LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me biznesin në Durrës: Shteti të mos u bllokojë rrugë! Sipërmarrësi: Kostot po rriten çdo ditë, nuk kemi pa

19 Nëntor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Basha takim me biznesin në Durrës: Shteti të mos u bllokojë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me takimet e tij me bizneset. Rama ishte sot në Durrës ku u takua me sipërmarrësin e një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri, fabrikën e Bardhyl Baltëzës, sipërmarrës i vjetër që mban në punë më shumë se 160 punëtorë në ndërmarrjen e tij.

Përballë Bashës, Baltëza tha se biznesi shqiptar po vuan barrën e rëndë fiskale të qeverisë, çmimin e lartë naftës, dritave, ujit dhe shumë e shumë shpenzimeve të tjera. Të gjitha këto shpenzime rrisin kostot e prodhimit, duke ulur fitimin dhe rënduar akoma dhe më tepër pozitën ekonomike të biznesit shqiptar. Biznesi prodhues ishte një nga sektorët më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemisë.

Dhe të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent. Të gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime. Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë, çdo ditë aq më tepër sot na thonë tani që ne mbetjet, ne pak mbetje kemi, nuk kemi ndonjë kush e di se ca, po që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë ne duhet të paguajmë 50 euro për ton transportin, edhe 50 euro atje në hyrje plus transportin, këto janë në kurriz të punës këtu. Ore nuk është problem që, hajde se paska njëri me paguar, problem është i rritjes së kostove fiktive atyre parave që harxhohen për kot se në fund, në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektivitet jo kot rrit për hiç gjë kot. Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta,”-u shpreh sipërmarrësi Bardhyl Baltëza gjatë bisedës me kryetarin e PD.

Basha vlerësoi punën shumëvjeçarë të kësaj sipërmarrjeje në qytetin e Durrësit. Ai falenderoi Baltëzën për humanizmin e treguar në mbajtjen në punë të më shumë se 160 punëtorëve, pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga pandemia dhe mungesës së ndihmës nga shteti. Kryedemokrati përsëriti edhe njëherë propozimet që Partia Demokratike ka ofruar tashmë prej disa javësh në ndihmë të biznesit prodhues: 200 mijë lekë të vjetra në muaj do të shkonin për çdo punëtor të rimarrë në punë nga biznesi dhe interes 0 për bizneset që marrin kredi për të paguar pagat e punëtorëve të tyre. Kryetari i opozitës ritheksoi premtimin për taksën e sheshtë 9 % dhe atë për sigurimet shoqërore 18 %, teksa një ndër vendimet kryesore të qeverisë re do të jetë ulja e çmimit të naftës, si një masë që do të ulë ndjeshëm koston për biznesin.

7 vjet krizë ekonomike janë rënduar për shkak të pandemisë dhe natyrisht për Durrësin janë rënduar edhe për shkak të tërmetit. Ka ardhur koha që të kemi një qeveri që të gjithë vëmendjen energjinë, financat, masat, planet strategjinë, t’ia kushtojë ekonomisë, t’ia kushtojë shëndetit shqiptarëve. Ndaj dua t’ju them që për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian, dhe për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju. Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes. Ju falenderoj shumë dhe masat që kemi parashikuar në programin tonë shpresoj që do të jenë konkrete, të prekshme e t’ju japë ndihmën që ju meritoni. Mos t’ju lëmë vetëm, se e vështirë në këto kushte është të mbash një familje me katër veta, jo më një familje me 160 veta siç po mbani ju, për të cilën edhe njëherë ju shpreh respektin dhe admirimin tim, dhe ju siguroj që nesër do keni mbështetjen e shtetit,”– tha Basha.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon bizneset ne durres lulzim basha basha takon bizneset ne durres lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj