LIVE UPDATES
Politike

Basha mblidhet me mjekët: Numri i viktimave po fshihet që të mos shtohet buxheti për shëndetësinë, të hapen spitalet raj

24 Nëntor 2020, 14:45 Nga DOSJA
Basha mblidhet me mjekët: Numri i viktimave po fshihet që të mos

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka këmbëngulur në akuzat e tij se numri i vitkimave të shkaktuara nga Covid-19 është manipuluar dhe po fshihet e vërteta. Basha u mblodh sot me disa mjekë specialistë për të diskutuar situatën e rëndë që po kalon vendi nga pandemia e COVID-19 dhe i garantoi ata se mbështetja për ta në këtë betejë është maksimale.

Duke mbështetur akuzat e tij, kryedemokrati u shpreh se nuk ka asgjë me mjekët dhe se e gjithë loja është politike.

“Ata që humbin jetën sipas denoncimeve të ardhura nga mjekët janë shumë më shumë nga ato që raportohen zyrtarisht. Kësaj i thonë të fshihesh pas gishtit dhe do të thotë që me mbajtjen ulët të numrit të testimeve e cila sjell si pasojë përhapjen më të madhe dhe të shpejtë të infeksionit që pastaj sjell si pasojë kolapsin e sistemit shëndetësor, sepse kur ke shumë të infektuar, e ke akoma më të vështirë të përkujdesesh për ata që kanë nevojë për trajtim intensive, po ashtu që shkakton përmes neglizhencës së përsëritur një rritje të numrit të viktimave. Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat,”- tha Basha.

Mjekët, ngritën një e nga një shqetësimet e tyre në lidhje me situatën në vend dhe më kryesorja ishte pikërisht testimi i qytetarëvr. Sipas mjekëve testimi masiv, do të ulte fluksin e të shtruarve në spitale dhe do të ulte dyndjen e pacientëve që vijnë nga rrethet drejt Tiranës, pasi hasin simptoma të Covid-19.

Mjekët shtuan gjithashtu se hapja e spitaleve rajonale, do ta mundësont uljen e këtij fluksi. Një tjetër shqetësim i ngritur ishte edhe ai i çmimeve të tamponëve që bëhen në spitalet private. Sipas mjekëve ato merren me nga 1 mijë apo 2 mijë lekë, ndërsa pacientëve u shiten me nga 120 mijë lekë.

Pjesë nga biseda me mjekët:

Lutfi Lisha: Por për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh. në qoftë se është diçka e veçantë, teknologjia e sotme ta lejon secilin nga mjekët në rrethe që të konsultohet me specialistët në Tiranë. Është shumë e thjeshtë,por ama trajtimi i disa pacientëve që ndoshta nuk kanë nevojë për ardhjen në Tiranë për terapinë intensive që mund të jetë duhet terapi specifike në Tiranë mund të bëjë shumë mirë nëpër rrethe.Ikim nga rrethet vijmë tek Tirana pasi ktu aq më keq mungon edhe spital rajonal.

Edlira Beqiri: Mendoj se sa më shpejt duhet të vihen në punë spitalet rajonale ashtu siç janë, me atë infrastrukturë që kanë. Mjekët nëse kanë nevojë për tu trajnuar mundësitë e trajnimit në fakt duhet të ishin shfrytëzuar deri tani gjithë këto muaj që ishin në dispozicion për të trajnuar mjekët nëpër spitalet e rretheve. Nuk është zgjidhje kjo që kanë bërë deri tani duke i sjellë gjithë të sëmurët anë e mbanë Shqipërisë duke i sjellë në Tiranë.

Leon Shpataraku: Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke shtuar testimet, çfarë ndodh? Që aty fillon momenti kur testohet individi, kapet vatra dhe arrihet që që në fazën e parë të ndalohet fluksi. Është bërë si dinamikë një e dy a ta bie në Tiranë!  Ku do e biesh në Tiranë? Po këtë nuk e merr askush përsipër. Kështu që dalja jashtë loje e spitaleve rajonalë unë mendoj që e ka sjellë gjithë këtë lloj rëndese në Tiranë sepse edhe në media thuhet që vatra më e rëndë është Tirana. Tani Tirana normalisht që është një vend me popullsi të madhe si kryeqytet, por duke pasur ndihmesë nga spitalet rajonalë unë mendoj dhe e them me bindje të fortë se tani hyjmë në  një fazë që kalon 8-9 muaj dhe nuk po them se jemi përfekte, specialistë, por japim opinione duke marrë në konsideratë dinamikën e rasteve.

Gent Kasmi: Tani edhe pse perceptimi është që pandemia është në kulmet e veta, një nga treguesit më besnikë të ecurisë së pandemisë është testimi. Dhe unë si i fushes që jam kam vënë re që ndonëse pozitiviteti i këtyre testeve rritet dita ditës, në një farë mënyre numri i testimeve të përgjithshme nuk ndryshon. Është diku te 2000-2500, ndoshta pak më tepër. Edhe duke patur parasysh këtu që në këtë sektor, në këtë fushë është future edhe sektori privat çka do të thotë që një pjesë e këtyre analizave bëhet kundrejt pagesës. Fakti që numri total i testimeve nuk ndryshon, tregon që në një farë mënyre kjo fushë, pra diagnoza, testimet tashmë është e saturume. Domethënë nuk ka kapacitete reale diagnostike për zhvillimin e testeve.

Nertila Gjonaj: Mjekët këtu janë specialistë dhe janë thjeshtë mjeke specializante në QSUT. Kam patur mundësinë që mund të themi që më tepër kam qëlluar që të jem këto 10 muaj të pandemisë dhe mjeke familje dhe mjeke në QSUT si specializante. Gjatë kohës që po ju dëgjoja në mbrëmje në Opinion u ndjeva vërtetë keq nga ato replica që po bënin, unë nuk është se kisha një numër të madh rastesh të tilla por e kam patur një rast që më ka ardhur shumë keq, është diagnostikuar me tampon pozitiv COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në spital dhe në skedën e vdekjes së zotërisë shkaku fillestar është shkaku I ndërmjetëm me ndërlikime dhe shkaku definitive është shënuar infarct akut miokardi dhe nuk është përmendur gjëkundi që ai ka qënë I infektuar me infeksionin COVID.  Nuk mu duk aspak normale dhe realisht është tamam të thuash të fshehësh diçka sepse ai nuk është se kishte sëmundje bashkëshoqëruese përveç obezivitetit dhe nuk e di.

Daniel Thereska: Duhen shtuar tamponët që të kuptohet situata më mirë ku është. Pastaj teknikalitetet si bëhen, ku bëhen, mjafton të hapim internetin, google-in, të flasim me kolegët tanë që flasim përditë nga jashtë edhe do e kuptojmë që ka tamponë që bëhen shpejt, që bëhen avash, që bëhen vonë me specifitete të ndryshme, rëndësi ka të bëhen e të krijohet një panoramë e përgjithshme se është një çikë terr informativ. Gjithashtu të përfshihen në këtë situatën e llogarisë sē tamponeve edhe ata që bëhen në privat, por këta në privat mbasi te kolaudohen një çikë. Të kolaudohen një çikë edhe të shihen pak dhe çmimet se gjërat që zhdoganohen me 1 mijë lek, 2 mijë lek dhe pastaj iu shiten të tjerëve 120 mijë lek ose 120 euro ka një çikë problem dhe ai një çikë problem është GDP-ja që thotë që shqiptarët 300 mijë e kanë.

David Bellalla: Ajo që doja të shtoja është e para që ne aktualisht kemi perceptim shumë të gabuar të situatës për sa i përket shifrave, çdo njeri nga ne është, besoj që Ka ndjesinë që të paktën gjysma e njerëzve që njeh o e kanë kaluar ose janë duke e  kaluar Covid-in, pra nuk ka asnjë përafrim me numrat 35 mijë e 36 mijë këtu duhet të jetë shumë më tepër. Do kaloj ke numri i vdekjeve. Harrojmë dy gjëra e para numri I vdekjeve është vetëm numri I vdekjeve që vdesin në spitalet COVID, sa njerëz vdesin në shpi janë të harruar në këtë numër. Sa njerëz vdesin nga patologji të tjera të cilat po rëndohen nga ky shtrembërim i madh i sistemit.

Elvis Dervishi: Do doja të theksoja këtë rritjen e burimeve njerëzore sepse mora shkas nga ajo që tha Darieli për infermierët, për mungesën e personelit në përgjithësi, por sidomos infermierët. Se nga njëra anë ne arrijmë të konstatojmë por problemi është të japim dhe propozimet për zgjidhjen e tyre. Cilat janë mundësitë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në mjekë dhe do të jemi ne që do të japim propozime konkrete. Si do të rrit ky numër i personelit? Një pikë tjetër që shënova ishte dhe testimi. Testimi i shpejtë që tha doktori i cili është shumë i rëndësishëm. Gjithë bota e ka futur tani Franca ndoshta dhe në farmaci. Pra personat shkojnë dhe bëjnë një testim të shpejtë, pra free. Amerika dëgjova diku se në supermarket mund ta bësh një testim të shpejtë për ashtu. Ky është që e tha dhe kryetari testim i shpejtë por edhe gjurmimi epidemiologjik nëpër rrethe sidomos.

Lulzim Basha: Shqetësimi që kemi ngritur në bazë të denoncimeve që na kanë ardhur është që kaq i rëndë është ky problem që nis me mungesën e testimeve, pastaj përcillet tek kolapsi i sistemit shëndetësor që i mbajnë me orë të tëra nëpër ambulanca sepse ato që kanë nevojë për oksigjenim nuk kanë shtretër me oksigjen për ti futur brenda pavarësisht se çfarë thonë, dhe pastaj reflektohet me numrin e atyre që humbin jetën. Ata që humbin jetën sipas denoncimeve të ardhura nga mjekët janë shumë më shumë nga ato që raportohen zyrtarisht. Kësaj i thonë të fshihesh pas gishtit dhe do të thotë që me mbajtjen ulët të numrit të testimeve e cila sjell si pasojë përhapjen më të madhe dhe të shpejtë të infeksionit që pastaj sjell si pasojë kolapsin e sistemit shëndetësor, sepse kur ke shumë të infektuar, e ke akoma më të vështirë të përkujdesesh për ata që kanë nevojë për trajtim intensive, po ashtu që shkakton përmes neglizhencës së përsëritur një rritje të numrit të viktimave. Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat. Çfarë tjetër duhet të presim? Sa njerëz duhet të vdesin përpara se të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit dhe kjo nuk ka lidhje me mjekët, as me komitetin e famshëm të ekspertëve. Kjo ska lidhje fare sepse këto janë vendime politike. Buxheti, prokurimet e kiteve, mbështetja e mjekëve, angazhimi i mjekëve të familjes, krijimi i reparteve mobile për pacientët ambulatorë, përgatitja e spitaleve rajonale, që s’do të thotë thjeshtë të jenë shtretër por do të thotë edhe aparatura, dhe mundësi për të bërë diagnozën e tyre. Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve sepse të pyesësh mjekët a janë të kënaqur me mbështetjen që kanë. Sigurisht që jo. Do ketë kohe për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore. Do ketë dhe një kohe për të nxjerrë përgjegjësitë morale apo politike. Tani është momenti për të marrë përgjegjësitë me të cilat vjen detyra që ke përsipër, si mjek, si infermier, si mësues, si punonjës i policisë, si kryetar i opozitës dhe mbi të gjitha si kryeministër. Secili ka përgjegjësitë e veta në këtë betejë, askush nuk fshihet dot pas përgjegjësive të tjetrit dhe nuk ka gjë më kriminale se të fshihesh pas përgjegjësive të atyre që po sakrifikojnë gjithçka edhe jetën. Më vjen keq që jemi akoma në këtë fazë ku kërkohet që përveç kurajos së tyre profesionale tju kërkoj dhe kurajon qytetare dhe intelektuale qe nuk ju ka munguar asnjëherë, por me kurajon dhe profesionalizmin tuaj do bëjmë gjithçka që kjo të ndryshoje dhe qe mos te gjendemi kurrë me ne një situatë që dhe në kulmin e kërcenimit ndaj jetës, ju të jeni kaq të braktisur nga qeveria dhe me pasojat që sjell kjo për shëndetin e qindra qyterarëve tanë, për këtë të jeni të sigurtë. Do keni mbeshtetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelet të paktën minimale që ka rajoni. Natyrisht ky ështe veç hapi i parë pasi hapi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës e cila kërkon një reformë të thellë, shumë të vonuar, por që do ta kryejmë. Të ndertojmë një sistem ku dhe pacienti të shërbehet pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike. Edhe infrastruktura spitalore të mos i lë gjë mangut infrastrukturës mesatare të rajonit, ku edhe mjeket dhe infermierët shqiptarë të kenë dinjitetin që sot u mungon qoftë në kuptimin financiar qoftë në kuptimin e kushteve të punës dhe sigurisë që kanë për të sotmen e të nesërmen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per fshehjen e viktimave lulzim basha akuzat e bashes per fshehjen e viktimave lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 24 Nëntor 2020, 11:44

TIRANË– Partia Demokratike vijon me akuzat kundrejt Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë për fusha...

Politike 24 Nëntor 2020, 10:05

TIRANË- Shqipëria shpreson të mos ngelet pas vendeve të tjera në procesin e sigurimit të vaksinës kundër COVID19. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj