LIVE UPDATES
Bota

Bilanc tragjik në SHBA/ Arrin në mbi 7 milionë numri i të infektuarve nga COVID-19

26 Shtator 2020, 07:21 Nga DOSJA

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa disa qeveri në Evropë po vendosin kufizime më të rrepta në përpjekje për të vendosur nën kontroll rritjen e infeksioneve.

Shtetet e Bashkuara e kaluan pragun historik të premten, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, pasi në fillim të kësaj jave arritën rekordin e zymtë të më shumë se 200’000 vdekjeve nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve të koronavirusit, të pasuara nga India, Brazili, Rusia dhe Kolumbia, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Evropë, një valë e re e rasteve të infektimit nga koronavirusi ka bërë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vendosin përsëri disa kufizime për banorët dhe bizneset.

Kryeministri hollandez Make Rutte e quajti valën e infeksioneve në vendin e tij “shumë shqetësuese”, ndërsa Hollanda raportoi një rekord të ri ditor me 2’777 raste.

“Shifrat duken plotësisht të tmerrshme”, u tha ai gazetarëve të premten. “Me pak fjalë, situata është shumë shqetësuese dhe do të na detyrojë të marrim masa shtesë”.

Zoti Rutte tha se ai pret t’i njoftojë kufizimet javën e ardhshme.Klientët drekojnë të mbyllur në kuti xhami në restorantin Mediamatic në Amsterdam, HollandëKlientët drekojnë të mbyllur në kuti xhami në restorantin Mediamatic në Amsterdam, Hollandë

Njerëzit në Republikën Çeke gjithashtu do të përballen me masa të reja duke filluar javën e ardhshme, tha Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula të premten, pa specifikuar saktësisht se çfarë kufizimesh do të vendosen.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se Republika Çeke radhitet vetëm pas Spanjës për numrin më të lartë të rasteve të reja për frymë në Evropë gjatë dy javëve të fundit.Njerëzit me maska ecin mbi urën e Karlit, ndërsa pandemia vazhdon të përhapet në Republikën Çeke (25 shtator 2020)Njerëzit me maska ecin mbi urën e Karlit, ndërsa pandemia vazhdon të përhapet në Republikën Çeke (25 shtator 2020)

Zoti Prymula tha se kundërmasat do të ndikojnë në mbledhjet e njerëzve por nuk do të dëmtojnë ekonominë.

“Ne duam të ndjekim një strategji me një ndikim më të shpejtë, afatshkurtër”, tha zoti Prymula.

Në Spanjë, autoritetet lokale të Madridit dhe qeveria kombëtare po përplasen për shtrirjen e masave të nevojshme për të kontrolluar shpërthimin e infeksioneve të reja në rajonin e kryeqytetit.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha të premten se qeveria dëshiron që i gjithë Madridi dhe 3.3 milionë banorët e tij të futen në izolim.

Qeveria rajonale tha se do të zgjerojë urdhërat e bllokimit, por vetëm pjesërisht, duke shtuar rreth 160’000 njerëz të tjerë mbi 850’000 personat të cilët duhej të qëndronin në shtëpi këtë javë nëse nuk do të kishin një arsye të autorizuar për të dalë.

Madridi gjithashtu ka shkurtuar numrin e njerëzve të lejuar të vizitojnë dyqanet dhe restorantet dhe ka mbyllur parqet.Një bar është qarkuar nga shiritat për të siguruar distancën mes klientëve në Madrid, Spanjë (25 shtator 2020)Një bar është qarkuar nga shiritat për të siguruar distancën mes klientëve në Madrid, Spanjë (25 shtator 2020)

Masat izlouese kanë ngjalluar protesta nga ata që thonë se po vihen në shënjestër sepse jetojnë në zona më të populluara dhe më të varfra që kanë infrastrukturë më të keqe.

Testimi i vaksinës në Britani

Në Britani, kompania Novavax me qendër në Shtetet e Bashkuara tha të premten se ka filluar një provë në fazën e vonë të një vaksine të mundshme për COVID-19.

Kompania tha se po kryente provën në Britani sepse ka një qarkullim mjaft të konsiderueshëm të koronavirusit në vend për të prodhuar rezultate të shpejta.

Prova klinike përfshin 10’000 njerëz, mes moshave 18 dhe 84, tha kompania dhe po kryhet në partneritet me grupin britanik të punës për koronavirusin.

Disneyland në Hong Kong

Disneyland në Hong Kong u rihap të premten, hera e dytë që e ka bërë këtë gjatë pandemisë.Vizitorët në Disneyland bëjnë fotografi me personazhet e mirënjohur të filmave vizatimorë (Hong Kong, 25 shtator 2020)Vizitorët në Disneyland bëjnë fotografi me personazhet e mirënjohur të filmave vizatimorë (Hong Kong, 25 shtator 2020)

Ka udhëzime për distancimin shoqëror, së bashku me pastrimin e shtuar në zonat më të njohura të parkut.

Parku u mbyll fillimisht mes valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe u mbyll përsëri ndërsa një valë infeksionesh goditi Hong Kongun në korrik.

Marrë: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi