Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Arrestohet 59-vjeçari në Francë, akuzohet se ka furnizuar Asadin me armë kimike
29 Dhjetor 2021, 20:03Nga DOSJA
FRANCË – Franca arrestoi një shtetas franko-sirian me akuzën se ai ka furnizuar regjimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad me armë kimike. 59-vjeçari, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet e sigurisë franceze, u arrestua në jug të vendit pasi kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet.
Ndaj tij rëndon akuza e “përpjekje për të kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”. Një burim shtetëror për “AFP” tha se i arrestuari akuzohet se me kompaninë e tij, e cila ka seli në Francë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka furnizuar me me armë kimime strukturat e regjimit diktatorial të Bashar al-Asadit. Mendohet se ai e ka ushtruar aktivitetin në periudhën mars 2011-janar 2018.
Arrestimi i franko-sirianit vjen në kohën kur burime të huaja raportojnë se Bashar al- Asad po përpiqet të pajiset me armë kimike, edhe pse në 2014 ai këmbënguli se i ka shkatërruar ato. Diktatori sirian akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit duke përdorur gaze vrastare.
SHBA– Një bisedë tjetër telefonike do të zhvillohet mes presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se ...
PRETORIA- Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit...
HONG KONG- Një portal lajmesh pro-demokracisë në Hong Kong u mbyll të mërkurën pasi policia bastisi zyrat e tij dhe arrestoi gjashtë redaktorë, si dhe anëtarë e...
SHBA- Shtetet e Bashkuara regjistruan të martën më shumë se 512,000 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra njëditore më e lartë e infeksioneve, që nga f...
GREQI– Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.7 rihter goditi Kretën, Greqi, ditën e sotme.Sipas In...
GREQI- Një tjetër tërmet ka rënë pasditen e sotme në ishullin grek të Kretës. Protothema shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3 Rihter dhe ka rënë në orën ...
SERBI- Para ndërtesës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë është zhvilluar një protestë nga studentët “A ju shqetëson e njëjta gjë sikurse...