"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Biznesi ynë u dyfishua.” Në New York nuk ndalon tregu ilegal, ekspertët: Konsumimi i kanabisit ju bën më të rrezikuar
14 Prill 2020, 14:04Nga DOSJA
NEW YORK– Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz që janë izoluar gjatë këtyre muajve të stresohen jashtëzakonisht shumë nga jeta në shtëpi, brenda katër mureve. Por shumë prej tyre mendojnë se duke pirë një cigare kanabis apo një lëndë tjetër nartotike është më e lehtë të largosh stresin.
Në vertetë sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk rezulton kështu, për më tepër ato thonë se duhet të mendojnë për shëndetin e tyre para se të konsumojnë një cigare kanabis teksa janë në karantinë.
Sipas ekspetëve pirja e cigareve me kanabis ndikon në rritjen e mundësive për infektimin nga Covid-19. Ata theksojnë se çdo kush që konsumon kanabis apo një lloj tjetër droge është më i rrezikuar nga Covid-19.
Ndërkohë New York Times shkruan se pikërisht gjatë kësaj kohe kur bota është izoluar, është parë një rritje e ndjeshme e shitjes ilage të kanabisit.
“Biznesi ynë u dyfishua.Thjesht ka qenë vërtet pa ndalesë.”– tha pronari i Jack Flash, një shërbim i shpërndarjes së kanabisit në New York City, i cili foli në kushtet e anonimitetit sepse shitja e marijuanës rekreative është e paligjshme në New York.
Dr.Albert Rizzo, ekspert i Shoqatës Amerikane të Mushkërive, ka theksuar se konsumimi i kësaj kanabisit nxit një lloj inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes, pothuajse një simptomë e njëjtë me bronkitin. Shumë herë më e rëndë sesa pirja e duhanit. Ai shprehet se nëse keni inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe prekeni nga koronavirusi, mundësitë për të pasur komplikacione të rënda janë të mëdha.
“Duke qenë se kolla e thatë është një nga shenjat kryesore të Covid-19, përdorimi i kanabisit imiton simptomat e koronavirusit, duke e bërë më të vështirë gjetjen e diagnozës.”- deklaroi ai.
Kujtojmë që Amerika është vendi më i goditur deri më tani nga koronavirusi me mbi 587 mijë të infektuar dhe më shumë se 23 mijë të vdekur.
MAQEDONIA E VERIUT– Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka rregjistruar 54 raste të reja me koronavirus, mes 710 testeve të kryera në total për një dit...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme autoritetet vendase në Britaninë e Madhe kanë raportuar se kanë humbur jetën të paktën 813 pacientë me koronavirus, brenda 24 orë...
ITALI- “Hiqni antenat 5G në Mostra d’Oltremare.” – kjo thirrje e fortë e qytetarëve italianë në Napoli mesa duket është dëgjuar.Por jo shumë shpejt, sepse sip...
SHBA– Një infermiere me pseudonimin Maria ka dalë nga spitali në lot, pasi është detyruar të japë dorëheqje, për të mbrojtur babain e saj. Ajo kishte frikë se m...
SHBA– Amerika është deri më tani vendi i goditur më shumë nga koronavirusi, ku numri i viktimave dhe të të infektuarëve rritet çdo ditë e më tepër. Në d...
ITALI– Qytetarët italianë janë izoluar prej më shumë se një muaji si shkak i shpërthimit të koronavirusit, e për këtë arsye jeta e tyre në karantinë është bërë ...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ka autoritetin “total” për të hequr bllokimin mbarëkombëtar që është vënë prej disa javësh në Amerikë s...
AUSTRI– Ditën e sotme janë rihapur me mijëra dyqane në Austri, duke bërë që puna të rinsis sërish edhe pse jo në formën siç ishte para koronavirusit.Me l...
SHBA– Koronavirusi që shpërtheu në fund të dhjetorit në Kinë, tashmë është kthyer në një “luftë” për mbarë botën.Të shumtë kanë qenë shkecëtarët, eskpertët e sh...
SHBA– Ligjvënësi Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, kanë deklaruar ditën e djeshme se janë të shqetësuar për faktin se Shtetet e Bashkuara ushtruan trysni ...