LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA/ Nis peligrinazhi në Malin e Tomorrit, gjaku i qingjave derdhet lumë për nder të martirit Abaz Aliu, Artan Hoxha ia

21 Gusht 2020, 07:09 Nga DOSJA
HISTORIA/ Nis peligrinazhi në Malin e Tomorrit, gjaku i qingjave derdhet

BERAT- Në malin e Tomorrit ka nisur peligrinazhi i përvitshëm. Besimtarë, këtë herë të paktë në numër për shkak të pandemisë,  ndodhen në malin e shenjtë, për të bërë kurbanin. Ata kremtojnë në Teqenë e Kulmakut festën në nder të Abaz Aliut dhe çdo familje ther një qingj. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme gjaku i qingjave derdhet lumë dhe besimtarët presin në radhë për të bërë kurbanin.

Po kështu, besimtarët  bëjnë të gjitha rritet, madje qëndrojnë edhe disa ditë në këtë mal. I pranishëm në këtë pelegrinazh është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili me miqtë e tij, mes tyre edhe këngëtari Ylli Baka, ia ka marrë këngës dhe uron që Abaz Aliu t’ju sjellë mbarësi. 

Por pse organizohet ky pelegrinazh, kush është Abaz Aliu, martiri që mbledh besimtarët?

Besimtarët bektashi të Shqipërisë nderojnë me një pelegrinazh pesëditor në malin e Tomorrit imamin Abaz Aliun, një nga themeluesit e fesë së tyre. Gjatë kësaj jave mijëra besimtarë janë ngjitur si çdo vit në malin e njohur të Skraparit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit; tyrbe dhe teqe në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.  Ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve. Këto festime po kryhen sipas traditave, që u rikthyen pas disa dekadave të ndalimit të fesë nga diktatura komuniste.

Abaz Aliu është i biri i Imam Aliut dhe e ëma e tij quhej Umul Benin. Ai u lind në datën katër të muajit Shaban të vitit 26 hixhri në qytetin e Medinës. E ëma e tij, Fatime Umul Benin, ishte e bija Hizambin Khalidit, i cili ishte një ndër më trimat ndër arabët. Imam Aliu, dhjetë vjet pas vdekjes së Hazreti Fatimesë u martua me Umul Benin dhe si lidhës i kësaj martese ishte i vëllai i tij Akili. Thuhet që teksa Umul Benini po hynte në shtëpinë e Aliut, Hasani e Hyseni ishin të sëmurë, ajo u përkujdes për ta derisa ata u shëruan. Umul Benin nuk lejonte që ta thërrisnin Fatime, sepse kishte frikën se mos Aliut dhe të bijve të tij i rikujtoheshin vuajtjet dhe pikëllimet e saj dhe kështu do të mërziteshin. Nga kjo martesë lindën katër djemë që ishin Abazi, Auni, Xhaferi dhe Osmani, por më i madhi prej tyre ishte Abazi. Fatimeja, për shkak se pati katër djem u quajt Umul Benin – nëna e djemve.

Kjo ishte kaq shumë besnike ndaj Imam Aliut saqë pas martirizimit të tij nuk u martua më, ndonëse rrojti edhe më shumë se njëzet vjet të tjera. Kur lindi Abazi, Imam Aliu i këndoi ezanin dhe ikametin në vesh, i këndoi në vesh edhe emrin e Allahut dhe të dërguarit të tij dhe i vuri atij emrin Abaz! Imam Aliu herë pas here e shtrëngonte fort në gji Abazin, i puthte krahët dhe pastaj vajtonte. Një ditë Umul Benini e pyeti shkakun se pse ai po vajtonte e ky u përgjigj, se këto krahë do të priten gjatë rrugës për të ndihmuar Hysenin! Abaz Aliu u rrit në prehrin e ngrohtë të nënës së tij besimtare dhe besnike dhe së bashku me Hasanin e Hysenin, prej të cilëve mësoi mësimet e madhështisë së njeriut, martirizimit dhe sinqeritetit.
Një ditë prej ditësh, Aliu e uli Abazin e vogël pranë tij dhe i tha atij: “Thuaj, një!”, Abazi tha: “Një!”, Imami i tha: “Thuaj, dy!”, por Abazi nuk pranoi të thoshte. Kur imami e pyeti se pse nuk thotë dy, Abaz Aliu u përgjigj: “Më vjen turp që me gjuhën që kam shprehur njëshmërinë e Zotit, të them dy!” Abazi nuk ishte vetëm i madh në trup, po ai kishte edhe një mençuri të madhe. Abaz Aliu mori pjesë në luftërat e të atit, në moshën dymbëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjeçare. Që në atë moshë, ai ishte ndër më trimat në mesin e heronjve arabë. Në njërën prej ditëve të luftës të Sifinit, në sheshin e luftës doli një djalosh me fytyrë të mbuluar. Ushtria e Muavijes po dridhej nga frika. Ushtarët armiq pyesnin njëri-tjetrin se kush mund të ishte vallë ky djalosh, i cili me guxim të madh doli në sheshin e luftës.

Nga ushtria e Muavijes askush nuk guxoi të dilte në shesh. Ai urdhëroi oborrtarin e tij që quhej Ibn Shuatha, që të shkojë të luftojë me këtë djalosh. Ibn Shuatha u përgjigj: “Mua më quajnë trim sa për dhjetë mijë luftëtarë si po më dërgon të luftoj kundër një fëmije?” Më mirë po nis një nga djemtë që të shkojë e ta vrasë atë! Muavija pranoi dhe Ibn Shuatha dërgoi në dyluftim djalin e tij më të madh. Mirëpo, ai u vra sa hap e mbyll sytë. Më tej, Shuatha dërgoi djalin e tij të dytë, po edhe ai u vra dhe kështu me radhë iu vranë të shtatë djemtë. Atëherë i inatosur Ibn Shuatha doli në shesh të luftës dhe me inat iu drejtua luftëtarit, duke i thënë se ti që më vrave djemtë, do të të vajtojnë yt atë dhe jot ëmë. Por edhe vetë ati pas një dyluftimi të shkurtër shkoi pas të bijve! Që të gjithë e shikonin të habitur këtë djalosh trim. Imam Aliu e thirri atë, i hoqi mbulesën nga fytyra dhe e puthi në ballë! Që të gjithë të habitur panë se ai ishte Abazi.

Pasi ndërroi jetë i ati, Abaz Aliu, përjetoi edhe vitet e hidhura të imamatit të të vëllait të tij, Hasanit. Vite në të cilat hiletë dhe dredhitë, dhuna dhe intrigat e Muavijes kishin arritur kulmin dhe shumë nga shokët trima të Imam Aliut dhe Imam Hasanit kishin rënë dëshmorë. Abaz Aliu u martua disa vjet pas vdekjes të së atit, me një vajzë të quajtur Lubabe, vajzën e Abdullah Ibn Abasit. Abdullahu ishte transmetues hadithesh dhe një prej nxënësve më të dalluar të Imam Aliut. Kështu, nusja Lubabe ishte rritur në një ambient mistik dhe fetar. Nga kjo martesë Abaz Aliu pati dy fëmijë, Ubejdullahun dhe Fazlin. Pas lindjes së Fazlit, Abaz Aliu u quajt Ebu-Fazl! Por disa të tjerë mendojnë që arsyeja që Abaz Aliu u quajt kështu, ishte për hir të mirësisë së tij të pafundme.

Në fushën përvëluese të Qerbelasë, kur Abaz Aliu vuri re buzët e thara dhe sytë e përlotur të fëmijëve të Imam Hysenit rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madh të jetës së tij. Ai u nis për të mbushur ujë dhe me trimëri çau radhët e armikut, mbërriti në breg të lumit Eufrat, e mbushi kacekun e lëkurës plot me ujë, dhe buzëthatë e hodhi vështrimin në ujin e kthjellët të Eufratit, por nuk guxoi të pijë as një gëllënkë ujë! Sepse Hysejni dhe të bijtë ishin të etur dhe nuk ishte e meritueshme që ai të shuante etjen para tyre! Armiku e dinte më së miri që përderisa Abaz Aliu të kishte krahët, nuk kishin mundësi të përballeshin me të. Kështu ata morën shenjë dhe qëlluan krahët e tij. Trimi për të ruajtur ujin, i humbi të dy krahët. Nga goditjet e armikut, ai u rrëzua nga kali. Imam Hyseni i shkoi pranë Abaz Aliut, i qëndroi mbi kokë dhe e shtrëngoi fort në gji të vëllanë e tij të dashur, i cili më pas nxitoi për te Zoti i tij, duke lënë vetë Imam Hysenin me një mal brengash dhe pikëllimesh në Qerbela. Abaz Aliu ra dëshmor në moshën tridhjetë e pesë vjeçare. Imam Sexhadi, thotë kështu për xhaxhain e tij, Abaz Aliun: “Zoti e mëshiroftë xhaxhain tim Abazin, i cili u vetëflijua në rrugën e të vëllait, duke dhënë edhe shpirtin. Ai tregoi vetëmohim të madh saqë iu prenë të dyja duart. Zoti si shpërblim atij, ashtu sikurse bëri edhe me Xhafer in ebu Talibin, si kompenzim ndaj të dy duarve të prara, iu dhuroi dy krahë për të fluturuar në xhehnet së bashku me engjëjt. Abaz Aliut, Zoti i dha një pozitë dhe rang të lartë, saqë në ditën e kiametit që të gjithë martirët do ta kenë zili atë”.

Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë. Sot kjo teqe është dykatëshe, me mjedise të mëdha, dhe në datat 20 – 25 gusht të çdo viti pret mijëra besimtarë bektashianë nga Shqipëria, diaspora, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia e deri nga SHBA.

Gjurmët e Abaz Aliut në Skrapar

Gjurma e Abaz Aliut lidhet me legjendën se si ka ardhur Abaz Aliu në Tomor. Përjetësimi i figurës së Abaz Aliut në Skrapar është i madh, sa gjurmët e tij dhe të kalit janë në: “Dërrasën e Kajcës”, në kufi me Përmetin; në “Taroninë” të Çepanit; në “Shkëmbin e Kanionit të Osumit” të Dhoresit; Gjurma e dorës së tij në afërsi të Bargullasit; në “Dërrasën e Novajt” dhe “Vendi i shenjtë” në veri të Tomorit (mbi Dardhë të Beratit) dhe “Çuka e Tomorit”, varri i tij kenotaf. Këto vende vizitohen nga besimtarët e dashamirësit gjatë gjithë vitit, por sidomos në ditët 20-25 gusht.

Tyrbja e Abaz Aliut në Çukën e Tomorit

Vendi më i rëndësishëm sot botëror i Pelegrinazhit Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet larg nga teqeja e Kulmakut, 2 orë në këmbë ose 40 minuta me makinë, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit. Nga burimet historike jepen të dhëna si një vend besimi nga lashtësia. Sipas Baba Ali Tomorit dhe Osman Myderrizit, Eqrem bej Vloras në shek. XV. Mustafa Tusiu dhe Haxhi Baba Horasani ngritën varrin kenotaf të Abaz Aliut, në Çukën e Tomorit. Nga ajo periudhë e deri më sot, pranë varrit të Abaz Aliut, 20-25 gusht të çdo viti organizohet pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorrit nis peligrinazhi në tomorr mali i tomorrit nis peligrinazhi në tomorr


Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Gusht 2020, 20:03

TIRANË– Mjeku Petrit Vargu ka deklaruar se mjekë dhe infermierë që kanë kaluar Covid-19 po detyrohen që të dhurojnë plazmën Gjatë një interviste për ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje