LIVE UPDATES
Bota

Angela Merkel largohet nga posti i Kancelares, çfarë do të bëjë në të ardhmen

2 Dhjetor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Angela Merkel largohet nga posti i Kancelares, çfarë do të

GJERMANI- Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që ajo ndoshta nuk pati kohë këto javë t’i gatuajë. Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit ajo qëndroi kancelare në detyrë, siç është zakon në Gjermani derisa të formohet qeveria e re.

Gjatë dekadave të fundit formimi i qeverisë dhe zgjedhja e kancelarëve është bërë mesatarisht pesë deri në gjashtë javë pas zgjedhjeve. Por në vitin 2017 u deshën pesë muaj e gjysmë deri se të krijohej koalicioni i ri qeverisës Angela Merkel nuk e theu për pak ditë rekordin e Helmut Kohlit, mandati i të cilit përfundoi në vitin 1998 pas 5870 ditësh në post. Për të thyer këtë rekord Merkelit do t’i duhet të qëndrojë në detyrë deri më 17 dhjetor 2021. Por javën e ardhshme e merr detyrën qeveria e re.

Merkel nderohet të enjten në mbrëmje (02.12.) me nderimin më të lartë, një ceremoni ushtarake festive në Berlin, ku merr pjesë edhe presidenti, Steinmeier. Është traditë në Gjermani që gjatë ceremonisë luhen tre këngë. Kancelarja Merkel ka shprehur dëshirën për një këngë kishe, “Zot i madh të nderojmë”, një këngë mJaft të njohur të Hildegard Knef, “Për mua të bjerë shi trëndafilash të kuq” dhe një këngë kult të RDGJ-së, që ende sot e njohin gjermanolindorët, këngën e Nina Hagenit, shkruar në 1974-në RDGj, “Ke harruar filmin me ngjyra”.

Fillimisht pushim

Gjatë një vizite në korrik në Uashington, ku iu dha një doktoratë nderi nga Universiteti Johns Hopkins, Angela Merkel tha se pasi të dalë në pension do të bëjë fillimisht pushim dhe nuk do të pranonjë asnjë ftesë. Gjatë kësaj kohe tha ajo “dëshiroj të mendoj për gjërat që vërtet më interesojnë” dhe për të cilat ka pasur pak kohë gjatë 16 viteve të fundit. Me një buzëqeshje të djallëzuar, kancelarja tha: do të lexoj, kur të më mbyllen sytë se jam e lodhur do të fle pak, pastaj kur të zgjohem të shohim se ç’do të bëj.

15,000 euro pension në muaj

Angela Merkel mbushi më 17 korrik 67 vjeç. Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen. Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj. Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.

Një karrierë e dytë nuk përjashtohet

Kancelarët apo anëtarët e qeverive janë të preferuar si konsulentë si dhe për shkak të kontakteve të tyre të mëdha politike. Disa nga paraardhësit e Angela Merkelit nisën pas daljes në pension biznese. Helmut Schmidt u bë në vitin 1982 botues i gazetës javore “Die Zeit” dhe mbante fjalime për të cilat merrte honorare të majme. Në një intervistë në vitin 2012 ai tha se “e kam si rregull që nuk mbaj fjalime për një honorar më pak se 15,000 dollarë.”

Ish-kancelarët Helmut Kohl dhe Gerhard Schröder u treguan më të zotët se sa Helmut Schmidt-i për ta shndërruar të kaluarën dhe famën e tyre politike në burim fitimi. Kohl themeloi një kompani për konsulencë për politikë dhe strategji, me të cilën fitonte shumë mirë si lobist dhe konsulent. Kurse Gerhard Schröder shkaktoi shumë zhurmë kur në vitin 2005, vetëm disa muaj pasi u largua nga posti i kancelarit, nisi të punonte për kompaninë Nord Stream, degë e Gazpromit rus, për të cilën ishte angazhuar fort gjatë kohës që ishte kancelar.

Angela Merkel nuk është shprehur deri tani nëse po kërkon një punë të re apo ndonjë post honorifik? Me sa duket fillimisht ajo do të qëndrojë në Berlin, ku do të qëndrojë i shoqi, Joachim Sauer. 72-vjeçari edhe pse ka dalë në pension si profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e ka zgjatur kontratën e tij studimore për kimi kuantike një herë për një herë deri në vitin 2022.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel kancelarja gjemane angela merkel kancelarja merkel merkel angela merkel kancelarja gjemane angela merkel kancelarja merkel merkel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet