Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në Fletoren Zyrtare është botuar një vendim ku bëhet me dije se qeveria shqiptare ka zgjedhur grupin negociator që do ulet në tryezë me Bashkimin Evropian për vijimin e punës për anëtarësimin në union.
Sipas vendimit bëhet me dije se në krye do jetë Zef Mazi, emër që është bërë publik nga Kryeministri Edi Rama që në fillim të majit dhe anëtarë janë zëvendësministra nga të gjithë dikasterët që do negociojnë për çdo kapitull.
“Anëtarët e Grupit Negociator, në bashkërendim me Kryenegociatorin, me qëllim garantimin e prioriteteve të kapitujve specifikë gjatë hartimit të programimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për sektorët, për të cilët janë përgjegjës, marrin pjesë në procesin e identifikimit të prioriteteve për mbështetje. Institucioni përgjegjës për secilin nga kapitujt e negociatave siguron zbatimin e parashikimeve të kësaj pike”, shkruhet më tej në njoftim.
Por ajo që bie në sy është një pikë ku shkruhet se kryenegociatori barazohet me ministrin e shtetit dhe ka kompetenca të mëdha. “Kryenegociatori barazohet me ministrin e shtetit dhe, në zbatim të parashikimeve të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësi për kryerjen e negociatave teknike të anëtarësimit në BE për të gjithë kapitujt negociues”, shtohet në vendim.
Por a mund të ketë fuqinë e ministrit një person i cili nuk është dekretuar nga Presidenti dhe do ketë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen e vendit? A është shkelur kushtetuta dhe janë anashkaluar procedurat për këtë emërim, pasi më herët Presidenti ka kërkuar konsensus?
Edhe pse procedua e përzgjedhjes së grupit negociator nuk është e qartë, tashmë pritet vetëm nisja e negociatave dhe përparimi në procesin e integrimit të Shqipërisë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Lugi Soreca ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Në një status në rrjetet sociale, Soreca shkruan...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të videos në Kuvend nga Ardi Veliu. Në një postim në mediat sociale, Hajdari shprehet se është s...
TIRANË- Komisioni i Venecias ka hartuar sot një draft-opinion që u është dërguar palëve në Shqipëri për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas burimeve të...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, ka përshëndetur veprimin e presidentit Ilir Meta, për inkurajimin e përmbylljes së reformës zgjedhore.Në një pos...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore. Në një postim në Twitter, ajo shkruan, se ditën ...
VLORË- Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci, ishte i pranishëm ditën e sotme në Vlorë. Gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar, Bucci u ndal...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Oriola Pampuri, ka reaguar për videon e publikuar nga Ardi Veliu në Komisionin e Sigurisë. Në një dekla...
TIRANË-Ministri për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije se grupi negociator për bisedimet e aderimit në BE është ngritur. Nëpërmjet një reagimi në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se përpjekjet e tij për një konsensus ...
TIRANË– Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka postuar një foto tijën me kolegët socialiste të 24 viteve më parë.Në përshkrimin e fotos, Dokle shkruan ...