LIVE UPDATES
Politike

Basha në Cërrik! Pritet nga qytetarët me brohorima, zotimi para fermerëve:150 milion euro në vit për të futur fermerin sh

8 Prill 2021, 07:39 Nga DOSJA
Basha në Cërrik! Pritet nga qytetarët me brohorima, zotimi para

ELBASAN–Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuzizëm nga qytetarë dhe simpatizant në qytetin e Cërrikut. Duke i falenderuar për mikpritjen, ai tha se pas 8 vite dështim dhe keqqeverisje, njerëzit nuk durojnë më. Për këtë Basha kërkoi votën më 25 prill, që t’ja mbyllim të keqes derën dhe të filloj rruga e ndryshimit.


“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banore dhe banorë të Cërrikut, faleminderit nga zemra për këtë pritje në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë! Jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja. Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogëla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej. T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej. Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim. Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më , një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!” – tha Basha.

Më tej keyetari i PD, ka biseduar me fermerë të fshatit Shalës, në Cërrik, rreth problemeve që i shqetësojnë. Si të gjithë fermerët e tjetër, ata thanë që mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut, çmimi i naftës dhe infrastruktura bujqësore, janë treguesit e inekzistencës së shtetit në këtë zonë.

“Kam 2 vjet që merrem me perime. Kultivoj dhe kam një sipërfaqe tjetër prej kaq, 3 dynym të tjera janë me kungull dhe afërsisht janë 6 dynym. Të punësuar si familje. Por këtu ka një diçka që nuk shkon. Që nuk ka shkuar. Mungon subvencionimi. Mungon tregu i shitjes, është shumë i dobët. Tani unë të gjithë këto shpenzime që kam bërë këtu nuk kam, nuk ka pyetur njeri sa ke shpenzuar e sa s’ke shpenzuar. Edhe rruga që erdhët juve, edhe uji edhe energjia elektrike që kam marrë rreth 750 metra lart të gjitha janë shpenzimet e mia. Energjinë elektrike e paguajmë 150 lekë të vjetra kë. Biznes i madh kur unë nuk mund të siguroj të ardhurat minimale me këto që shes. Unë prodhoj, por nuk arrij ta shes. Mbështetje me subvencione nuk ka fare.” – u shpreh një nga fermerët.

“Unë jam një fermer që merrem me frutat, me frutat merrem unë, pjeshkë dhe mollë. Kam 15 vjet që merrem deri tani nuk kemi patur një lekë. Përveç kësaj që nuk arrijmë dot të kapim tregun, se nuk kemi ato kushte, neve vuajmë edhe për çmimin e naftës. Tjetër, ne vuajmë se unë marr toka me qira këtu, sistemin e vaditjes, kanalizimet. Nuk ka këtu kanalizime, e të vijë skavatori, rri dy muaj pa punë rri aty se nuk ka naftë, se mua më intereson. “Nuk ka naftë” thotë shoferi, “nuk punoj dot” edhe ikën pastaj.” – tha një tjetër fermer.

Basha shpjegoi programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion subvencione vit për vit për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe zgjidhjes së problemit me pronat. Ai tha se subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin që kanë fermerët që është mungesa e tregut.

Për të thithur grante, kryesisht nga Bashkimi Europian, por jo vetëm. Bujqësia ka vend qendror në programin tonë. Kjo verifikohet fare lehtë, ky përkushtim, ky angazhim ndaj bujqësisë verifikohet lehtë, në radhë të parë në buxhetin që ne planifikojmë nga taksat e shqiptarëve. 100 milionë euro subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit. Subvencionet do të shkojnë drejt për drejtë tek fermeri, drejtpërdrejtë do të thotë, në radhë të parë pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in që i kërkohet biznesit, sipërmarrjes normale, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit. Pra subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin më të madh që keni ju, që djersa në vend që t’iu kthehet në bekim ju kthehet në mallkim, në vend që t’iu prodhojë mirëqenie ju fut në borxh dhe prodhimet në vend që të shiten groposen. Subvencionimi zgjidh edhe problemin që tha zotëria të imputeve bujqësore pjesërisht, zgjidh problemin e kostos që kjo sjell tek prodhimi, që nga farat, fidanët, që nga pesticidet dhe plehrat kimike dhe sigurisht, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër që është taksa që Rama i vuri karburantit këto dy mandate.

Problemi tjetër është problemi i infrastrukturës, më the çdo gjë e ke bërë vetë, rrugën 750 metra linjën elektrike etj. Pse? Sepse në këto 8 vite të mbushura me dështime nuk është investuar as në infrastrukturën urbane. Shiko, unazën e Tiranës 8 vjet se mbaruan dot, ne bëmë dy tunele, Kalimashin dhe Elbasanin, autostrada, rrugë. Këta nuk mbaruan dot unazën e Tiranës që e gjetën gati me projekt, me financime, me të gjitha. Pra, me këtë plan ne e fusim bujkun shqiptar, fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar dhe agro-përpunuesin shqiptar në treg, sepse sot jeni jashtë tregut. Po falimentoni po largoheni, fëmijët po shkojnë në emigracion, madje përfitojnë me shkuar si mëditës në vendet fqinj në vend që punojnë në tokën e begatë nga zoti. Ky angazhim do të marrë formë menjëherë dhe do të zbatohet pa burokraci, nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, sepse certifikatën e tokës ti ke se s’ta kam dhënë unë, s’ta ka dhënë shteti, deri sa ta zgjidhi shteti. Dhe në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi.” – tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne cerrik lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne cerrik lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 8 Prill 2021, 07:30

TIRANË– Greva e kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore. Qytetarët kanë shprehur shqetësimi...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara