LIVE UPDATES
Politike

Basha: Me ardhjen në pushtet do heqim imunitetin e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

20 Prill 2021, 19:48 Nga DOSJA
Basha: Me ardhjen në pushtet do heqim imunitetin e kryeministrit,

TIRANË– Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, në A-Show me gazetarin, Adi Krasta, duke u ndalur te drejtësia, tha ndër të tjera se me ardhjen në pushtet: ‘Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Pjesë nga biseda:

Adi Krasta: Si mendon, po t’i heqësh SPAK-ut presionin politik të kryeministrit, ata nuk do të mundoheshin që të…

Lulzim Basha: Padiskutim, do të bëj detyrën. Do të bëj detyrën. E gjithë drejtësia është nën presionin politik dhe është rënia e drejtësisë nën presionin politik të kryeministrit, shkaku pse qytetarët nuk kanë një derë ku të zgjidhin problemet e tyre. Ku Gjykata e Lartë ka më shumë çështje për të zgjedhur sesa Gjykata e Lartë e Meksikës. Pse gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë nën presion dhe pushtetarët dhe krimi i organizuar në vend që të ndëshkohen mbrohen, ndërsa të pafajshmit kurrë nuk e gjejnë të drejtën. Ёshtë e gjitha prodhim i Edi Ramës dhe kapjes politike të drejtësisë. Në këtë kuptim, më 25 prill shqiptarët votojnë për ta çliruar drejtësinë.

Adi Krasta: Qëndrojmë pak tek drejtësia sepse ajo bën një përshtypje shumë të madhe direkte edhe ndoshta është të parat herë, ndoshta ngaqë ne gjatë gjithë kohës të këtyre 30 viteve kemi pritur që reforma të ishte një reformë e vërtet. Përfytyro që njëri, një personazh i një reforme të shumë viteve përpara të ashtuquajtur të “Plepave”, ishte shumë gati për t’u futur në Gjykatën Kushtetuese. Një viskonti Cavalcanti si domethënë, i shikon se çfarë qasje direkteshumë të shkurtër mund të kesh nga një veprim të themi kështu populist,në një veprim direkt. Ju jeni gati që në pozicionin, në një pozicion të rëndësishëm të drejtuesi të ekzekutivit, pra, të tregoni një lloj qasje të çiltër, të sinqertë, për të cilën duhet shumë volum pune, duhet dhënë që reforma, pra,reformës në drejtësi t’i jepet edhe një shans tjetër real. Domethënë që Shqipëria mos të ketë një përmbytje, pra, klasat e përmbysura  edhe socialistët që janë sot, që do të duhet të dalin mirë është në shëndetin e tyre mendor të  dalin të ikin nga pushteti për t’u qetësuar për të kuptuar se ku janë, ku të jetë. Pra qasje, domethënëshanse real, një. E dyta, kthimi tek konsensualiteti, por për këtë do të duhet që ju të bashkëpunoni me partinë që do të jetë në opozitë që dikur ishte në pozitë. Jeni i prirur ta bëni këtë, apo ju jeni i mërzitur aq shumë sa ju thoni…

Lulzim Basha: Jo.Janë dy pyetje brenda pyetjes tuaj.

Adi Krasta: Po.

Lulzim Basha: E para, s’ka gjë do i përgjigjem të dyjave. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Ajo ka ardhur në këtë pik për shkak mungesës së vullnetit dhe vullnetit të mbrapsht të qeverisë, siç kemi thënë prej fillimit, për ta kapur drejtësinë. Prandaj 25 prilli, fitorja e thellë e shqiptarëve dhe opozitës më 25 prill dhe humbja e thellë e Edi Ramës  për shkak të pasojave, siç është gënjeshtra me legalizimet, siç është ekonomia në kolaps, siç është gjendja e përgjithshme e vendit, ngecja e reformave që na çojnë drejt B-së, do të sjell dhe si rezultat çlirimin e drejtësisë dhe zotimi i parë i imi është që politika, qeveria do t’i mbaj duart larg nga gjyqësori, larg nga drejtësia.

Adi Krasta: Më falni, se nuk mund ta lë pa, ta kaloj kaq kollaj. Zoti Basha kështu tha Rama kur erdhi në pushtet, tha ishte e kapur drejtësia unë me 1 milion vota pro, do ta çliroj do merrem vetëm me gjëra, do të ndërtojShqipërinë, shtetin e Shqipërisë një herë e përgjithmonë. Dhe në fakt duhet, kur vjen në pushtet në ato muajt e parë, vitet e para duhet, një gjë e vogël, një incident i vogël krijon, nuk e di të tregoj një rast të jashtëzakonshëm dhe që aty ndryshon gjendja shpirtërore e gazetarëve karshi kryeministrit, që aty për aty.

Lulzim Basha: Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Adi Krasta: E vërtetë është!

Lulzim Basha: Në Britani, edhe magjistrati më i thjeshtë…

Adi Krasta: Në gjithë konceptin anglo-sakson, ti ballafaqohesh…

Lulzim Basha: Dhe europian, dhe europian! Mora Britaninë ngaqë ju keni jetuar dhe keni punuar atje si gazetar, po në çdo vend normal europian, magjistrati më i thjeshtë mund të marrë…

Adi Krasta: Ish-drejtuesi më i madh i Skocisë Hamond, vazhdon që të ballafaqohet me, është shumë e lehtë për t’u ballafaquar atje me drejtësinë.

Lulzim Basha: Kemi Italinë, ish-kryeministrin apo ish-kryeministrat, pra është një standard europian. Nuk mund të ketë një njeri të gjitha pushtetet dhe të jetë përtej ligjit. Pra, kjo është garancia që gjërat do fillojnë të funksionojnë ndryshe dhe në fakt, ne e kërkuam këtë duke qenë në opozitë, kërkuam vetting-un politik, po le të flasim për ato që do bëjmë pas 25 prillit. E para dhe garancia e parë është që kjo shtyllë e rëndësishme që garanton demokracinë, që garanton që të mos çmendet kryeministri nga pushteti e t’i duket vetja Zot mbi zotër, e të fillojë të luajë me pronat e shqiptarëve e t’u thotë “Thuaju atyre t’jua legalizojë sepse sapo t’jua marr votën, do t’jua prish, madje do t’u fus edhe gaz lotsjellës e nuk do t’u jap asnjë lek”, janë njerëz, qindra, mijëra familje, është puna e jetës së tyre, është djersa e jetës së tyre.

I trajton sikur të jenë insekte. Pra, kontrolli mbi pushtetin, Monteskje, që është e para pra, drejtësia do të funksionojë, nuk do të jetë në presion politik, përkundrazi. Politika që është faktori kryesor, jo i vetëm por kryesor i korruptimit të drejtësisë, do të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe pushteti për të influencuar drejtësinë. E dyta, brenda pyetjes së parë dhe pastaj mund të vazhdoni, është fuqizimi i rolit të opozitës së ardhshme, meqë ma bëre si pyetje. Si institucion, opozita e ardhshme do të ketë të drejta të garantuara me ligj, pra ne do të krijojmë institucion, unë jam i vendosur, madje këtë angazhim e kam jo vetëm në programin tonë politik por e kam nënvizuar edhe në librin tim, që u botua para disa javësh. Do të krijojmë institucionin e kryetarit të opozitës.

Adi Krasta: Zoti Basha, kjo është një lloj indugjence e veçantë e një njeriu që dëshiron të vijë në pushtet. Imagjino pra, kur njeriu vjen në pushtet dhe ka një fitore të madhe ose ka një fitore të rëndësishme, kurdoqoftë që një njeri është i madh, domethënë me një fitore të madhe, ai tregohet magnanimus, pra, ai tregohet i madh, nuk tregohet i vogël, i ngushtë dhe narcisist, problematik me një durim të vogël.

Lulzim Basha: Varet, varet se pse e ke marrë pushtetin. Në qoftë se pushtetin e ke qëllim në vetvete, atëherë i sulesh opozitës ta zvogëlosh, ta asgjësosh, ta poshtërosh dhe në këtë mënyrë asgjëson të vetmen kritikë që ke, në kuptimin politik të fjalës. Po kujt i shërben kjo? Kujt i shërben?

Marrë nga Syri.net

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj