"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Basha s’ia pranoi ‘akordin’, Rama ndryshon version: I kërkova bashkëpunim, por si opozitë, ne do fitojmë. Iliri doli m
15 Prill 2021, 15:04Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar versionin e ofertës që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha, jo më larg se dje. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik në Lezhë, Rama the se nuk kërkonte qeveri PS-PD por bashkëpunim me demokratët në opozitë. Duke shtuar kështu se ishte i bindur që zgjedhjet e 25 prillit do t’i fitonte Partia Socialiste.
Por nuk u ndal me kaq! Kreu i qeverisë sërish nuk e kurseu ironinë ndaj numrit një të opozitës duke e cilësuar si një “kukull me bateri” që kurdiset herë nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe herë nga presidenti Ilir Meta.
“Lulin është si një kukull, një natë e kurdis Saliu, një natë Iliri. E patë çfarë bëri? Ma thanë kur po vija. Kishte dalë në konferencë e thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje thashë jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, se PS do i fitojë zgjedhjet. Por ama nëse e është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike. Por ama i thashë kam një kusht të ndahet nga Saliu e Iliri. Kukulla të ndahet nga çelësi që e kurdis. Luli vrapon të thotë jo se po tha po i heqin baterinë dhe nuk bën më. Është kukull me bateri, është njëherë Spiderman dhe njëherë Borëbardhë, me 7 xhuxhat që i vijnë nga pas. I fsheh nuk i merr. Njëri pi raki, tjetri merr borxhe. Megjithatë po e përsëris të bashkëpunojmë. Duan, nuk duan, ne do ta bëjmë këtë vend, kësaj punë i ka vdekur nëna,”-tha Rama në fjalën e tij.
Dje, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD iu përgjigj duke u shprehur se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.
LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar episodin kur kryedemokratit Lulzim Basha iu shtrua sheqer gjatë vizitës së këtij të fundit në qytetin e Lezhës. I...
FIER– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar takim me qytetarët në Fier dhe Vlorë. Nga Fieri, edhe njëherë sqaroi se nuk kishte bërë thirrje a...
TIRANË– Tema e patronazhistëve të Partisë Socialiste të cilët ditët e fundit janë bërë tema kryesore e mediave lokale, ka bërë që të kthehemi pas në kohë d...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama duket se nuk i sheh grumbullimet që zhvillohen tek aktivitetet e tij elektorale. Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama tha se ...
LEZHË– Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duket se ka “harruar” gjuhën letrate gjatë fjalimit të saj në Lezhë. Teksa fliste para socialistëve të grum...
LEZHË– Ish-prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca nuk është përmbajtur por ka “shpërndarë” dashurinë e tij për të gjithë socialistët.Gjatë një aktivite...
LEZHË– 10 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve! Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të ndryshojë “taktikën” e aktiviteteve politike që po zhvillon në qyte...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripostuar mesazhin e ipeshkvit të Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta. Kim shkruan se thirrja e D...
TIRANË– Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike tha se me qeverisjen e kryeministrit Rama, Shqipëria ka mbetur në vend-numëro.Në një dek...
Politike15 Prill 2021, 12:45
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka denoncuar se është tentuar të ndërhyhet në qendrën e njësisë numër dhjetë në Tiranë, ku do të votohet në mënyrë elektronike...