LIVE UPDATES
Politike

Basha akuza qeverisë: Ndihmo biznesin e qytetarët, po rrënohet ekonomia. Ke dështuar me përballimin e COVID-19

21 Prill 2020, 08:07 Nga DOSJA
Basha akuza qeverisë: Ndihmo biznesin e qytetarët, po rrënohet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka akuzuar qeverisë se nuk po përballon situatën në mënyrën e duhur. Në një deklaratë nga selia e PD, Basha është shprehur se qeveria ka marrë masa gjysmake dhe nuk po ndihmon qytetarët dhe biznesin

Ai u shpreh se gjendja po rëndohet çdo ditë, ekonomia po shkatërrohet e qytetarët kanë humbur vendin e tyre të punës. “Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar, dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre”, u shpreh kreu i PD.

Më tej numri një i opozitës tha se sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por sipas ti ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh, pasi qytetarët nuk kanë marrë akoma dhe ndihmën e parë ekonomike. Ai akuzoi dhe Kryeministrin se ka marrë vendime në shkelje me Kushtetutën. “Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori”, shtoi më tej Basha. Kreu i PD në fund përsëritit dhe thirrjen e tij për shtim të numrit të testeve.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur bashkëqytetarë! Ju jam mirënjohës për këtë sakrificë të madhe që po bëni sot e 5 javë. Këtë sakrificë e bëjmë në emër të jetës dhe të dashurisë njerëzore për njëri-tjetrin. Por ndërkohë që ju keni sakrifikuar kaq shumë, fatkeqësisht ndihma dhe mbështjetja që duhet të merrni nga shteti ju ka munguar. Gjendja në vend po rëndohet çdo ditë. Ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme. Dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin.

Me bindjen se asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ne jemi angazhuar fuqimisht që prej ditës së parë duke propozuar ide dhe zgjidhje si për emergjencën shëndetësore ashtu edhe për emergjencën ekonomike. Por sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës. Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar, dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre.

Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh. Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur. Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje. Masat që janë marrë në ndihmë të njerëzve dhe ekipeve shëndetësore janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. Kështu u neglizhuan masat për sigurimin në kohë të mjeteve të nevojshme shëndetësore, dhe pastaj me pretekstin e urgjencës, u bënë tendera sekretë dhe korruptivë.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori. Shqiptarët kanë paguar nën qeverisjen Rama taksa, akciza dhe tarifa ndër më të lartat. Sot këto taksa duhet t’ju shkojnë në ndihmë atyre! Njerëzit nuk kërkojnë lëmoshë — në këto kohë emergjence kombëtare atyre iu takon të marrin ndihmën financiare nga buxheti i shtetit! Paratë janë. Por Rama zgjedh që ato të shkojne për tendera korruptivë dhe koncesione, dhe jo për qytetarët.

Qytetarët duhet të marrin menjëherë ndihmën financiare që ju takon! Bizneset duhet të mbështeten që të mos falimentojnë dhe të largojnë njerëzit nga puna! Ekonomia duhet të ndihmohet me të gjitha mënyrat që të mos bjerë në humnerë! Duhet të rriten urgjentisht testimet si garancia e vetme për të ecur përpara të sigurtë! Sa më shumë vonohen këto masa dhe mbështetja financiare për qytetarët dhe bizneset, aq më shumë thellohet kriza dhe papunësia. Koha nuk pret!

Basha prej ditësh kërkon nga qeveria që të shtohet ndihma për biznesit dhe kërkon një plan të qartë për hapjen e ekonomisë. Kreu i PD pak ditë më parë publikoi dhe një plan me 5 pika se si duhet vijuar me hapjen e aktiviteteve ekonomike, e sipas tij gjithçka varet nga shtimi i numrit të testeve dhe gjurmimi i COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 21 prill 2020 basha akuza qeverise lulzim basha masat kunder covid 19 basha 21 prill 2020 basha akuza qeverise lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime