Showbiz

Bieta Sulo thumbuese ndaj emisionit të Rudina Magjistarit: Ishim me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë

Bieta Sulo ka deklaruar se emisioni i saj i orës 5 ishte me një diferencë të theksuar krahasuar me të tjerët.
Featured image of article: Bieta Sulo thumbuese ndaj emisionit të Rudina Magjistarit: Ishim me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë Moderatoret, Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari.

TIRANË– Moderatorja, Bieta Sulo ka rrëfyer ekperiencën e saj 1-vjeçare në emisionin e pasdites, duke theksuar se emisioni më i orës pesë është ai i Top Channel.

“Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit jamë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drëjtim. Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë,”– është shprehur Bieta Sulo në intervistën për revistën Class.

Emisionet konkuruese të orës 5 mbasdite janë kryesisht: pasditja e Rudina Magjistarit në Klan TV dhe pasditja në Vizion me Evi Reçin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, Vizion Plus starton në orën 6 mbasdite, kështu që deklaratën e Bietës mund ta marrim si një thumb ndaj moderatores, Rudina Magjistari.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment