"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Biden merr detyrën/ Papa Françesku: I lutem Zotit të drejtojë përpjekjet tuaja që të nxisin mirëkuptimin dhe paqen
20 Janar 2021, 22:03Nga DOSJA
VATIKAN- Papa Françesku ka uruar Presidentin Joe Biden për detyrën e re që ka marrë. ABS SNB ka bërë me dije se Papa ka thënë se nën udhëheqjen e Biden, populli amerikan do të marrë vlera të larta politike, fetare dhe etike. Më tej ai ka thënë se do t’i lutet Zotit që të drejtojë përpjekjet e Biden në mënyrë që të nxisin mirëkuptimin dhe paqen brenda SHBA-së dhe Kombeve të tjera të botës.
“Nën udhëheqjen tuaj, populli amerikan mund të vazhdojë të marrë forcë nga vlerat e larta politike, etike dhe fetare që kanë frymëzuar kombin që nga themelimi i tij. Po kështu, unë i lutem Zotit, burimit të të gjithë mençurisë dhe së vërtetës, të drejtojë përpjekjet tuaja për të nxitur mirëkuptimin, pajtimin dhe paqen brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis kombeve të botës në mënyrë që të përparojnë të mirën e përgjithshme universale,” tha ai.
Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe nënpresidenja Kamela Harris kanë zhvilluar një ceremoni në varret e Ushtarit të Panjohur. Lajmin e ka bërë me dije Dailymail, ku ...
Inagurimi i Joe Biden si President ditën e sotme la shumë mbresa. Por teksa të gjithë ishin të fokusuar në fjalimin e Biden, disa media kanë kapur edhe momente ...
GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar Joe Biden pas betimit si president i 46-të i SHBA-së .Sipas zëdhënësi të saj Steffen Seibert, kance...
SHBA- Nënpresidentja e SHBA-ve, Kamela Harris, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë.Harris ka arritur në Shtëpinë e Bardhë pas Presidentit Biden. Ajo ka përshëndetur...
GREQI- Parlamenti grek ka votuar me shumicë votash zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.Mediat greke, bëjnë me dije se vota e 284 deputetëve mbi pro...
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga përurimi si President i Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden dhe...
SHBA- Donald Trump ka ndjekur traditën dhe i ka lënë një letër pasardhësit të tij. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere për USA To...
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.Përmes një postimi n...
Bota20 Janar 2021, 20:07
SHBA- Ditën e sotme, Joe Biden, ka bërë betimin e tij si President i 46-të të SHBA-së.Përpara sheshit të Capitol u zhvillua në ceremoni e madhe, ku morën pjesë ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar ditën e sotme sloganin e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Slogani është quajtur “Krejt...