Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA – Presidenti i zgjedhur Joe Biden po i bën thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë ndihmë emergjente për COVID-19n para fundit të vitit, sipas një këshilltareje të lartë të tij, e cila paralajmëroi të premten se “nuk ka më vend për vonesa”.
Ndihmësja e tranzicionit të zotit Biden, Jen Psaki i bëri komentet përpara takimit të zotit Biden me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit Chuck Schumer. Ky është takimi i parë mes tyre, që kur zoti Biden u parashikua si fitues i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti i zgjedhur i priti ata të premten pasdite në selinë e tij të improvizuar të tranzicionit brenda një teatri në qendër të qytetit Uilmington të shtetit Delauer.
Zoti Biden, u ul për të biseduar me krerët demokratë të Kongresit si dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris, rreth disa tryezave. Të gjithë mbanin maska në fytyrë.
“Në Zyrën time Ovale, mi casa, ti casa (rrini si në shtëpinë tuaj),” tha zoti Biden gjatë pjesës së shkurtër të takimit që gazetarët u lejuan ta mbulonin. “Shpresoj se do të kalojmë shumë kohë së bashku”, shtoi ai.
Joe Biden
Zonja Pelosi tha më herët në një konferencë për shtyp se ajo dhe senatori Schumer do të flisnin me zotin Biden për “nevojën urgjente të mposhtjes së virusit”, si dhe për mënyrën se si të mbahet qeveria e financuar dhe të ndihmohen njerëzit financiarisht për të përballuar COVID-in gjatë kësaj periudhe kur Kongresi është në tranzicion.
Por perspektiva e një ndihme të re kundër COVID-it këtë vit mbetet e pasigurtë. Zonja Pelosi tha se bisedimet e së enjtes me udhëheqësin e shumicës së senatit Mitch McConnell dhe udhëheqjen republikane nuk sollën ndonjë konsensus për një paketë të re ndihme.
“Kjo nuk ndodhi, por shpresojmë që të ndodhë,” tha ajo.
Po të premten, senatori McConnell, republikan i shtetit Kentaki, propozoi që Kongresi të zhvendosë 455 miliardë dollarë nga fondet e pashpenzuara të parashikuara për kredi biznesi, drejt një pakete të re ndihme për COVID-19n. Oferta e tij erdhi pas një takimi me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows.
Ekipi i zotit Biden po përballet me një presion të fortë për të arritur miratimin e një projektligji të ri për një lehtësim tjetër financiar për COVID-19n si dhe për të dalë me një plan të qartë se si do të shpërndahen miliona dozat e një vaksine të mundshme.
Zonja Psaki tha se Biden, Pelosi dhe Schumer janë duke punuar së bashku rreth një projekt-ligji mbi ndihmën për pandeminë, para se Kongresi të ndërpresë punën për pushimet e fundvitit.
“Nuk ka më vend për vonesë. Ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo.
Presidenti i zgjedhur gjithashtu ka premtuar të punojë ngushtë me republikanët në Kongres për të vënë në veprim axhendën e tij qeverisëse, por deri tani, ai është përqendruar tek aleatët e tij kryesorë demokratë.
Takimi vjen dy ditë pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e emëruan zonjën Pelosi si kryetare, për t’i udhëhequr ata përsëri vitin e ardhshëm kur zoti Biden të jetë president. Ajo ka lënë të kuptohet se këto do të jenë dy vitet e saj të fundit në postin e udhëheqëses së Dhomës
Presidenti Donald Trump duke folur me gazetarët për çmimin e ilaçeve
Presidenti Donald Trump vazhdon të mos e lejojë administratën e tij të bashkëpunojë me ekipin e tranzicionit të zotit Biden. Në mënyrë të veçantë, administrata e Presidentit Trump po i mohon presidentit të zgjedhur qasjen në informimin mbi sigurinë kombëtare dhe planifikimin për luftën kundër pandemisë, që udhëheqësit e të dyja partive thonë se janë të rëndësishme për përgatitjen e zotit Biden për të qeverisur menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar.
Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar tha të premten në programin “CBS This Morning” se akuza e zotit Biden se vonesat e tranzicionit do të kushtonin jetë amerikanësh është “absolutisht e pasaktë”.
“Çdo aspekt i asaj që bëjmë është plotësisht transparent, nuk ekzistojnë të dhëna ose njohuri sekrete,” tha zotit Azar.
Marrë nga: VOA
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI– Banorët e qytetit Alasehir në Turqi janë shokuar kur kanë parë se një dele kal indur ndryshe nga qingjat e tjerë.Sipas fotove të publikauara nga m...
Qeveria greke ka ngritur sot alarmin se pavarësisht nga fakti se vendi fqinj ndodhet në bllokim prej tre javësh, rastet dhe numri i të intubuarve mbeten në nive...
TURQI-Tensionet midis Greqisë dhe Ankaras vijojnë. Ditën e sotme, Turqia ka lëshuar një Navtex të ri ku ka lajmëruar se anija e saj Oruç Reis nga sot der...
FRANCË- Ndërsa viti 2020 po mbyllet, me krizat që kanë përfshirë Francë dhe Evropën, presidenti francez, Emannuel Macron, shpjegon në një intervistë elemen...
KOSOVË- Publikohet fleta e arrestit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Dosja.al sjell të plotë, shkresën që, Kryeprokurori i Prokurorisë S...
GREQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kaminës në Greqi. Dy të rinj përkatësisht 29 dhe 25 vjeç janë sulmuar dje me shkopinj dhe thika nga ...
SHBA– Dy deputetë vendorë, republikanë, i kanë thënë jo përpjekjes ekstreme të presidentit për të përmbysur rregullat dhe vendimin e qendrave të votimit n...
SERBI-Një grumbull i madh njerëzish është mbledhur ditën e sotme në Sant Sava për të marrë pjesë në homazhet e patriarkut Irinej, i cili ka ndërruar jetë si pas...
KOSOVË– Brezovica, Shala e Bajgorës dhe Prevalla janë mbuluar ditën e sotme nga dëbora.Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al në vendet më të ...
ITALI- Dy trupa njerëzish të kthyer në fosil janë zbuluar ditën e djeshme në Pompei të Italisë. Trupat janë zbuluar gjatë një gërmimi që zgjati për disa javë në...