LIVE UPDATES
Politike

Berisha sulm frontal shefes së ONM: Ndrikull Calavera u ble me paratë e Edvin Drogës, telefonoi me urdhër të tij Venecian,

19 Dhjetor 2020, 12:55 Nga DOSJA
Berisha sulm frontal shefes së ONM: Ndrikull Calavera u ble me paratë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim në rrjetet sociale, Berisha ka ripostuar krahas komentit të tij, një shkrim nga Kassandra, i botuar në gazetën “New Europe”. Ish-kryeministri thotë se ky është një skandal ndërkombëtar, dhe se pas Vlahutin edhe “ndrikull Calavera” është pjesë e rrjetit mafioz Tiranë-Bruksel. Në artikull akuzohet Calavera, pasi sipas “Kasandrës”, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS: 

Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin Drogës! Paratë e tij të drogës bëjnë kërdinë. Zbulohet segment tjetër i rrjetit të strukturuar mafioz Tiranë- Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katërfishin e çmimit për metër katror, rezidencën e delegacionit të BE në Tiranë, del dhe Ndrikull Calavera bashkëpunëtore Edvin Drogës.

Ajo, sipas mediave të mirëinformuara të Brukselit, në një akt të pastër korruptiv për llogari dhe me kërkesë të Edvin Hajdutit dhe në kundërshtim flagrant me qëndrimet zyrtare publike të zyrtarëve më të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytëzuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.

Ndërkohë që zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe të Bundestagut i bënin thirrje publike Edvin Drogës që të mos votojë ndryshimet në Kodin Elektoral por të presë mendimin e Komisionit të Venecias për këto ndryshime.

Rikujtoj këtu se Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton Grupin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut, proces për të cilin flitet se paguhen shuma marramendëse parash të zeza.

Fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato të Komisionerit për Zgjerim, as dhe kryetarit të AFET-it të Parlamentit Europian, citohen në fjalimet e Edvin Kristaq Drogës si direktiva apo kërkesa të Komisionit Europian për Shqipërinë.

E përshëndes Komisionin e Venecias për refuzimin e kërkesës korruptive të Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kësaj kërkese në media.

I bëj thirrje Komisionit Europian në përputhje me standartet e tij etike ta hetojë dhe largojë zonjën Calavera nga detyra që mban dhe të hetojë lidhjet e saj toksike për detyrën që mban me Edvin Drogën.

Këtu më poshtë keni artikullin e të përditshmes së Brukselit “Neë Europe” kushtuar problemeve të mësipërme, që mund ta lexoni sipas dëshirës.

Calavera, sabotim ndaj shefit të saj në Komisionin Evropian apo thjesht flirtimi me cubin e Ballkanit, Edi Rama?

Nga Kassandra/ Gazeta New Europe/www.neweurope.eu.

Komisioni i Venecias, një organ i shquar i juristëve të Këshillit të Evropës, po merret që prej vitit të kaluar me shumë çështje nga Shqipëria; mjaft për të fituar me humor nga diplomatët e BE-së nofkën “Komisioni i Tiranës”. Më shumë se kushdo tjetër është Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili kohët e fundit ka bërë fushatë në një mënyrë aspak diplomatike që autoritetet shqiptare të bëjnë dy emërime në Gjykatën Kushtetuese të vendit, jo më vonë se Dita e Shën Silvesterit, pra më 31 Dhjetor.

Aktualisht ka një pezullim tre-vjeçar si të Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe të Gjykatës së Lartë në Shqipëri për shkak të një reforme në drejtësi të ndërtuar keq dhe zbatuar dobët. Kjo ka krijuar një vakum midis pushtetesh që po plotësohet me nxitim nga një kryeministër i etur për pushtet i cili po përballet me akuza për autoritarizëm, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Kjo mungesë e pushtetit të tretë, siç është drejtësia, është një arsye për rritjen e polarizimit politik pasi shumë çështje të ndjeshme presin gjykimin e tyre.

Kjo nga ana tjetër shpjegon pse kaq shumë çështje shqiptare dërgohen në Komisionin e Venecias. Diplomatëve shakaxhinj u duhet kujtuar se BE luajti një rol mbi kompetencat e saj në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se ata mbajnë disa përgjegjësi për funksionin e ri dublues të Komisionit të Venecias. Ne do të dëshironim të besonim se kjo përgjegjësi morale shpjegon thirrjet e përjavshme të Soreca-s për emërimet gjyqësore. Burimet tona në Bruksel dhe në delegacion, na tregojnë mbi përpjekje për të përmbushur një kusht kryesor për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Edhe nëse emërimet ndodhin në javët e ardhshme, pjesa më e madhe e ekspertëve besojnë se Gjykata Kushtetuese ende nuk do të jetë funksionale, por kjo mbetet për një artikull tjetër.

Javën e kaluar, Komisioni i Venecias miratoi opinionin e tij mbi ndryshimet e fundit kushtetuese shqiptare të cilat prekin sistemin zgjedhor. Ishte një denoncim ndëshkues i abuzimit të Edi Ramës për përdorimin e situatës me qëllim rritjen e shanseve të tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ajo që nuk i është thënë publikut është se ideja e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias erdhi nga maja e Komisionit Evropian. Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit, vizitoi Tiranën në 7 Tetor dhe takoi Presidentin Ilir Meta sikurse edhe zyrtarë të qeverisë dhe opozitës. Burimet tona na tregojnë se ai sugjeroi Venecian si një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar nga ndryshimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Meta i shkroi Venecias më 21 tetor, por deri më tani, nuk mund të theksohet më shumë përveç faktit të një Komisioneri që vuri në zbatim diplomacinë dhe drejtësinë duke u përpjekur të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi politik në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Ky është, sigurisht, një zhvillim i mirëpritur duke marrë parasysh paraardhësit e tij të deklaruar pro-Ramës. Sidoqoftë, ajo që alarmoi Kasandrën (autorin e këtij shkrimi) ishte informacioni që një zyrtare e Komisionit e quajtur Genoveva Ruiz Calavera, e cila shërben nën Varhelyi si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, telefonoi Komisionin e Venecias. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Qëndrimi i saj ishte që Komisioni të rekomandojë ndryshimet ligjore dhe Parlamenti Shqiptar t’i miratojë dhe të veprojë sipas tyre. Kjo do të rrezikonte zgjedhjet e Prillit dhe pasqyronte në mënyrë të përsosur argumentin publik të Ramës.

Kassandra beson qëndrimin e Presidentit Meta dhe Komisionerit Varhelyi se kthimi në formulën zgjedhore tashmë të ndryshuar nuk do t’i prishte zgjedhjet e Prillit. Kërkon një pjesë të thjeshtë ligjore efekti i së cilës do të ndodhë vetëm pas numërimit të votave. Sidoqoftë, pa një analizë të thellë, ne nuk do të mbanim një qëndrim të prerë për këtë çështje.

Varhelyi u përplas publikisht me Ramën në dy raste të veçanta teksa ai i bëri thirrje këtij të fundit të mos kryente ndryshime ligjore para se të dilte opinioni i Komisionit të Venecias. Shumë politikanë të tjerë të BE-së u bashkuan me këtë thirrje, por Rama zgjodhi t’i injorojë. Ne kemi shkruar pikërisht për këtë çështje gjashtë javë më parë dhe theksuam ftohjen midis Ramës dhe niveleve të larta institucionale të BE-së.

Ne të gjithë e dimë nga vite të tëra të përvojës së mëparshme që zyrtarët e Komisionit që injorojnë qëndrimet e shefave të tyre politik në Kolegjin e Komisionerëve janë monnaie courante (allishverish) në Bruksel. Sidoqoftë, ne mendojmë se është shokuese që Calavera veproi sipas kokës së vet me Komisionin e Venecias, duke ditur situatën e këtij konflikti. Kjo përbën një akt të pazakontë sabotimi dhe madje edhe një mosbindje të hapur pasi ajo duhet ta ketë ditur që “Venecianët” do të flisnin.

Ne mund të dëshirojmë të spekulojmë për arsyet e saj, por nuk do donim të arrinim shpejt në konkluzione. Neë Europe ishte e para dhe e vetmja gazetë kryesore evropiane që zbuloi korrupsionin e Romana Vlahutin, paraardhëses së Soreca-s në Tiranë. Disa shuma të majmura me para të ruajtura mënjanë do t’i kishin inkurajuar veprimet e saj pro-Ramës, por ajo ishte haptazi e njëanshme që në fillim të punës së saj në Delegacion Europian në Tiranë dhe gjithashtu tolerohej nga selia e saj qendrore.

Deklaratat publike të Calavera, përfshirë ato në Parlamentin Evropian, gjithashtu mbajnë erë të një “Ramaizmi” të qartë. Ajo drejton monitorimin ndërkombëtar të procesit të vetingut, e cila është shtylla kryesore e reformës shqiptare në drejtësi, që tashmë po kritikohet gjithnjë e më shumë. Ndoshta arsyet mund të gjenden atje. Ne ende nuk e dimë, por nuk do të përjashtonim një mundësi të tillë të besueshme në hetimet tona të ardhshme.

Duke iu përmbajtur fakteve të njohura, ne e konsiderojmë këtë një çështje të shkeljes së besueshmërisë për Komisionin Evropian. Komisioneri Varhelyi premtoi gjatë emërimit e tij se do të rivendoste besimin në procesin e zgjerimit. Nëse ai nuk arrin të rivendosë kontrollin në departamentin për të cilin është përgjegjës, do të ishte shumë e vështirë për të që ta përmbushë premtimin e tij të parë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berisha sulmon calaveren genoveva ruiz calavera sali berisha berisha sulmon calaveren genoveva ruiz calavera sali berisha

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara