"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Basha takohet me fasonët: Kanë probleme të shumta, qeveria nuk i mbështet. Nëse famlimentojnë rrezikohen 70 mijë vende pu
29 Prill 2020, 18:08Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ka dërgjuar shqetësimet e tyre dhe shton se ky sektor po përballet me probleme të shumta.
Më tej numri një i PD shton se qeveria në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, u ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. “Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre”, shkruan më tej Basha.
REAGIMI I PLOTË
Sot bisedova me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, z.Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësimet e tyre të mëdha për krizën. Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.
Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre. Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka shpërthyer sot në fyerje e sharje kundër kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Në një koment të lënë ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka folur lidhur ndikimin që koronavirusi do të ketë në ekonominë dhe në turizmin vendas. I ftuar në rub...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video në Facebook nga protesta e disa punëtorëve, të cilat nuk kanë përfituar nga pl...
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur sot një shqetësimi të një muzikanti. Në një deklaratë në Facebook, Rama mori një pyetje nga një muzik...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij, ka bërë me dije se nesër ministrja e Arsimit, Besa Shahini do të japë një tjetër njoftim m...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot të gjithë ata që nuk kanë arritur që të marrin pagën e luftës nga paketa e dytë. Në një deklaratë, ku u është ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po shikon mundësitë për hapjen e bizneseve të cilësuara si të rrezikshme për transmetimin e koronavirusit. Ram...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja për uljen e pensioneve dhe pagave për të përballuar situa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se pas javës së parë të majit, do të ketë lehtësime lidhur me rregullin për karantinimin në hotel të emigrant...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga zyra e tij ka folur lidhur me lirimin e masave ndaj koronavirusit. Kreu i qeverisë bëri me dije se ...