LIVE UPDATES
Bota

BE, sanksione ndaj Kinës dhe Mianmarit për shkeljen e të drejtave të njeriut

22 Mars 2021, 18:03 Nga DOSJA
BE, sanksione ndaj Kinës dhe Mianmarit për shkeljen e të drejtave

BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të BE-së që u takuan të hënën në Bruksel miratuan sanksione të lidhura me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, Mianmar dhe Rusi, ndërsa blloku po zgjeron masat që vënë në shënjestër shkeljen e të drejtave të njeriut në nivel global.

27 vendet anëtare të BE-së do të vendosin katër zyrtarë kinezë dhe një entitet të drejtuar nga shteti në një listë të zezë për shtypjen nga Pekini të pakicës ujgure.

Masa simbolike, e raportuar nga diplomatët e BE-së dhe që pritet të shënohet në fletoren zyrtare të BE të hënën më vonë, bëhet hera e parë që Brukseli godet Pekinin për abuzimet e të drejtave të njeriut që kur Evropa vendosi një embargo armësh në vitin 1989 për shkak të shtypjes së protestës në Sheshin Tiananmen.

Ministria e jashtme e Kinës ka paralajmëruar se Pekini do të “reagojë me një dorë të fortë” kundër çdo ndëshkimi mbi veprimet e tij në rajonin perëndimor të Xinjiangut.

Masat janë pjesë e një pakete sanksionesh për të drejtat e njeriut që kanë në shënjesët dhjetëra individë në Rusi, Korenë e Veriut, Eritre, Sudanin e Jugut dhe Libi, thanë diplomatët.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm që tregon se sa të përkushtuar jemi (ndaj çështjes së të drejtave të njeriut)”, tha Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok.

Mekanizmi, i krijuar për ta bërë më të lehtë për bllokun që të sanksionojë abuzuesit e të drejtave të njeriu, filloi të përdorej këtë muaj me sanksionet e vendosura ndaj katër zyrtarëve rusë për burgosjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Diplomatët thanë se sanksionet e reja ndaj Rusisë do të kenë në shënjestër një numër individësh pas abuzimeve në rajonin e Çeçenisë, i cili drejtohet me një grusht të hekurt nga besniku i Kremlinit, Ramzan Kadyrov.

BE do të ngrirjë pasurinë e këtyre individëve dhe do të ndalojë dhënien e vizave për 11 zyrtarë të juntës së Mianmarit për shkak të rolit të tyre në puçin ushtarak muajin e kaluar dhe shtypjen e protestave pasuese.

“Ajo që ne shohim atje në aspektin e përdorimit të tepruar të dhunës është absolutisht e papranueshme”, tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“Për këtë arsye ne nuk do të jemi në gjendje të shmangim vendosjen e sanksioneve”, shtoi ai.

Mianmari është përfshirë nga trazirat që kur ushtria rrëzoi udhëheqësen civile Aung San Suu Kyi më 1 shkurt, duke shkaktuar një kryengritje masive që forcat e sigurisë janë përpjekur ta shtypin përmes një fushate dhune dhe frikësimi.

Diplomatët kanë thënë se ndaj bizneseve të lidhura me ushtrinë ka të ngjarë të vendosen sanksione në javët e ardhshme.

Lidhjet me Turqinë

Turqia do të jetë pjesë e rëndësishme e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ndërsa vendet anëtare debatojnë mbi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me Ankaranë pas një rritjeje të tensioneve vitin e kaluar mbi një territor në Mesdheun lindor.

Brukseli ka mirëpritur hapat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ulur tensionet duke rifilluar bisedimet me Greqinë mbi kufirin e tyre të debatueshëm detar.

Por mbeten shqetësime të mëdha, përfshirë gjendjen e të drejtave të njeriut pas operacioneve për të ndaluar një parti kryesore të opozitës dhe vendimit të Presidentit Erdogan për të braktisur një traktat global për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka hartuar një raport që përshkruan opsionet e bllokut për t’u diskutuar nga udhëheqësit në një takim virtual këtë javë.

Përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve kanë çuar në shtyerjen e diskutimit për të vendosur sanksione, për të cilin është rënë dakord në dhjetor, lidhur me shpimet për naftë nga Turqia pranë brigjeve të të Qipros. Heqja e kësaj çështja nga axhenda u bë nga frika se ajo mund të dëmtonte përpjekjet e Brukselit për përmirësimin e lidhjeve me Ankaranë.

“Ka sinjale të ndryshme nga Turqia”, tha ministri jashtëm gjerman Maas.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të qëndrojmë në dialog, por gjithashtu ta përdorim këtë dialog për të trajtuar çështjet ku ne besojmë se Turqia po dërgon sinjale të gabuara”, shtoi ai. 

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota be bruksel kine be bruksel kine

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim