LIVE UPDATES
Bota

Biznesmenë serbë “non grata” nga SHBA, qeveria e Kosovës merr masa kundër tyre

29 Dhjetor 2021, 21:10 Nga DOSJA
Biznesmenë serbë “non grata” nga SHBA, qeveria e

KOSOVË – Kompanive që kanë pronarë biznesmenë serbë, të cilët në fillim të dhjetorit u futën në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen duhet t’u pamundësohet konkurrimi në tenderë, deklaroi zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë lidhur me sanksionet që shteti i Kosovës do t’i ndërmarrë kundër 13 personave që u futën në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Durmishi tha se organet e ndjekjes janë duke kryer hetime për këta persona.

“Pas hetimeve, institucionet tona duhet t’i fusin këto kompani në listën e zezë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), në mënyrë që këtyre kompanive t’u pamundësohet konkurrimi në tenderë”, tha Durmishi.

Aktualisht, mundësitë ligjore për futjen në listë të zezë të bizneseve i ka OSHP-ja, ndryshe e njohur edhe si Gjykata e Tenderëve.

Sipas rregullores së punës së këtij institucioni, një operator ekonomik mund të futet në listë të zezë ose “të diskualifikohet” pas një ankese të autoritetit kontraktues dhe pas vërtetimit se operatori ekonomik ka dorëzuar informata të rrejshme apo dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë, më 17 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se kompania “RAD” D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

“E kemi larguar prej konsorciumit dhe atje është duke u vazhduar kontrata, pasi dy operatorët tjerë ekonomikë janë shqiptarë, i plotësojnë kriteret dhe thjesht është amandamentuar kontrata dhe gjithçka është në rregull”, sqaroi Durmishi.

Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD”, janë në pronësi të Radulle Steviqit. Ai është një ndër personat që më 8 dhjetor, u futën në listën e të sanksionuarve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Radulle Steviq me dy kompanitë e tij nga institucionet e Kosovës për projekte të ndryshme, kryesisht në veri të Kosovës, nga viti 2018 ka fituar më shumë se 60 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.

Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiq, komunë kjo ku kompania “RAD” D.O.O i ka fituar rregullisht tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve, tha se këtë vit kjo kompani nuk e ka asnjë tender në këtë komunë.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se çfarëdo vendimi që do të marrë Qeveria e Kosovës kundër këtyre personave, Komuna e Mitrovicës së Veriut do ta zbatojë.

“Nuk e di si do të jetë gjendja në vitin e ardhshëm, sepse ne i kemi disa projekte, të cilat normalisht sipas ligjeve siç kemi punuar deri tani, do të bëhet shpallja e tenderëve dhe asnjëherë s’mund ta dimë paraprakisht se kush do ta fitojë tenderin. Ne do të veprojmë në bashkëpunim me nivelin qendror dhe do të marrim masa sipas vendimit që merr Qeveria e Kosovës”, theksoi Hoxhiq.

Ajo tha se nuk kanë pasur asnjëherë problem me kompaninë e Radulle Steviqit.

“Puna ime direkte ka qenë që së bashku me kolegët e mi që punojnë në projekte, me inxhinierët, arkitektët, ta vërtetojmë gjendjen në terren dhe implementimin e këtyre projekteve. Ne nuk kemi pasur asnjëherë problem. Implementimi ka ndodhur ashtu siç ka qenë i planifikuar me planin dinamik dhe detajet e parapara në projekt”, tha Hoxhiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave më 9 dhjetor, se sistemi gjyqësor duhet të veprojë në bazë të vendimit të SHBA-së.

“Sistemi i drejtësisë [duhet] t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga SHBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu te ne”, ka deklaruar Kurti para mediave.

 

IKD: Duhet të nisin hetimet

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh zbatimin e të gjitha procedurave që të mos ketë pastaj kthim të këtyre kontratave apo dëmshpërblim nga procesi gjyqësor.

“Institucionet që merren me prokurimin publik, duhet të jenë të kujdesshme që çdo ndërprerje e tillë e kontratës të përcillet me zbatim të procedurave, zbatim të ligjit, me qëllim që të mos u jepet mundësi që në të ardhmen të njëjtit ta fitojnë një rast të tillë dhe pastaj të kërkojnë kompensim dhe me këtë rast të dëmtohet buxheti i Kosovës”, theksoi Zekaj.

Ai tha se organet e ndjekjes duhet të merren me të kaluarën kriminale dhe veprimtaritë kriminale që aktualisht mund të jenë duke zhvilluar personat e sanksionuar nga SHBA-ja.

“Besoj që në momentin që persona të tillë shpallen non-grata [të padëshirueshëm], kjo duhet të jetë një indicie për organet e hetuesisë dhe të ndjekjes, që të jenë të guximshme dhe të marrin masa që të fillojnë eventualisht hetimet preliminare ndaj këtyre personave, pasi është një supozim që këta persona janë të lidhur me veprimtari kriminale”, tha Zekaj.

Mirëpo, ditë më parë, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se policia nuk mund të kryejë asnjë aksion ndaj 13 personave që u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Ai tha se fakti se ata janë vendosur në këtë listë, nuk nënkupton se ka bazë ligjore për të kryer aksion ndaj tyre, por ka bërë të ditur se në rast se kanë informacione që ndërlidhen me krimin, atëherë do të ketë veprime.

 

Kush janë të sanksionuarit?

Departamenti i Thesarit i SHBA-së i ka futur në listë të sanksioneve, ndër të tjerë, nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko dhe Zharko Veselinoviqin, si dhe Srgjan Vuloviqin, Zhelko dhe Andrija Bojiqin dhe Radulle Steviqin.

Sipas vendimit që u bë i ditur të mërkurën e 8 dhjetorit, këta persona janë identifikuar si të lidhur me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Veselinoviq identifikohet si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Ndaj Milan Radoiçiqit në vitin 2011 ishte ngritur akuza edhe në Serbi, për shkak të përvetësimit të 32 kamionëve të Hipo Alpe Adria Lizing. Me këtë akuzë ishte përfshirë edhe Zvonko Veselinoviq, por që të dy janë liruar nga akuzat me vendim të plotfuqishëm, në vitin 2016.

Edhe Zvonko Veselinoviq, në Kosovë, ndërlidhet me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

Sipas ligjeve amerikane, me futjen e tyre në listë të sanksioneve, pronat që ata mund të kenë fituar jashtëligjshëm zakonisht bllokohen dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet që të bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë me ta.

Marrë “REL”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni non grata zharko veselinoviç zvonko veselinović non grata zharko veselinoviç zvonko veselinović

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet