"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Belind Këlliçi takim me të rinjtë në Kashar: PD ka një program për ju, duhet të largojmë këtë dyshe që Shqipëria mo
4 Mars 2021, 18:51Nga DOSJA
TIRANË – Ditën e sotme, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi zhvilloi një diskutim me të rinj në Kashar, në vazhdën e takimeve në zonat ku ka marrë detyrën e drejtuesit politik të PD.
“A mundet ndonjëri nga ju të më thotë një premtim të qeverisë për rininë“, iu drejtua kështu pjesëmarrësve në këtë takim, duke adresuar kritika në drejtim të qeverisë Rama.
“PD ka një program të dedikuar për të rinjtë”, vijoi ai, duke listuar disa nga angazhimet programore të PD, si zerimi i tarifave universitare për të rinjtë nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë të reja dhe praktikat e paguara 30 mijë lekë çdo muaj për një vit.
Këlliçi nuk la pa përmendur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe premtimet e këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit.
“Para 4 ditësh Veliaj tha se do ndërtojë 3 shkolla në zonën e Unazës së Re, por ka 6 vjet në krye të bashkisë dhe nuk ka bërë asgjë”, tha ai.
Në fjalën e tij, Këlliçi përmendi disa herë dyshen Rama-Veliaj, që sipas tij janë përgjegjësit kryesorë që Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë. “Duhet të largojmë këtë dyshe që Shqipëria mos të qëndrojë në vendnumëro“, theksoi ai.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Deputeti Selami Jenisheri, kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, ka shkëmb...
TIRANË– Zyra e shtypit pranë Delegecacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka konfirmuar edhe për Syri TV, debatin që u zhvillua me dyer të mbyllura...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, 51 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku dhe ka rënditur një nga dështimet e Ra...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.Në një postim, që ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konsumuar një kafe pune me mjekun Tritan Kalo, pak orë pasi vetë mjeku bëri me dije se ka shkë...
TIRANË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë një ngatërruar liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Nga Gjirokastra, teksa fliste ...
Politike 4 Mars 2021, 15:53
KAVAJË- Drejtuesja politike në Kavajë dhe Rrogozhinë, ditën e sotme ka takuar familjen e Nazmi Konit, i cili është me aftësi të kufizuar. Koni, ka thënë se...
Politike 4 Mars 2021, 15:47
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për zonat e Vorës, Paskuqanit, Zallherrit e Kamzës, Flamur Noka, ka takuar e biseduar me shumë kryefamilja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars 2021 dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021, plani...
GJIROKASTËR- Albin Kurti ditën e sotme, ka prezantuar në Gjirokastër, kandidatin për deputet nga LVV-ja Kreshnik Merxhan. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët,...