Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Berisha nis tjetër lëvizje! Mbledh gratë e vajzat demokrate në foltore të veçantë
19 Nëntor 2021, 10:11Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përgatitur për një tjetër lloj foltoreje, ndërkohë që vetëm një muaj e ndan nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që e ka thirrur më 11 dhjetor. Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka bërë me dije se më 21 nëntor në orën 17:00, në hotel hotel Rogner në Tiranë, në sallën Antigone do të mbahet një foltore posaçërisht me vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike.
“Zëri i gruas sjell ndryshim. Të gjitha bashkë ndryshojmë botën,”- shkruan Vokshi në një status në Facebook.
Kjo lëvizje vjen pasi deputetja denoncoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka hequr nga faqja zyrtare e LDGSH-së. basha hapi garën për një kryetare të re të forumit të Gruas në PD me argumentin se Vokshit i ka mbaruar mandati. Kjo gjë është konsideruar nga deputetja si një tentativë e Bashës për të pushtuar forumet. E njëjta gjë është bërë dhe me Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
GREQI– Mediat greke e kanë konsideruar provokuese ekspozitën e mbajtur tre ditë më parë në Presidencë në Shqipëri, pjesë e të cilës u bë aedhe vetë Kreu i...
TIRANË– Dhjetëra qytetarë kanë dalë të marshojnë në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit të Tiranës, tre ditë pasi vrasja makabre e Mateo Vasiut...
VLORË– Një person me inicialet A.D., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vetëm 11 vje&cc...
BRITANI- Zëvendëskryeministri Dominic Raab nuk ka mohuar se Shqipëria është një pritëse e mundshme për emigrantët që udhëtojnë në Britani ilegalisht. Ai konfirm...
SHBA- Diplomati Jeffrey Hovenier është ambasadori i ri i Kosovës.Ditën e sotme senati amerikan ka konfirmuar si ambassador Hovenier pas emërimit nga presidenti ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe kryesore një aksident tragjik të ndodhur në rrugën Egnatia ...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë hetimet për gjyqatren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila bëri xhiron e mediave pa...
GREQI– Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e nj...