Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Blinken paralajmëron sanksione për Rusinë, në rast agresioni ndaj Ukrainës
2 Dhjetor 2021, 18:40Nga DOSJA
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë trupat e saj të vendosura pranë kufirit me Ukrainën. Po ashtu Blinken ka kërkuar që Rusia të respektojë marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të vendit, duke paralajmëruar Moskën për “sanksione të rënda” në rast të një agresioni kundër Ukrainës.
Këto deklarata Blinken i bërë pas takimit në Stokholm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 2 dhjetor (e enjte), në mes të tensioneve të përshkallëzuara pas grumbullimit të forcave ruse afër kufirit ukrainas.
Takimi është mbajtur në kuadër të një samiti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se “Blinken përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Rusinë që të tërheq forcat e saj dhe të kthehet në një pozicion paqeje”.
“Nëse Moska zgjedh rrugën e përshkallëzimit ushtarak, Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të përgatitur të imponojnë sanksione të rënda”, tha Price.
Takimi ndërmjet Blinken dhe Lavror, erdhi pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë. Blinken tha në Riga se operacionet ushtarake të Rusisë, duken si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën. Zyrtarë perëndimorë dhe autoritetet në Ukrainë, thonë se Rusia ka vendosur mijëra trupa dhe pajisje të rënda pranë kufirit që nga fillimi i këtij viti.
Të mërkurën më 1 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se më shumë se 10 mijë trupa ruse filluan stërvitjet ushtarake në jugperëndim të vendit, afër kufirit me Ukrainën.
“SHBA është e shqetësuar me qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës. Do të mbështesim Ukrainën së bashku me aleatët e saj në NATO”, tha Blinken pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba të enjten në Stkoholm.
Kuleba tha pas takimit se Blinken ka diskutuar për “sanksione të rënda ekonomike” kundër Rusisë për ta dekurajuar atë nga lëvizjet e mëtejshme agresive kundër Ukrainës.
Në takimin e tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Blinken pritet të shprehë kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme nëse Rusia nuk i jep fund grumbullimit të trupave pranë kufirit me Ukrainën.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përgjigjen me një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që nuk kanë qenë në të kaluarën”, tha Blinken.
Rusia, e cila mbështet separatistët që luftojnë kundër Kievit në Ukrainën lindore, mohon se po planifikon një sulm. Moska fajëson Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë për nxitjen e tensioneve, duke treguar atë që thotë se është një ngritje e ngjashme ushtarake ukrainase.
DANIMARKË– Një sallë ekspozite shtretërisht në Danimarkën veriore është shndërruar në një dhomë gjumi pasi 6 klientë dhe rreth dy duzina punonjës u b...
KOSOVË- Media amerikane The Washington NewsDay i ka kushtuar Kosovës një artikull. Në shkrimin e tablodidit amerikan theksohen kishat ortodokse në vend si ...
SERBI- Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija. Trupi g...
SHBA– Selia e Kombeve të Bashkuara e vendosur në qytetin e Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rrethuar nga Policia pasi një burrë i ar...
GREQI- Një bandë me pesë persona, të cilët kryenin mashtrime online në Greqi është shkatërruar. Protothema shkruan se anëtarët e bandës ishin pesë persona, nga ...
SERBI – Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se është absurde konsiderimi i “Ballkanit të Hapur” si “Jugosllavi e re” është pasqyruar në median serbe “Blic...
GJERMANI- Angela Merkel nuk do të largohet nga detyra si kancelare e Gjermanisë deri në fillim të javës së ardhshme, por mbrëmjen e sotme do të mbahet një cerem...
GJERMANI- Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që ajo ndoshta nuk pati kohë kët...
KOSOVË- Vdekja është një nga termët më të padashura për njerëzimin, pasi, me vdekje nënkuptohet shkëputje nga kjo jetë, e siç e thonë shumë fe, vazh...