"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Besart Kadia u emërua zv.ministër i Financave/ Basha komenton largimin e tij: Keqardhje! Investoi me ideologjinë e djathtë,
12 Nëntor 2020, 22:16Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë. I ftuar në ‘Real Story”,Basha tha se për këtë vendim të Kadias ndien vetëm keqardhje. Ndër të tjera Basha dhe se ishte një vendim i tij të largohej nga PD-ja duke shtuar se se ka një parim në këto çështje statutore.
“Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tij. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje. Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente”, tha Basha.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar krijimin e partive të djatha dhe të majta, ku është ndalur edhe te partia e Jozefina Topa...
TIRANË– Kryeministri është shprehur i prerë për mosmbylljen e shkollave. I pyetur nëse shkollat do të mbyllen njësoj si universitetet, pasi kanë vdekur edh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë deklaratat e tij kontroverse në lidhje me mbajtjen e maskave anti-Covid apo jo.I ftuar në “Open”, R...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë së Shqipëria do të përballet me krizë financiare. I ftuar në “Open...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se pandemia e koronavirusit në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. I ftuar në ‘Real Story’, ...