LIVE UPDATES
Politike

Basha premtime mësuesve: Rroga minimale për ju do jetë 700 euro, Rama kopjoi PD

12 Nëntor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Basha premtime mësuesve: Rroga minimale për ju do jetë 700 euro,

TIRANË– Gjatë takimit me mësuesit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se testimet në vend janë në nivel të ulët, sidomos mes mësuesve.

Basha u shpreh se Partia Demokratike prej javësh ka përsëritur thirrjen për testim masiv dhe të vazhdueshëm për mësuesit, si një masë primare për parandalimin e infektimit në institucionet arsimore. Kjo masë dhe si dhe pajisja e tyre e përditshme me maska, higjienizues si dhe dezinfektim periodik të ambienteve mësimore, duhet të ishin masa që duhej të ishin marrë qysh prej fillimit të vitit shkollor, për të shmangur infektimin masiv të mësuesve dhe nxënësve.

Kryedemokrati përsëriti premtimin se qeveria e re e dalë nga 25 prilli, do të rrisë buxhetin vjetor për arsimin, duke synuar rrogën minimale 700 euro për mësuesit. Prioritet do të jetë arsimi profesional, teksa asnjë fëmijë shqiptar nuk do të privohet nga e drejta për t’u arsimuar për shkak të gjendjes ekonomike.

FJALA E PLOTE E BASHËS

Ju falenderoj unë ju për kohën që ndatë, keni ardhur pas një dite tjetër të gjatë e të vështirë, j’ua mirëkuptoj dyfish,, tani dy gjëra dua t’ju them emergjenca padyshim është pandemia sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Këtu ne prej fillimit kemi kërkuar edhe do vazhdojmë të kërkojmë që ju të keni trajtimin që kemi kërkuar dhe për mjekët dhe infermierët. Trajtim mbrojtës do të thotë depistimi, pra testimet tuaja të vazhdueshme je kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve dhe kjo është arsyeja që prej fillimit kërkova testim masiv të gjithë mësuesve kur fillojë sezoni arsimorë, dhe prapë do insistojë, do ta ngrejë zërin, do të bëj gjithçka në këto muaji të fundit të kësaj qeverie, jo thjesht duke ekspozuar problemin që e thatë ju më mirë seç do ta thoshte çdokush prej nesh, por duke kërkuar që t’i vënë gishtin kokës se ditë për ditë arsimtarët po humbin jetën. Së dyti marrja e masave në ambientet arsimore, higjenizimi, uji I rrjedhshëm, pastrimi pikërisht, dezinfektimi dhe maskat. Çfarë i kushton shtetit të blejë mjaftueshëm maska falas për arsimtarët. Kjo është arsyeja se pse duhen protokolle të qarta, protokollet e ajrosjes, të ventilimit, oraret kur ju duhet të dilni dhe të merrni frymë lirisë, të hiqni maskën, siç e kanë ato vende të cilat ndjekin këto praktika të pranisë së kufizuar, kjo më sjell tek pjesa e dytë që shkon përtej pandemisë, shkon tek ato hapa dhe reforma që do ndërmarrim për gjithë sistemin arsimor. Më keni dëgjuar të flas për sistemin universitarë, nuk e di më keni dëgjuar kur kam thënë të gjitha këto po I bëmë zero do vlejnë po se filluam me parashkollorin. Prandaj dua t’ju siguroj duke ju parë në sy edhe duke e përcjellë këtë mesazh edhe tek kolegët tuaj që investimi financiarë tek I gjithë sistemi shkollor me theks edhe tek sistemi parauniversitar, është zotime dhe pjesë e planit tonë në qeverisjen e ardhshme. Me planin tonë gjeja e parë që do të bëjmë, është që niveli I financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje e buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian me një qëllim. Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve. Paratë e njerëzve nuk do ti shpenzojë, nuk do t’i çojë, nuk do t’i transferojë në kuptimin më letrar të fjalës, më tekstual të fjalës në plehra por do ti çojë tek shëndeti, tek arsimi, tek jeta dhe tek ekonomia shqiptare. Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet. Natyrisht kjo sfidë e shton edhe më shumë domosdoshmërinë e dixhitalizimit të vërtetë jo prerje e vetë shiritave dhe pompozitetit që përdoret vetëm për kronikën e radhës e për propagandën e ditës dhe kjo është një sfidë të cilës ne duhet ti përvishemi sepse me të vërtetë brezi me të cilin ju po edukoni është në vetvete një brez dixhital dhe kjo do të thotë investim në teknologji, investim në kualifikimin tuaj. Kjo do të thotë investim në pajisje për të gjithë duke përfshirë ato familje që nuk i kanë mundësi të kenë as pajisjet më të thjeshta për fëmijët e tyre. Tekstet falas që ishte propozimi ynë dhe që na vjen shumë mirë që e morën por e morën pjesërisht dhe me hile siç i marrin gjithmonë ,kopjacët. Të gjithë kemi pas kopjacë në klasë, kopjacë perfektë nuk ka. Duken kopje tekstet do të jenë falas nga klasa e parë deri tek klasa e nëntë. Ne do të ndjekim me këtë shembujt më të mirë të rajonit dhe standardet europiane. Përsa i përket arsimit profesional të mesëm duhet t’ju them që është dhe do të jetë një prioritet është sot një prioritet program dhe do të jetë në veçanti I financuar nga qeveria. Këto janë me pak fjalë apo me pak pika ato që ndahen sot ne programin tonë arsimor një pjesë e mirë është bërë në bashkëpunim me ju dhe në dialog me ju dhe me ekspertët më të mirë që padiskutim ekspertët më të mirë për arsimin që ka partia demokratike ju I njihni mirë ata. Kemi mësuar edhe nga dështimet e kësaj qeveria që janë të panumërta kemi mësuar është nga provoja e mëparshme. Synimi do të jetë që asnjë bir apo bijë shqiptari të mos mbetet pa studiuar për shkak të rrethanave ekonomike të familjes dhe dua ta mbyll Duke ju kërkuar që të keni vëmendje dhe kujdes maksimal. Nuk mjafton të lutem për shëndetin tuaj. Dua edhe t’jua them, ju na keni mësuar kur kemi qenë nxënës që mësuesi është prind I dytë edhe duhet të kërkojë. Tani ne i kërkojmë prindërve të kenë kujdes dhe unë ju kërkoj ju si prindërit e dytë të shoqërisë, të keni kujdes maksimal për shëndeti tuaj, të mbroni veten tuaj, në kushte shumë të vështira. Sikundër dua t’ju siguroj, t’ju garantoj se nuk do të rresht së përsërituri dhe të bëj çdo hap të mundshëm për të garantuar një mbështetje financiare anti-covid për shkollat shqiptare, për mësuesit shqiptar, natyrisht për nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra. Ju uroj shëndet ju dhe familjeve tuaja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me mesuesit 12 nentor 2020 lulzim basha me mesuesit 12 nentor 2020

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci