LIVE UPDATES
Bota

BE shton sanksionet ndaj regjimit të Lukashenkos në Bjellorusisë

2 Dhjetor 2021, 22:14 Nga DOSJA
BE shton sanksionet ndaj regjimit të Lukashenkos në Bjellorusisë

BRUKSEL- Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kryesorë perëndimorë, kanë zgjeruar më tej sanksionet e tyre kundër elitës politike dhe ekonomike të Bjellorusisë. Sanksionet janë kundër sjelljes së supozuar antidemokratike, shkeljet e të drejtave dhe shfrytëzimin e emigrantëve nga regjimi i Aleksander Lukashenko.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është miratuar raundi i pestë i sanksioneve të bllokut, që kur tensionet u rritën pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkës në gusht të vitit të kaluar dhe me një krizë që vazhdon për mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme të grumbulluar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

Bjellorusia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, të cilat protestuan pas zgjedhjeve të gushtit 2020, që zgjatën sundimin 26-vjeçar të Lukashenkës. Po ashtu është raportuar për tortura dhe keqtrajtime dhe disa njerëz kanë vdekur gjatë këtyre trazirave.

Sanksionet e reja të BE-së synojnë 17 individë dhe 11 subjekte që konsiderohen përgjegjëse për krizën në kufirin ndërmjet BE-së (Polonisë) dhe Bjellorusisë. Ato pritet të hynë në fuqi pas botimin në Gazetën Zyrtare të BE-së. Në total, BE deri më tani ka shënjestruar për të sanksionuar 183 individë dhe 26 subjekte bjelloruse.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja njoftuan gjithashtu masat e tyre ndëshkuese që synojnë entitetet bjelloruse, duke përfshirë edhe ngrirje të plotë të aseteve.

Në një deklaratë të përbashkët, BE, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara përmendën “sulmet e vazhdueshme ndaj të drejtave të njeriut dhe liritë themelore në Bjellorusi, shpërfilljen e normave ndërkombëtare dhe aktet e përsëritura të represionit”.

Javën e kaluar, udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Svyatlana Tsikhanouskaya vlerësoi guximin e BE-së për të vendosur sanksionet, por kërkoi “veprime më të ashpra” për të rritur presionin “mbi ndërmarrjet që janë monopolizuar nga Lukashenka dhe familja e tij”.

Kriza në kufirin BE-Bjellorusi ka kontribuar gjithashtu në tensionet e BE-së me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, një aleat i vjetër i Lukashenkës, i cili ka urdhëruar patrulla ajrore mbi kufirin e Bjellorusisë që kur ngërçi u intensifikua.

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko be aleksandër lukashenko be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet