LIVE UPDATES
Politike

Basha: Ky libër është një ftesë për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe b

22 Mars 2021, 14:14 Nga DOSJA
Basha: Ky libër është një ftesë për ti

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme librin e tij të parë ‘Misioni im’. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se libri është një ftesë që i bëhet qytetarëve për ti dhënë fund plogështisë dhe për të gjetur kurajo për të lënë pas të pa pranueshmen.

Basha tha se politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër ndërsa politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht të keqen. Kryedemokrati tha se qeveria po mundohet të marrë peng median dhe të shuajë çdo zë të pavarur.


DEKLARATA:

Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftes për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të pa pranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. “O ky vend s’bëhet” se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike) kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat, patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi showman ne nuk duhet të bëhemi showman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, “Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë”. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision. Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më