LIVE UPDATES
Bota

Kosova në shërbim të SHBA-së për Ukrainën

26 Janar 2022, 13:40 Nga DOSJA
Kosova në shërbim të SHBA-së për Ukrainën

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin. Vendet perëndimore paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet shpejt në një sulm të Rusisë kundër Ukrainës, edhe pse Moska e mohon një gjë të tillë. Shteti rus ka javë që ka pozicionuar trupa në kufi me fqinjin e tij, si dhe në gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar në vitin 2014. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës shpreh gatishmërinë që komponentët e caktuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i vendosë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rast se kjo i kërkohet për ndonjë mision.

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Sefer Isufi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Forca e Sigurisë e Kosovës, gjithçka që ka arritur deri më tash – në secilin dimension të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të saj operative – e ka arritur falë “mbështetjes së pazëvendësueshme” të SHBA-së.

“Duke pasur parasysh që aleanca jonë me SHBA-në është e natyrshme dhe shumë e fuqishme, jemi plotësisht të gatshëm që të jemi përkrah SHBA-së dhe forcave të saj në secilin mision, ku ata vlerësojnë se mund t’i angazhojnë komponentët tonë profesionalë ushtarakë”, thotë Isufi.

“Ajo [SHBA-ja] e di më së miri se cilët komponentë të FSK-së mund t’i angazhojë në task-forcën e saj, apo t’i integrojë në kuadër të forcave të NATO-s, në operacionet eventuale në mbrojtje të vlerave euro-atlantike – gjë që është edhe vizion dhe aspiratë e Kosovës”, shton Isufi.

Vitin e kaluar, Forca e Sigurisë e Kosovës ka qenë për herë të parë pjesë e misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kuvajt, së bashku me trupat amerikane.

Presidenca: Kosova qëndron përkrah Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën përmes një shkrimi në Twitter, më 22 janar. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Zyra e Presidentes së Kosovës konfirmon se “Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës, duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, pas agresionit të Rusisë të vitit 2014 dhe grumbullimit të forcave ushtarake ruse në afërsi të kufirit të saj me Rusinë”. Në përgjigjen e Zyrës së Presidentes së Kosovës thuhet se lëvizjet e fundit ushtarake të Rusisë janë kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për gjithë kontinentin evropian dhe se çdo shkelje e sovranitetit të Ukrainës “paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shteti të pavarur, sulm ndaj demokracisë në kontinentin tonë dhe vazhdimësi të fushatës agresive të Rusisë”.

“Ne nuk jemi të vetëm në mbështetje të Ukrainës, por përkrah aleatëve tanë, SHBA-së dhe NATO-s, si dhe me shtetet, të cilat dëshirojnë avancimin e vlerave demokratike në kontinentin tonë dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përkrahin Ukrainën, Serbia hesht

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë përmes një postimi në Facebook më 24 janar, se i bashkohet shqetësimit të partnerëve të NATO-s për rritjen e numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën, duke theksuar se “kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.

“Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, ka thënë se ky vend mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ajo ka thënë se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do t’i ndjekë vendimet e aleancës, duke mos përjashtuar përfshirjen në konflikt.

“Është e mundur që Ushtria e Maqedonisë së Veriut të përfshihet në një konflikt të mundshëm ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por vetëm nëse këtë e kërkon NATO-ja”, ka thënë Petrovska për televizionin maqedonas, Telma, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte i mundur vetëm me pëlqimin e komandantit suprem, përkatësisht presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Ambasada e Rusisë në Shkup ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Petrovska, duke e cilësuar atë si “befasuese”.

“Ne u kushtojmë vëmendje deklaratave absolutisht të qarta të udhëheqjes ruse. Rusia kurrë nuk e ka kërcënuar popullin ukrainas askund dhe nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë veprim agresiv. Me fjalë të tjera, ne nuk do të sulmojmë, pushtojmë apo godasim Ukrainën. Sa u përket trupave ruse, ato lëvizin nëpër territorin e tyre dhe kanë çdo të drejtë ta bëjnë këtë”, thuhet në reagim.

Presidenti i Kroacisë dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të këtij vendi, Zoran Millanoviq, ka njoftuar se do ta tërheqë ushtrinë kroate, nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet. Ushtria kroate ndodhet aktualisht në kufirin rus, me një operacion të NATO-s. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, deri më tash, nuk kanë reaguar për tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës. Mali i Zi, ashtu sikurse Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, është anëtar i NATO-s.

Rashiti: Konflikti që do të ndryshojë arkitekturën e sigurisë në Evropë

Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, me bazë në Prishtinë, thotë se përplasjet Rusi-Ukrainë do të ishin konflikti më i madh që pas Luftës së Dytë Botërore, pas krizës së Kubës dhe pas rënies së Murit të Berlinit. Në fakt, shton ai, ky është konflikti më i madh dhe më i hapur ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë. Rreshtimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përkrah Ukrainës, ai e sheh si veprim të drejtë.

“Një konflikt i tillë do ta ndryshojë tërë dinamikën gjeopolitike globale. Me theks të veçantë, do të ndryshojë arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe të Bashkimit Evropian. Prandaj, është shumë e drejtë që të rreshtohen drejt mbështetjes së vendeve sovrane, pengimit të pushtimit dhe okupimit me dhunë, fushatave kundër tyre, si dhe në mbështetje të një plani – tashmë shumëvjeçar transatlantik – për të ruajtur sigurinë e Evropës”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se situata e tanishme shpërfaq edhe dobësinë e Evropës, e cila, sipas tij, nuk po tregohet e gatshme që të ndërtojë arkitekturë të sigurisë për vetveten dhe SHBA-ja mbetet garantuesi kryesor, jo vetëm i Kosovës dhe shumë vendeve përreth, por i tërë Evropës.

Krahasimi i fuqisë ushtarake të Ukrainës dhe të Rusisë

Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonin, me seli në Serbi, kujton se ky vend nuk është pozicionuar në këtë krizë, por beson se Perëndimi, siç thotë, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të jetë i kujdesshëm në këtë situatë.

“Po shohim që Serbia dhe, para së gjithash, presidenti i saj tash janë mjaft të përmbajtur. Madje edhe tash, kur situata në Malin e Zi është destabilizuar, nga Beogradi nuk ka asnjë komentim, në mënyrë që të shmangen indikacionet që Serbia po përzihet atje. Mendoj se tërheqja e vërejtjes ka arritur më herët nga Perëndimi, që të paktën në këtë pikëpamje Serbia të mos i ndihmojë Rusisë dhe të rrijë larg nga të gjitha këto zhvillime”, thotë Popov.

Efektet në Ballkanin Perëndimor

Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mund të pasohen me dy skenarë, të cilët do të reflektohen edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerëson Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Politika. Ai thotë se skenari i parë dhe më i butë që mund të pasojë, parasheh që Rusia të krijojë dhe mirëmbajë një regjim pro-rus në Ukrainë, i cili do ta pengonte shtrirjen e politikave të Perëndimit. Në të njëjtën mënyrë, sipas tij, Rusia do të provojë t’i mirëmbajë edhe elementet pro-ruse, që janë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë skenar, siç shpreh mendimin Rashiti, nuk do të ketë reagim të Perëndimit ndaj situatës së zhvilluar në Ukrainë dhe kjo do ta trimërojë Moskën që të vazhdojë dhe t’i përforcojë skenarët e ngjashëm në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Serbi, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Skenari i dytë dhe më i vështirë, shton ai, është pushtimi dhe okupimi rus i Ukrainës. Në këtë skenar, vlerëson Rashiti, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja pritet të shfaqin dilemën se a do ta ruajnë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus, a do ta shkëpusin atë nga ky ndikim apo do të ruajnë status quo-në. Siç thotë Rashiti, në rast se Rusia do t’i qaset pushtimit të Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor nuk do të mund t’i shmanget efektit eventual të këtij zhvillimi.

“Satelitët e saj [Rusisë], të cilët tashmë janë konsoliduar në Serbi, në Mal të Zi, në Bosnje, por edhe në Maqedoni [të Veriut] do të provojnë të krijojnë situata të mjaftueshme krizash, për t’i hapur edhe një herë çështjet e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë situatë, unë jam i bindur se nëse do të ketë ndonjë reagim apo një shpërthim të tensioneve, Perëndimi – në pamundësi për të bërë diçka shumë të madhe për Ukrainën – së paku do të provojë maksimalisht që t’i parandalojë konfliktet në Ballkanin Perëndimor ose të ruajë status quo-në”, thotë Rashiti.

“Përzierja e gishtërinjve rusë”

Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonin, thotë se reflektimi në Ballkanin Perëndimor i tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka kohë që ka filluar. Sipas tij, kjo më së miri shihet në situatat e krijuara në Bosnje e Hercegovinë, ku anëtari serb i presidencës së këtij shteti, Millorad Dodik, ka shtuar aktivitetet për destabilizimin e këtij vendi. 

“Muajin e kaluar, këto veprime faktikisht kanë arritur nivelin më të lartë, kur Bosnje e Hercegovina është vënë në pikëpyetje dhe është sjellë në prag të shpërbërjes. Unë mendoj se këtu janë përzier edhe gishtërinjtë rusë, sepse dëshirojnë të shpërqendrojnë vëmendjen e Perëndimit, të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shumë fronte”.

“Ndërkaq, Serbia është përmbajtur nga reagimet për t’u deklaruar lidhur me kërcënimet e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke respektuar kinse neutralitetin ushtarak. Njëkohësisht ka shikuar që të mos e fajësojë shumë Rusinë, por në këtë pikë ekziston kundërshtimi më i madh i BE-së, se ajo [Serbia] nuk përcjell politikën e jashtme të BE-së”, thotë Popov.

“Unanimitet” kundër kërcënimeve ruse

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar të hënën një video-konferencë me aleatët evropianë për krizën në Ukrainë, pas së cilës ka thënë se në mesin e tyre ekziston “unanimitet i plotë”. Mbretëria e Bashkuar e ka paralajmëruar Rusinë për sanksione “të shpejta” dhe “të pashembullta” nëse ndodh inkursioni rus në Ukrainë. Kësaj deklarate i janë bashkuar Shtetet e Bashkuara, Franca Gjermania, Italia, Polonia dhe vende të tjera. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar në një takim të hënën se “çdo agresion i mëtejshëm ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës, do të ketë pasoja masive dhe kosto të rëndë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tyre.

Pentagoni ka njoftuar tashmë se rreth 8,500 trupa amerikane janë në gatishmëri të lartë për dislokim. Por, kjo do të ndodhë vetëm nëse aleanca ushtarake e NATO-s vendos të aktivizojë forcën e reagimit të shpejtë, “ose nëse zhvillohen situata të tjera” në lidhje me grumbullimin e trupave ruse, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. SHBA-ja nuk ka plane për t’u vendosur në Ukrainë, ka theksuar ai. NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë duke përgatitur një dokument për të adresuar shqetësimet e Rusisë për sigurinë në Evropë. Edhe pse mohon synimet për pushtim, Moska e akuzon Kievin se po përgatit sulme në zonat që kontrollojnë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës dhe thotë se vendet e NATO-s po e “pompojnë” Ukrainën me armë. Rusia po ashtu kërkon që NATO-ja të mos e pranojë kurrë Ukrainën në radhët e saj dhe të tërheqë një pjesë të konsiderueshme të forcave nga Evropa Lindore.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi ministria e mbrojtjes konflikti ukraine-rusi ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës