LIVE UPDATES
Bota

Biden, i hapur për të sanksionuar personalisht Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

26 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
Biden, i hapur për të sanksionuar personalisht Putinin nëse Rusia

SHBA- NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detin Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, përpjekjet diplomatike vazhdojnë ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë përgatitjet e tyre ushtarake.

Grumbullimi ushtarak i Rusisë përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe Bjellorusinë po vazhdon, tha presidenti Joe Biden para gazetarëve në Uashington të martën, duke shtuar se ai tani është gati të rrisë praninë amerikane dhe të NATO-s në Evropën Lindore, por nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë.

Ia bëra të qartë presidentit Putin se nëse do të shkonte në Ukrainë, do të kishte pasoja të rënda, përfshirë sanksione të rëndësishme ekonomike. Ndihem i detyruar të forcoj praninë tonë, praninë e NATO-s, në frontin lindor, Poloni, Rumani etj“, tha presidenti Biden.

I pyetur nëse do të konsideronte sanksione personale ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, Bideni tha se PO, do ta bënte. Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia dhe Gjermania kanë urdhëruar familjet e diplomatëve që jetojnë në Kiev të largohen nga Ukraina. Disa zyrtarë ukrainas thonë se kjo është e nxituar.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë sot. Në realitet, ne nuk e shohim situatën që po fryhet tani në media“, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara pajtohem me vlerësimin e Ukrainës, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha.

“Askush nuk mund të hyjë në mendjen e Presidentit Putin apo udhëheqjes ruse. Kemi parë një sërë përgatitjesh, përfshirë 100,000 trupat në kufi, retorikën luftarake dhe veprimet e tjera siç kemi folur këtu, përpjekjet për të përhapur dezinformata në të gjithë rajonin dhe madje edhe në botë, duke ngritur presupozimin për një pushtim”.

Të hënën, Presidenti Biden tha se pati një takim shumë të mirë dhe se Shtetet e Bashkuara janë në unitet të plotë me aleatët kryesorë evropianë. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin francez Emmanuel Macron në Berlin të martën dhe të dy ranë dakord se Rusia do të përballet me sanksione të rënda nëse pushton Ukrainën. Presidenti Macron tha se do të fliste me Presidentin Putin të premten.

Përpjekjet diplomatike vijnë pasi Rusia po dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi, duke shqetësuar vëzhguesit.

“Mendoj se trupat në Bjellorusi janë shqetësuese. Sigurisht kjo e pozicionon Rusinë më mirë nëse do të zgjidhte të hynte në Ukrainë. Vështirë të thuhet në këtë kohë nëse Presidenti Putin po bën bllof apo po përpiqet të arrijë atë që dëshiron pa luftë”, thotë William Hartung me Institutin Quincy.

Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video të avionëve luftarakë rusë duke u nisur drejt Bjellorusisë për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta në shkurt. Rusia thotë se nuk po planifikon të pushtojë Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i trupave dhe pajisjeve përgjatë kufirit dhe në Bjellorusi, dhe po akuzon Shtetet e Bashkuara për “përshkallëzimin e situatës”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cindy saine joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin william hartung cindy saine joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin william hartung

Sondazh

Poll
Bota 26 Janar 2022, 13:40

Kosova në shërbim të SHBA-së për Ukrainën

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin. Vendet p...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet