Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
SHBA-ja emëron dy gra për të udhëhequr përpjekjet për mbështetjen e grave afgane
29 Dhjetor 2021, 20:19Nga DOSJA
SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar për emërimin e dy grave, të cilat do të udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur gratë dhe vajzat afgane, por edhe të drejtat e njeriut.
Blinken emëroi Rina Amirin në postin e të dërguarës së posaçme për gratë e vajzat afgane dhe për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, Stephanie Foster u emërua këshilltare e lartë për çështjet e vajzave në përpjekjen për zhvendosjen, tha Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) më 29 dhjetor.
Blinken tha se Rina, një studiuese amerikane me origjinë afgane, “do të punojë në një çështje shumë të rëndësishme për mua, për këtë administratë dhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së: të drejtat e njeriut dhe lirive themelore të grave, vajzave dhe popullatës në rrezik”.
Foster do të punojë së bashku me ekipin e DASH-it për Përpjekjet për Koordinim të Zhvendosjes së afganëve.
“Ne dëshirojmë një Afganistan paqësor, stabil dhe të sigurt, ku të gjithë afganët mund të jetojnë dhe të jenë të suksesshëm nga përfshirja politike, ekonomike dhe sociale”, tha Blinken.
Që prej se kanë marrë pushtetin në Afganistan, talibanët kanë emëruar një qeveri të përbërë vetëm nga burrat dhe janë zotuar se do të rikthejnë Ligjin islamik të Sheriatit. Grupi islamist i linjës së ashpër po ashtu ka mbyllur Ministrinë për Çështje të Grave dhe ka kufizuar të drejtat e grave, pavarësisht se janë zotuar se qeveria e re do të respektojë të drejtat e njeriut.
Shumë grave u është ndaluar që të kthehen në punë, ndërkaq shumicës së vajzave u është ndaluar shkollimi i mesëm.
KOSOVË- Zgjedhjet për pushtetin qendror dhe atë komunal, tensionet e larta me Serbinë dhe pandemia e COVID-19, karakterizuan vitin 2021 në Kosovë. Në filli...
FRANCË – Franca arrestoi një shtetas franko-sirian me akuzën se ai ka furnizuar regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad me armë kimike. 59-vj...
SHBA– Një bisedë tjetër telefonike do të zhvillohet mes presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se ...
PRETORIA- Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit...
HONG KONG- Një portal lajmesh pro-demokracisë në Hong Kong u mbyll të mërkurën pasi policia bastisi zyrat e tij dhe arrestoi gjashtë redaktorë, si dhe anëtarë e...
SHBA- Shtetet e Bashkuara regjistruan të martën më shumë se 512,000 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra njëditore më e lartë e infeksioneve, që nga f...
GREQI– Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.7 rihter goditi Kretën, Greqi, ditën e sotme.Sipas In...
GREQI- Një tjetër tërmet ka rënë pasditen e sotme në ishullin grek të Kretës. Protothema shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3 Rihter dhe ka rënë në orën ...