Nuk ka kufizim ligjor. Praktikisht është e lejuar. Ligji nuk kuptohet me interpretime. Ishte një stres në vijimësi i të gjithë kontrollorëve. Nuk është situatë e krijuar në një ditë, ishte stres i akumuluar që shpërtheu, kulmoi me pushimin e dy kontrollorëve. Në kontratë nuk parashikohet që mund të lënë punën në bllok”.

I pyetur për mesazhet e zbuluara mes kontrollorëve për vendimin e bojkotit, avokati tha se “Nuk mund të prisni që në një komunitet të vogël 60 punonjësish gjërat të mos diskutohen me njëri tjetrin. Organizimi është diçka e programuar me datë dhe orë të caktuar, ndërkohë që nuk është ky rasti. Ka një shkak gjithë procesi, që dy kontrollorë pushohen nga puna. Dhe pushimi i tyre solli revoltën e të gjithë kontrollorëve të tjerë, është akt emocional nuk është akt logjik. Programimi është akt logjik, revolta është akt emocional”.

Rezart Kthupi tha se nuk shikon zgjidhje të afërt. “Nuk shikoj ndonjë zgjidhje të afërt optimiste, ndoshta një nga palët do çedojë”. Në fund avokati e la të hapur mundësinë që një pjesë nga 80 kontrollorët të rikthehen në punë duke pranuar kushtet që janë.

“Është zgjedhje individuale. Këtu nuk jemi në kushtet e njerëzve që janë absolutisht të vendosur të bëjnë këtë pengmarrjen e shtetit. Janë njerëz që logjikojnë, të trembur, të frikësuar dhe të stresuar, nuk ka asnjë habi nëse një pjesë e tyre të pranojnë kushtet që janë. Gjasat, nuk është një fakt që mund ta përjashtosh edhe në unë pozitën e tyre nuk di se cfarë do të kisha vendosur” përfundoi ai.

Tre të arrestuarit pritet që të dalin para gjykatës brenda 72 orëve, ndërsa familjarët dhe miqtë janë interesuar për shëndetin e tyre në ambientet ku po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pas bllokimit për më shumë se 24 orë, pasditen e sotme rinisën fluturimet në Rinas, ndërsa deri nesër do të vijojnë vetëm për këto kategori; udhëtimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Nesër pritet që të nisin edhe fluturimet komerciale.

MARRË NGA ABC NEWS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armando fezga muhin mezinin protesta e kontrolloreve ne rinas armando fezga muhin mezinin protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Prill 2021, 18:46

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 1 person 

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë është kthyer përmbys duke lënë të pl...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime