LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëjetonte me burrin e dytë pa u ndarë me të parin, misteret e Marsida Qatjas, pronarja e ‘dupleksit’ ku ndodhi krimi

13 Tetor 2019, 21:06 Nga DOSJA
Bashkëjetonte me burrin e dytë pa u ndarë me të parin,

TIRANË– Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç

Martesa me bashkëshortin E.S. përfundoi ligjërisht më 8 Shkurt 2017. Kërkesa për divorc u bë nga burri i Marsidës, i cili argumentonte se mes tyre kishte grindje të vazhdueshme.

Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër.

Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qënë të mira.  Më pas konfliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shëndrruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person. Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka humbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”.

Martesa është një marrëdhënie sociale – juridike që karakterizohet nga ekzistenca e një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke midis bashkëshortëve në interes të familjes dhe të bashkëjetesës së përbashkët. Për aq kohë sa martesa është e ndërtuar mbi bazën e vullnetit të lirë të dy bashkëshortëve, nuk do të bënte sens vazhdimi i mëtejshëm i saj kur bashkëshortët, nuk kanë më vullnetin e përbashkët për të qëndruar të lidhur në martesë dhe për më tepër ata kanë humbur komunikimin midis tyre dhe jetojnë të ndarë nga njëri – tjetri dhe e paditura ka filluar një tjetër bashkëjetesë, fakt i pranuar prej saj në gjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit, të siguruar nga tvklan.al.

Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit Gusht çdo vit.

Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.

Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit.

Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kërcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përleshje me armës mes Dritan Haxhollit dhe policit të burgjeve Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.

Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin.

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida qatja misteret e marsida qatjas vrasja per te dashuren ne kavaje marsida qatja misteret e marsida qatjas vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Tetor 2019, 16:09

TIRANË–Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti Unaza e Madhe. Në krye të b...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit