LIVE UPDATES
Bota

” Bën parashikimin e saktë edhe në vitin 2016″ / Dy ekipe zvicerane nxjerrin presidentin Donald Trump fitues në zgjedhje

2 Nëntor 2020, 17:33 Nga DOSJA
” Bën parashikimin e saktë edhe në vitin 2016″ / Dy

SHBA– Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.

Modeli i njërit prej ekipeve përdori internetin dhe mediat sociale për të matur interesin mbi kandidatët. Ekipi tjetër shfrytëzoi një sistem aktual parashikimi që bazohet mbi të dhënat ekonomike dhe në vlerësimin e karizmës së kandidatëve.

Të dyja grupet e drejtuara nga John Antonakis i universitetit të Lozanës dhe Philippe Jacquart në shkollën e biznesit Emlyon në Francë thonë se sondazhet vuajnë nga disa probleme në krijimin e një panorama të qartë elektorale. Problemet me sondazhet nuk lidhen me përpunimin e të dhënave, por me besueshmërinë e tyre, pasi vjelja e tyre shpesh nuk korrespondon me votën e njerëzve.

Në dallim nga kjo mënyrë tradicionale, metoda e re të themi, bazohet mbi një aplikacion që hulumton atë që përdoruesit bëjnë në internet. Janë shfrytëzuar të dhënat e 247 milionë përdoruesve aktivë në SHBA, 367 kanale ku përfshihen motorrë kërkimi, media sociale dhe faqe eCommerce në SHBA si dhe 14 103 kanale jashtë vendit.

Ekipet gjurmuan dhe shqyrtuan 2 500 çështje që mund të interesojnë njerëzit duke nisur që nga kontrolli i armëve, Black Lives Matter, Gjykata e Lartë dhe koronavirusi.

“Duket sikur ne po jetojmë në një ekonomi vëmendjeje. Nëse ke vëmendje dhe merr feedback aktiv të përdoruesve, me gjasë do të jesh më i pranishëm në mendjet e votuesve. Kur ke bashkësi të mëdha, të mëdha të dhënash siç kemi ne, nga të gjitha burimet e rëndësishme, atëherë mund të identifikosh prirjet dhe kjo e bën më të lehtë parashikimin”, shprehet eksperti i masmediave Christoph Glauser.

Nga kërkimi i bazuar mbi këtë qasje rezultoi se Trump qëndronte në krye të volumit të kërkimit në internet me 70 milionë kërkime në muaj dhe arriti në 100 milionë pas tuitit të tij se kishte rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Biden arriti në 26 milionë në shtator dhe ai e ka rritur atë por jo aq sa të çojë në parashikimin e një fitoreje. Loja për Biden është e humbur edhe në një rrjet social me ndikim si Tuitter: Turmp poston 43 postime në ditë, Biden vetëm 11. Trump ka 86 milionë ndjekës, Biden 11 milionë.

“Kur Donald Trump poston një status në tuiter ai është qartazi më vizibël. Ky është burimi i dytë krahas internetit që specifikon se po, e sheh më shpesh një argument në favor të Donald Trump në rrjetin social…A do të korrepondojë kjo me votuesit? Është një çështje e hapur”, shprehet një nga kërkuesit.

Karizma është një tjetër kriter që vjen në vështrim kur ka një garë. Antonakis ka shfrytëzuar përvojën e krijuar në Yale kur ra në konakt me një model parashikimi të zhvilluar nga ekonomisti, Ray Fair.

Sipas këtij modeli presidentët në detyrë kanë avantazh dhe se votuesit do të lodhen me një parti politike pas dy mandate në zyrë.

“Ky model injoron dallimet mes dy kandidatëve. Ai presupozon se të dyja palët kanë vënë në garë personin më kompetent”, thotë Antonakis.

Ai refuzoi të pranonte se zgjedhësit do të ndikohen nga pamja e një njeriu, ndaj zhvilloi atë që e quan: karizmometri.

Me këtë metodë u parashikuan në mënyrë korrekte 20 nga 24 zgjedhje. Sipas Antonakis e vetmja gjë që do të afektonte parashikimin e tij është publikimi i të dhënave shumë të këqija ekonomike para zgjedhjeve.

Një mënyrë për të vlerësuar karizmën është edhe interpretimi kompjuterik i fjalimit. P.sh fjalimi i Linkolnit në Gettysburg në vitin 1863 mori nga programi vlerësim 80% se kemi të bëjmë me një person karizmatik. Në këtë mënyrë Trump merr 55.6%, kurse Biden 52%.

Metoda duket se jep një pikturë të dinamikës në internet, duke vënë bast se interaktiviteti me Trump apo me ato që ai thotë priret të gjenerojnë mbështetje më shumë sesa ndaj Biden që nuk përthith po kaq vëmendje.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj