LIVE UPDATES
Bota

BE konkurrencë Kinës/ Iniciativa e re globale “Global Gateway”

6 Dhjetor 2021, 08:21 Nga DOSJA
BE konkurrencë Kinës/ Iniciativa e re globale “Global

EUROPA- Me një kaskadë investimesh në vendet e varfra, Komisioni Europian kërkon t’i bëjë konkurrencë serioze Kinës. “Global Gateway” e BE do të jetë më atraktive se “Rruga e Re e Mëndafshit” që ka inicuar Kina.

Deri në 300 miliardë euro kërkon të mobilizojë Bashkimi Europian në 5 vitet e ardhshme për të investuar në projekte infrastrukturore në të gjithë globin, sidomos në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. “Global Gateway” quhet inicativa e re globale dhe përmban një shumë më të madhe parash për investime se sa ishte bërë e ditur. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen personalisht do të kujdeset për këtë program investimesh. Ai do të jetë në alternativë mbi bazën e vlerave demokratike kundrejt projektit kinez të njohur si “Rruga e Re e Mëndafshit”, i inicuar në virin 2013.

Ne tregojmë, se drejtojmë vështrmin jashtë për të mbështetur investime kudo në botë”, tha von der Leyen gjatë prezantimit të programit “Gateway ” në Bruksel. “Tek këto projekte bëhet fjalë për transparencë dhe mireqeverisje“.

Komisioni Europian kërkon të zmbrapsë influencën në rritje të Kinës, megjithëse nuk e përmend këtë shprehimisht. “Përmes kësaj oferte të një zgjerimi pozitiv të infrastrukturës botërore “Global Gateway” synon të investojë në stabilitetin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin. Përveç kësaj kërkohet të demonstrohet që vlerat demokratike, siguria dhe “fairness”, sjellin qëndrueshmëri për partnerët dhe avantazhe për njerëzit rreth e rrotull globit”, thuhet në programin e KE. Pyetjes nëse kjo iniciatvë shënjestron Kinën, Ursula von der Leyen i përgjigjet: “Kjo është një alternativë e qartë ndaj programeve të tjera.”

Mobilizim i kapitalit privat

Tek shuma prej 300 miliardë eurosh e investimeve, 135 milirdë euro deri në vitin 2027 do të merren me garanci nga “Fondi Europian i Zhvillimit të Qëndrueshëm”, KE kërkon që të joshë me “instrumenta të reja financiarë” kapitalin privat për projekte të përbashkëta. Banka Europiane e Zhvillimit në Luksemburg, shoqëri e Komisionit Europian do të luajë një rol qendror. 150 miliardë euro të tjera do të merren nga programe të ndryshme ekzistuese, institucione financiare të BE dhe programet e investimit të shteteve anëtare që do të bashkohen. Nuk bëhet fjalë për fonde të reja, por për metodë të re llogaritjeje. 18 miliardë eurot e tjera do të vijnë si garanci nga buxheti i zhvillimit të BE.

Shembull prodhimi i hidrogjenit

Si shembull konkret KE merr investimin në prodhimin e hidrogjenit në Afrikë. BE do t’i sigurojë me 3,5 miliardë euro garanci investimet private. Kundrejt kësaj vendet marrëse do të garantojnë që të eksportojnë prodhimin e hidrogjenit të lirë dhe pa barriera tregtie. Sigurisht Brukseli shpreson që sipërmarrjet europiane të kenë rol në ndërtimin e impiantëve të prodhimit dhe vënien në funksionim e shpërndarjen e hidrogjenit, thonë diplomatët europianë që kanë punuar për programin e ri të investimeve.

Projekt tjetër gjigand është vendosja e kabllove nëndetare për internetin e shpejtë në Detin e Zi. Në Jordani, BE mund të financojë një urë të re që do çojë në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

BE parashikon të mbështesë firmat europiane financiarisht me subvencione, me qëllim që ato të kenë sukses në tregjet e rregulluara ndaj konkurrentëve vendas, apo sipërmarrjeve të financuara nga shteti, siç bën Kina. Nga ana tjetër BE kërkon të vendosë standarde botërore në sektorë të caktuar të prodhimit industrial. Pikërëndesat e programit të ri “Global Gateway” do të jenë investimet në digjitalizim, mbrojtjen e klimës dhe energjive të rinovueshme. Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar rrugë, që eventualisht mund të çojnë në një port të financuar nga Kina, ishte shprehur muaj më parë presidentja e KE, von der Leyen.

Favori i Kinës

Kina ka një favor kohor, për shkak se filloi më herët me ngritjen e “Rrugës së Re të Mëndafshit” dhe mobilizoi disa qindra miliardë dollarë me programe të ndryshme të fondeve të zhvillimit. Rreth 70 vende marrin pjesë ndërkohe në programet e Rrugës së Re të Mëndafshit, mes tyre mjaft vende të BE dhe vendet e Ballkanit. Linjat hekurudhore kineze lidhin mjaft shtete të Europës me portet apo eksportues në Kinë. Kritikët e akuzojnë ekonominë kineze të planifikimit ,se i josh vendet e Rrugës së Re të Mëndafshit me kredi të lira, që çojnë në borxhe gjithnjë e më të larta shtetërore. Shembull për këtë është vendi i vogël ballkanik, Mali i Zi. Ai iu drejtua në verë me një thirrje ndihme BE-së, sepse nuk mundte të paguante më një kredi kineze për një projekt mbidimensional të autostradës. BE e refuzoi ndihmën në këtë rast. Autostrada për momentin përfundon në male. Kina ka ofruar shtyrjen e shlyerjes së kredisë.

“Global Gateway” ka potencial

Pjesëmarrja në projektet e Rrugës së Re të Mëndafshit nuk do të jetë kriter përjashtues për programin e ri të BE-së.Shtetet e interesuara mund të marrin pjesë në të dyja iniciativat. Ambasadori gjerman në BE, Michael Clauß, më parë ambasador në Kinë e quan “Global Gateway” një ide të mirë. “Global Gateway ka potencialin që të kthejë BE në një aktor eficient gjeopolitik. Për shumë partnerë oferta e një bashkëpunimi të barabartë me rregulla të bazuar në vlera do të jetë një alternativë e vërtetë për “Belt and Road Initiative”, tha Clauß në Bruksel.

Eksperti i financave të grupit kristianmodekrat në Parlametin Europian, Markus Ferber shikon me sy më kritik programin e ri të BE. BE qëndron strike në mbirregullimin dhe kërkon shumë kritere në dhënien e mjeteve të mbështetjes. Vëllimi vërtet që është rritur, por sistematika europiane e ngatërruar nuk ka ndryshuar.” Kina nuk do të ngrijë nga frika”, kritikon Ferber. Programi i ri “Global Gateway” duhet të miratohet njëherë nga Këshilli i Bashkimit Europian, përfaqësia e vendeve anëtare dhe Parlamenti Europian para se të livrohen fondet e para vitin e ardhshëm.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota komisioni europian ursula von der leyen komisioni europian ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Bota 6 Dhjetor 2021, 07:51

E pazakontë/ Afganët drogojnë qentë endacakë

AFGANISTAN- Një incident shqetësues po ndodh në Kabul, ku burrat e pastrehë u panë duke iu dhënë heroinë qenve endacakë. Mediat e huaja shkruajnë se afganët po ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet