LIVE UPDATES
Insights

Besnik Mustafaj: Kuvendi i datës 11 dhjetor është Kuvendi i vërtetë i PD

6 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
Besnik Mustafaj: Kuvendi i datës 11 dhjetor është Kuvendi i

Nga Besnik Mustafaj

11 dhjetori, kur “Foltorja” do ta mbledhë Partinë Demokratike në kuvend kombëtar është para dere. Javën pasuese, më 18 dhjetor, Basha me mbështetësit e tij do të mbledhë një tjetër kuvend kombëtar po të Partisë Demokratike. Në kaq pak ditë sa kanë mbetur dhe sidomos në pikën, ku ka mbërritur acarimi midis të dy rrymave duket e pamundur çdo zgjidhje e ndërmjetme, e cila do t’i bashkonte në një të dy këto kuvende. Kuvendi është pa dyshim i domosdoshëm për t’ia nënshtruar një debati të hapur e rrënjësor krizën e thellë e paralizuese, që ka pushtuar Partinë Demokratike dhe për të marrë vendimet e përshtatshme programore dhe statutore, që do t’i jepnin një jetë të re, të shëndetshme të kësaj force politike, ekzistenca dhe aksioni i të cilës janë sot për sot jetike për pluralizmin dhe demokracinë.

Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit publik. Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal. Nga maji, kur Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shpalljen e tij non grata e deri në shtator, kur do të ndizte flakadanin e “Foltores”, ai u kujdes për të ndërmarrë masat e nevojshme, që do të tregonin se nuk pajtohet me një vlerësim të tillë nga DASH, nuk do ta kalonte me shpërfillje si të parëndësishëm për dinjitetin e tij dhe se do të ndiqte rrugën e drejtësisë për ta zgjidhur, që do të thotë se e shihte si një çështje private, ku nuk do të kërkonte të përfshihej në një mënyrë apo një tjetër Partia Demokratike.

Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend. Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha. Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH. Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike. Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën. Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore.

Përtej masave që kishte marrë ndërkohë për ta inkuadruar qartë hallin e vet si një çështje pastërtisht private, Berisha e mori nismën e tij i bindur paraprakisht se ky problem nuk do të mund të mbetej jashtë bashkëbisedimit të tij me demokratët dhe, nëpërmjet tyre, me mbarë opinionin publik shqiptar. Në këtë qasje, në të cilën ishte i përfshirë doemos edhe Lulëzim Basha, ai nxori një mësim shumë të dobishëm, parimor për statusin e Partisë Demokratike, por edhe bëri, sipas meje një gabim, të cilin vetëm e thelloi nga foltorja e parë deri tek e fundit.

Gabimi qëndron te shpjegimet e përsëritura dhe këmbëngulëse rreth pyetjes se përse Departamenti Amerikan i Shtetit arriti te ky vendim i rëndë për ta deklaruar atë si person non grata, pyetje që, për hirë të së vërtetës, ai ia drejtonte vetes. Nga sa është transmetuar në media, unë nuk kam dëgjuar asnjë nga pjesëmarrësit nëpër foltore, nga jugu në veri, t’ia drejtonte. Dhe kjo më duket harresë nga ana e tyre, as drojë. Ne, demokratëve, na mjaftonte vendosmëria e tij për t’u pastruar nga akuzat përmes një drejtësie të paanshme. Nga ana tjetër, dhe kjo më duket më kryesorja, gjithë këto shpjegime nuk kishin e nuk kanë asnjë lidhje me arsyen madhore, që i kishte mbledhur demokratët rreth tij: nxjerrja e Partisë Demokratike nga agonia, reformimi i saj i gjithanshëm për ta vitalizuar (rithemelimi) duke e ngjitur aksionin e saj politik opozitar në lartësinë ku e kërkon historia. Shpresoj se Berisha nuk do t’i kthehet me tepri këtij argumenti edhe gjate ditëve të Kuvendit.

Por, shumë më i rëndësishëm se ky gabim është, sipas meje, identifikimi përmes këtij rasti i një dobësie me pasoja shumë të rënda për interesat kombëtare në rrethanat kur Partia Demokratike të marrë një ditë pushtetin dhe të ketë në dorë drejtimin e vendit. Fjala është për humbjen e sovranitetit në marrjen e vendimeve nga ana e udhëheqësisë së saj. Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta. Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta. Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin.

Një qëllim i tillë përbën kauzë me rëndësi të madhe për mbarë shoqërinë dhe kombin. I gjithë reformimi i PD-së (rithemelimi), i artikuluar nga Berisha, bëhej kështu plotësisht i ligjshëm si shërbim ndaj kësaj kauze. Nuk e kuptova asnjëherë përse, duke kaluar nga një foltore në tjetrën, nga rrethi në rreth, Berisha sikur e nxori pak në harresë këtë kauzë, duke humbur kohë me përsëritje akuzash ndaj Bashës apo edhe me skenarë rreth Sorosit dhe faktorëve të tjerë ndihmës, të cilët ndikuan mbi Departamentin e Shtetit për shpalljen e tij non grata. Më e pakta, që mund të them lidhur me këto aspekte të ligjërimit të tij gjatë foltoreve është se ai nuk e ruajti sensin e masës. Për pasojë, ai rrezikoi më shumë se një herë ta shfokusonte komunikimin e vet. Gjithsesi, më kryesorja u ruajt deri në fund: shtylla politike si mbajtëse e palëkundur e kësaj nisme. Kjo premton që edhe Kuvendi i 11 dhjetorit të jetë thellësisht politik për ta analizuar krizën e thellë, në të cilën gjendet partia duke gjetur edhe zgjidhjet statutore programore dhe ekipin e përshtatshëm për t’i çelur asaj dhe krejt opozitës perspektivën e kthimit të shpejtë në rolin e vet historik në shërbim të shoqërisë dhe të kombit.

Lulëzim Basha me bashkëpunëtorët e tij, nga mungesa e vizionit ose zgjedhja e një strategjie të gabuar, qysh në shpërthimin e kësaj krize e deri në fund të fushatës së “Foltores” kanë qëndruar me këmbëngulje jashtë debatit politik, të mbyllur në zyrë me njëri – tjetrin, duke kundërshtuar në mënyrë virtuale mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit me argumente vetëm teknike apo proceduriale. Madje, Basha dhe ekipi i tij nuk e pranuan asnjëherë faktin se ka krizë apo se ka rrezik përçarjeje të partisë. Pra, ata refuzuan, do të thosha verbërisht, të bëjnë politikë. Për pasojë, ata përjashtuan çdo mundësi komunikimi me rrymën përballë, komunikim ky që do të duhej të ishte intensiv dhe në rritje, kryesisht publik, i cili sigurisht që do t’i pasuronte idetë në të dy platformat, duke nxjerrë në pah edhe pikat e përbashkëta lidhur me domosdoshmërinë për reformim të thellë të partisë. Por ky komunikim do të duhej të ishte edhe “diplomatik”, me takime larg syve të publikut, në emër të interesit të përbashkët dhe vetëm të këtij interesi. Basha dhe të vetët, madje, mbyllën veshët edhe ndaj propozimeve që vinin nga demokratë të shqetësuar e që nuk ishin pjesë e asnjërës palë. E tillë më duket mua, për shembull, platforma për një konventë kombëtare, që shtroi publikisht ish-deputeti Romeo Gurakuqi. Jo. Sepse ata ishin të vendosur të flisnin vetëm në gjuhë teknokratike, rrjedhimisht të pakuptueshme për demokratët e shqetësuar. Për më keq, kjo strategji “apolitike” e veshi sjelljen dhe ligjërimin e tyre me një arrogancë, që vetëm e dobishme nuk ishte për rrethanat. Arroganca nuk mund ta kompensonte mungesën e përmbajtjen politike, për të cilën kishte dhe ka nevojë kjo histori. Kështu që edhe tentativa e tyre për të mbledhur një kuvend bis me 18 dhjetor më duket pa asnjë themel. Dhe, si të gjitha ngrehinat pa themel, do të shembet sa pa iu hedhur ende çatia.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

opinione opinione besnik mustafaj kuvendi kombetar i pd lulzim basha sali berisha besnik mustafaj kuvendi kombetar i pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll
Insights 28 Nëntor 2021, 16:55

Një apel publik për Albin Kurtin

I nderuar Kryeministër i Kosovës, I dashur Albin,Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet