LIVE UPDATES
Politike

Basha pritet me fli! Vizita në familjen kuksiane, kryedemokrati: E preferuara ime

2 Prill 2021, 13:37 Nga DOSJA
Basha pritet me fli! Vizita në familjen kuksiane, kryedemokrati: E

KUKËS– Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë. Basha tha se flija është ushqimi i tij i preferuar e se është tradita e trevës.

BISEDA:

Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.
Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.

Kryefamiljarja Midie Gjana, në bisedën që pati me Bashën shprehu disa probleme që kanë banorët e kësaj zone. Ajo tha se papunësia është një nga shkaqet kryesore të emigrimit të njerëzve, e cila vet ajo po e vuan me djemtë e saj që i janë larguar jashtë.

“Tani emigrimi, papunësia. Është bërë keq! Emigracioni ka qenë kur ka qenë, tani është bërë vështirë. Qiraja është shumë shtrenjtë. 400 euro. Flenë nëpër bodrume se s’kanë dhoma të tjera. Mbrapa plus që kanë taksa më the të thash këto që janë me letra se ato në të zezë nuk bëhet fjalë fare. Edhe kur të kthehen duhet me ngrënë dhe me pi për vete kur të kthehen me sjellë gjë tek familja nuk ngel gjë , udhëtimi është pak i vështirë se ato biletat edhe me tren edhe me të gjithë të tjerat shtrenjtë. Domethënë, nuk ju bie gjë me e lënë diçka mangët për vete me e sjellë këtu.

Ajo gjithashtu tha se pensioni që merr bashkë me të burrit, nuk i del për asgjë.

100 mijë lekë. Vetëm këtë, se di po nuk del shumë. Edhe ky edhe ai, po nuk del, një ilaç një send. Një çokollatë fëmijëve me ua blerë kur i dërgoj tek shkolla dhe kur i sjell, muajin se arrijmë.” – u shpreh Midie Gjana.

Basha tha se Kukësi mundësitë i ka, por arsyeja e gjendjes ku ndodhet është nga harresa që qeverisë në 8 vitet e fundit. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të investojë në infrastrukturë, në mënyrë që të kthejë vëmendjen e turistëve europian dhe sipërmarrjeve vendase për të investuar në Kukës.

“E para e punës infrastruktura e dyta duhet me pas një klimë biznesi pozitive. Se edhe të huajt mund të vijnë të investojnë por edhe djemtë tuaj, fëmijët tuaj që kanë ikur në emigracion mund që kursimet e tyre t’i kthejnë këtu e të investojnë.
Njësoj si shtëpia që do drejtimin edhe vendi do qeverinë, prandaj po ta marr shembull Kosovën sepse atje qeveria i ndihmon me grante, i ndihmon me kredi të buta. E ndërtojnë një bujtinë, e ndërtojnë një restorant, e ndërtojnë një hotel, shkojnë turistët. Sa prej Shqipërie shkojnë verë për verë dëgjoj madje dhe gjatë dimrit shkojnë në bjeshkët e Kosovës dhe kalojnë pushimet atje. Po bjeshkët tona janë po kaq të bukura, nga Kukësi në Tropojë, nga Kalaja e Dodës në Alpe. Në jug ka bukuri të rralla natyrore.
Në Qershor kam bërë për herë të parë ecje në këmbë nga Lugina e Valbonës kam shkuar në Theth. Një bukuri përrallore. Turistët europian i dashurojnë këto bukuri të radha, sepse në fakt jo të gjithë duan thjesht të shkojnë të kalojnë një javë në plazh e në det, kanë dëshirë shumë prej tyre me shëtit, me shëtit malet. Për shembull ka shumë gjermanë, austriakë, polakë, çekë që i dashurojnë malet. Problemi është që ne nuk i kemi ofruar infrastrukturën e nevojshme. Po ti ofrojmë infrastrukturën në vend që të vijnë 10 do të vijnë 100, vitin tjetër do të vijnë 1 mijë, vitin tjetër do të vijnë 10 mijë. Pra, në radhë të parë t’jua kthejë, investimi i parë është rruga. Po s’pati rrugë s’ka asnjë gjë. Investimi i dytë është uji i pijshëm. Investimi tjetër është energjia elektrike. Dhe kur i bëjmë këto investime pastaj mbetet edhe t’ju mbështesim me kredi të buta me grande. Të gjitha këto para që hidhen në këtë mënyrë kthehen 10 fish sepse të gjithë turistët që vijnë, sjellin me vete paratë e tyre, sjellin me vete edhe reklamën për nesër. Ndryshim do të thotë të hapësh vende pune, të rritësh rrogat e njerëzve dhe kur të ndodhë kjo të jeni të sigurt që një nga pasojat më të mira për Kukësin do të jetë që rinia do ta mendojë dy herë para se me ik.” –tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne kukes zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne kukes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari