LIVE UPDATES
Editorial

Bizneset ose shoqëritë zombi, a do ta kalojnë dot pragun COVID-19?

20 Maj 2020, 06:28 Nga DOSJA

Tiranë– Duke lexuar një artikull para disa vitesh hasa në termin “shoqëritë zombi”.
Specialistët e fushës së financës quajnë shoqëri zombi të gjithë ato biznese të cilët kanë nivel të ulët rentabiliteti dhe mënyrën e vetme për të mbijetuar, kanë rifinancimin e borxheve, duke rritur nivelin e kredive të tyre vit pas viti. Këto janë kompani të cilat me 10 ose më shumë vite të ekzistencës raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve (përpara interesave dhe amortizimeve) e kanë të barabartë me 1. Artikulli informonte se FMN dhe OCDE ishin shumë të shqetësuar sepse numri i shoqërive që nuk janë të zonjat të mbulojnë shpenzimet e tyre ishte bërë alarmant dhe i rrezikshëm. Për këto dy organizma ekzistenca e këtyre firmave është bërë preokupimi kryesor.
Shpërndarja e tyre nëpër disa shtete është si në foto:

Këto kompani jo vetëm nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot e tyre financiare, apo të paguajnë kreditë por nuk arrijnë dot as të shlyejnë interesat mujore.

Josse Roussel, dekan në Paris School of Business (Francë),  na tregon se “kompanitë që janë mbajtur të gjalla falë një koktejli kredish dhe politikave zbutëse qeveritare janë, në të vërtetë, firma ëalking dead. Rënia e tyre mund të shkaktojë një reagim zinxhir që do të çonte në një krizë, gjithmonë nëse këto kompani zombi janë mjaft të mëdha sa mund të kenë një ndikim të madh ekonomik”.

Përse janë të rrezikshme firmat zombi?

Këto lloj firmash ulin çmimet e sektorëve në të cilët operojnë si një nga formulat kryesore për të qëndruar në det. Këto lloj shoqërish me politikat e tyre detyrojnë firmat e tjera të sektorit të ulin edhe ato çmimet për të mos humbur tregun.

Ato paralizojnë qarkullimin e konkurentëve, firmat e reja mendohen shumë nëse janë të gatshme të hyjnë në një treg dhe të konkurojnë me këto lloj biznesesh të cilët kanë si qëllim vetëm mbijetesën edhe pse jo me rrugët e duhura. Ato gjenerojnë një listë të gjatë të detyrimesh të cilat ata nuk mund t’i shlyejnë edhe me rifinancimet e tyre të herë pas hershme. Dhe kjo, natyrisht, dëmin e ka hedhur tek palët e treta të cilët kanë ofruar shërbimet ose mallrat e tyre për këto shoqëri.

A është më mirë një shoqëri zombi apo falimentimi?

Ekziston një mendim se një kompani zombie është më e mirë se një falimentim de-fakto.
Mund të ketë një lloj logjike, sepse nëse një kompani vazhdon të operojë, ajo nënkupton një forcë pune dhe një prodhim që ndërhyn brenda zinxhirit të furnizimit. Edhe pse në shumë raste periudhat e pagesave për punëtorët ose furnitorët zgjaten sepse përparësia është pagimi i shpenzimeve financiare të lidhura me nivele të larta borxhi.

Sidoqoftë, problemi qëndron në koston e mundësisë, d.m.th., gjithçka që mund të kishim bërë dhe nuk bëmë për të zgjedhur vendime të caktuara për investime. Se burimet janë mobilizuar dhe destinuar për projekte biznesi me efikasitet të ulët që janë vetëm fitimprurës në një kontekst të normave të ulëta të interesit, parandalon aktivitetet e tjera që i shtojnë vlerë shoqërisë në tërësi.

Po në Shqipëri a ekziston një rrezik i tillë.

Një raport i fundit i bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë pohonte se pavarësisht uljes, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) gjatë 12 muajve deri në shtator 2018. Kjo tendencë ka vazhduar edhe gjatë vitit 2019. Gjatë vitit 2019 niveli i huave të këqija arriti 11.46% por kjo përqindje nuk është vlera reale e tyre nisur ngaqë në vitin 2015 Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndryshuar regulloren me fshirjen nga bilancet e bankave të kredivë të klasifikuara si të humbura prej më shumë se dy vjetësh. Ky ndryshim i rregullores çoi uljen e përqindjeve të kredive të këqija nga 25% në afërsisht 11%

Kjo panoramë na bënë të kuptojmë se firmat zombi po lulëzojnë edhe në Shqipëri dhe përbëjnë një rrezik serioz. Këto lloj firmash përpiqen të qëndrojnë në treg duke operuar në mënyrë agresive reklamuese dhe duke e hequr krejtësisht vëmendjen nga rentabiliteti, menaxhimi i aftësisë së tyre paguese dhe inventarit, kontrolli i brendshëm etj.

Si po sillen këto shoqëri në kushtet e pandemisë?

Duke u nisur nga numri në rritje i kredive të këqija gjatë vitit 2019, bankat janë duke frenuar kredidhënien kundrejt shoqërive me performanca jo të mira. U mendua se kredia sovrane mund t’iu jepte një dorë kompanive zombi por, bankat nuk pranuan dhënieve e kredive për firmat që nuk plotësojnë kriteret e tyre të riskut.

Qeveria duhet të hartojë programe specifike të ndihmës për kompanitë, por veçanërisht për shoqëritë e vogla. Eshtë e rëndësishme të bëhet ndarja në dy grupe: grupi i parë janë shoqëritë zombi të cilat kanë vite që notojnë në këto ujëra dhe grupi i dytë janë shoqëritë që rrezikojnë të bëhen të tilla për shkak të pandemisë. Qeveria duhet të mbështesë grupin e dytë, sepse fondet publike nuk mund të përdoren në kompani të cilat kanë vetëm ekzistencë artificiale por në fakt prej kohësh janë mumje, pavarësisht nga madhësia e tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika


Sondazh

Poll
Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...

Editorial 18 Maj 2020, 08:44

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar ...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim