LIVE UPDATES
Politike

Basha takon kryesinë e Shoqatës “Durrësi”, anëtarët: Vër dorë, ktheji identitetin këtij qyteti! Kryedemokrati: Edhe

4 Prill 2021, 14:40 Nga DOSJA
Basha takon kryesinë e Shoqatës “Durrësi”,

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit, ku dhe ka takuar anëtarët e shoqatës për mbrojtjen e qytetit me emrin “Durrësi”. Basha ka dëgjuar të gjitha problematikat e anëtarëve të kësaj shoqate, të cilët thanë se në qytetin e Durrësit është bërë një masakër urbane dhe se në vitet e fundit, Durrësi i ka humbur të gjitha vlerat e tij turistike dhe historike. Ata gjithashtu i kanë kërkuar Bashës, që Durrësi të rikthehet siç ka qënë me vlerat që ka pasur.       

“Shoqata jonë është një shoqatë jo fitimprurëse e cila ka qëllimet e veta dhe qëllimi kryesor i saj është mbrojtja e vlerave të qytetit të Durrësit. Një qytet që po i ikën lavdia nga dita në ditë , një qytet 3 mijëvjeçar ka lavdinë e vet të padiskutueshme në gjithë Shqipërinë edhe në të gjithë rajonin por kjo lavdi është shkelur me këmbë dhe masakra urbane ka bërë atë që Durrësi sot nuk është më për mendimin tonë, të gjithë ne që jemi këtu. Nuk është më ai Durrës si qytet turistik, si qendra e Ballkanit madje mund të them. Dhe pikërisht për këto kjo shoqatë është shumë e shqetësuar në lidhje më këtë masakër urbane që është bërë këtu duke filluar që nga Veliera. Çfarë përfaqëson Veliera? Veliera përfaqëson hyrjen nga Durrësi që është nga porti. Jo nuk shihet më bulevardi dhe gjelbërimi i Durrësit por çfarë shihet? Shihet një palë hekura dhe sikur ne jemi brenda hekurave të burgosur. Me zbulimin arkeologjik që u bë atje, ne mbuluam historinë 600 vjeçare të armatimeve që ishin aty, të shtëpisë së princ Vidit. Pavarësisht se ishte një princ i huaj por ishte një udhëheqës i këtij shteti që formoi shtetin në 1914. E mbuluam dhe atë dhe shumë e shumë gjëra të tjera për Durrësin, mos të themi tani te zhdukja e të gjithë kondicioneve urbane, zhdukja e gjelbërimit në Durrës dhe betonizimi i plotë i qytetit, si në Durrës, si në plazh, duke humbur këtu të gjithë ngjyrat e veta që ka ky qytet. Në këtë kuptim, ne kërkojmë Partinë Demokratike dhe ju në pozicionin e kryeministrit të ardhshëm që të vendoset dorë mbi Durrësin dhe Durrësi të kthehet në identitet.” – u shpreh një nga përfaqësuesit të Shoqatës së Durrësit.

Një tjetër anëtar i kësaj shoqate tha se Durrësi komandohet nga hajdutë, të cilët po e vjedhin dhe po e shkatërrojnë të gjithë qytetin. Gjithashtu një tjëtër shqetësim që ka ngritur kjo shoqatë është edhe tjëtërsimi i pronave të tyre, të cilat sipas tyre qeveria po synon tua marrë.    

“Tani, Durrësi ka shumë probleme se dimë që komandohet jo nga socialistët por nga hajdutët të cilët kanë vjedh ç’do gjë, kanë shpërdoruar ç’do gjë, kanë shkatërruar ç’do gjë dhe ne shpresojmë që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, me ju kryeministër në krye shpresojmë që të kemi ndryshime. Pronarët e vjetër durrsak kanë një kërkesë. Të bëhet shteti i së drejtë jo shteti ligjor sepse ai domethënë sepse ai me ligj i ka të gjithë vjedhjet që i ka bërë me PPP i ka bërë me ligj në parlament. Domethënë ligji nuk është me të drejtën. Ne kërkojmë që shteti të kthehet në shteti i së drejtës. Nëpërmjet shtetit të së drejtës ne kërkojmë rikthimin e ligjit të pronave. Ligji i pronave është abuziv, nuk lejon pronarin me investuar, por duhen vijnë të investojnë jo nëpërmjet qeverisë por nëpërmjet kontratave me pronarët. Tjetër gjë përveç pronave, kërkojmë që të ndryshohet sepse vendimet e gjykatës marrin formën e prerë vetëm nëpërmjet Gjykatës së lartë, për proceset e pronave dhe të pronarëve. Kërkojmë sipas procedurës civile, ligji domethënë vendimi të marrë fuqi në gjykatën e apelit siç është në të gjithë vendimet e tjera siç ka qenë edhe për vendimet e këtij kthimit të pronave” tha ai.

Ndërkohë që Basha pas shqetësimeve të qytetarëve, tha se Durrësi është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, për shkak se kontrollohet nga bandat dhe se me ardhjen e tij në pushtet do të vendos dorë mbi qytetin e Durrësit. Basha u shpreh se nëse vjen në pushtet do të ndalë shkatërrimin e qytetit dhe do të bëjë një plan për të nxjerrë në pah të gjitha pasuritë dhe vlerat artistike dhe kulturore që ka Durrësi. Basha gjithashtu u ndal te shqetësimi mbi pronën që i thanë qytetarët, ku tha se do të garantojë respektimine pronës dhe kthimin e tyre te pronarët e vërtetë    

Së pari ju falënderojë edhe një herë për këtë mundësi! Për mua personalisht është një nder dhe kënaqësi ta dëgjoj, qytetarinë e Durrësit, përfaqësuesit e qytetarisë së Durrësit, t’i shprehin shqetësimet e tyre, por po kështu të kërkojnë zgjidhje nga Partia Demokratike dhe nga unë. Sepse kjo tregon që Durrësi dhe durrsakët kanë pritshmëri legjitime nga qeverisja e ardhshme. Dhe as nuk mund të zgjidhen me premtime që bëhen në prag fushatash dhe pastaj braktisen. Në prag të fushatës së kaluar u premtuan kulla 40, 50 katëshe në Tiranë me investime nga Arabia. Asgjë nuk ndodhi!

Tani premtohet tjetërsimi i portit të Durrësit, pa pikë transparence, pa pikë konsultimi. Respekti për pronën, respekti për djersën, për krenarinë e gjeneratave të tëra të familjeve durrsake. Respekti për trashëgiminë kulturore dhe një plan i mirëmenduar urbanistik dhe turistik janë në themel të zhvillimit të Durrësit të ardhshëm, janë themel të angazhimeve tona karshi qytetarëve të Durrësit dhe ekonomisë së Durrësit. Ka një lajm të mirë gjithë këto lajme të këqija që me gjithë këtë kaos, me gjithë këtë mungesë totale konsiderate për trashëgiminë kulturore, me gjithë mbërthimin e vendimmarrjes nga një grusht bandash që gjithë Shqipëria e di siç e di Durrësi që për 10 vite çdo vendim nga vendimet më të mëdha deri tek vendimet më të vogla janë bërë, janë firmosur me dorën e bandave dhe simbolizohen nga ai që sot është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe pavarësisht prej kësaj Dako vazhdon të jetë nën hije bashkë me Çelën, vazhdon të jetë dora e djathtë e Edi Ramës në Durrës. A janë këta njerëzit që pas tetë vitesh shkatërrim të ekonomisë së Durrësit, trashëgimisë kulturore të Durrësit, të pronave të durrsakëve. A janë këta që meritojnë edhe katër vite të tjera? A kanë këta zgjedhje për qytetarët e Durrësit? Sigurisht që jo.

Ajo që duhet të bëjmë është që të mos të lëmë asnjë durrsake dhe durrsak pa votuar. Të dalim masivisht sepse ndryshimi vjen përmes votës dhe përmes kutisë së votimit dhe ky ndryshim për ne do të thotë së pari të korrigjojmë këtë gabime të tmerrshme që në bazë faktikisht kanë afera korruptive dhe të vëmë një moratorium dhe më pas një plan të qartë për të mbrojtur dhe për të nxjerrë në pah pasuritë, thesaret e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Së dyti, të zbatojmë ligjin dhe të garantojmë nderimin dhe respektimin dhe shenjtërimin e pronës dhe përdorimin apo zhvillimin e saj vetëm në dobi dhe në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke e zhbërë si fillim ligjin e shpronësimit të dytë që është një angazhim që ne e kemi marrë edhe para shoqatave të pronarëve. Së treti të çlirojmë nga vargonjtë me të cilat është lidhur çdo potencial zhvillimi në Durrës, nga universiteti i cili me planin tonë dhe në bashkëpunim me universitetet europiane dhe Komisionin Europian do të kthehet në një qendër mesdhetare të kualifikimit të rinisë durrsake dhe të rinisë së Shqipërisë në profesione të cilat përshtaten me kërkesën e madhe të një tregu dinamik pune në Europë por që këto profesione t’i ushtrojnë këtu, qofshin këto në fushën e inxhinierive apo ën fushën e turizmit apo në fushën e informatikës. Në raport me shtresat në nevojë angazhimet tona janë të qarta. Ato probleme që ju shtruat unë i kam diskutuar me përfaqësuesit që ju përmendët dhe kemi rënë dakord në parim edhe për një marrëveshje kuadër që do të përbëjë bazën e marrëdhënies me respekt të ndërsjelltë, me dialog dhe me një vendimmarrje transparente që do të burojë gjithmonë përmes konsultimit me personat me aftësi të kufizuar, po të njëjtën gjë do të bëjmë për ndihmën ekonomike, dyfishimi i të cilës është një nga angazhimet e menjëhershme të cilat do të vëmë në zbatim, sepse Durrësi dhe gjithë Shqipëria, për fat të keq gjatë këtyre 8 viteve ka njohur një rritje të numrit të familjeve që janë në nevojë ekonomike, por mbi të gjitha për ne është e rëndësishme të vëmë në lëvizje zinxhirin e ekonomisë, ingranazhet  ekonomike dhe këtu Durrësi ka nevojë për vëmendje të menjëhershme, ka nevojë për fonde, jo thjeshtë për të sprapsur pasojat e tërmetit, për ta bërë rindërtimin realitet duke vënë interesat e të dëmtuarve dhe të ekonomisë së durrsakëve të parat dhe jo të mbushim xhepat e disa kontraktorëve, e disa kompanive fantazmë që në fakt janë pushtetarët që fshihen pas tyre”, tha Basha.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit