LIVE UPDATES
Aktualitet

“E vdekme dal që këtu”, banorët e prekur nga tërmeti detyrohen të lënë hotelet dhe të dalin në rrugë, u drejtohen

5 Shkurt 2020, 11:11 Nga DOSJA
“E vdekme dal që këtu”, banorët e prekur nga

SHQIPËRI– Dhjetëra qytetarë, banues në Sukth dhe Durrës kanë dalë sot të protestojnë përpara godinës së Bashkisë së Durrësit, pasi ende nuk kanë marrë zgjidhje nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit. Të gjendur pa banesa, qytetarët ankohen se nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë dhe se janë të detyruar të braktisin shtëpitë ku janë akomoduar përkohësisht.

Fëmijet e mi janë të detyruar të hynë brenda në ato kushte në banesen e shkaterruar, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Nuk na ka ardhur askush që të na pyesë,kemi mbetur me gisht në gojë. Të vini të shikoni shtëpinë do vini duart në kokë, kaq di kaq flas,” shprehet një grua për FaxNeWs.

Kam ardhur dhe i kam bërë nga 5 herë dokumentat të gjitha, vijmë këtu thonë që ua kemi bërë dokumentat, në bankë na thonë jo. Unë kam bërë një aksident, si mund ta paguaj qeranë më 100 mijë lekë kemp. Shyqyr prej zotit që më ka shpëtuar familja, po qeraxhiu një muaj të mban, pastaj të nxjerr jashtë. Emri më ka dalë që më parë, por bonusi nuk kalon, 2 ose 3 familje kanë mbetur pa i marrë, ndoshta ia kanë dalë me të njohur,”- shprehet një tjetër.

FaxNeWs ka shkuar edhe pranë banorëve të Laçit, të cilët duhet të lënë hotelet ku janë akomoduar në Shëngjin, ndërkohë që shprehet se ende nuk kanë marrë zgjidhje nga ana e Bashkisë. Ata shprehen se nuk i ka kontaktuar askush nga Bashkia e Laçit, edhe pse shumica e tyre janë të sëmurë dhe me fëmijë të vegjël.

“Na kanë thënë për sot me dalë, ne skemi ku shkojmë se jemi me fëmijë, të na japin ndonjë strehim ndonjë diçka. Unë me tre fëmijët nuk e di se ku do shkoj, është turp për shtetin shqiptar, me e dëgju bota, që thonë se duhet të kisha aplikuar prej një muaji për çadër, për dy copa rrobe, le të vijë të shohi shteti shqiptar dhe kush të dojë. Të kenë turp, as bonus qeraje dhe asgjë, as një kontenier,”- shprehet njëra nga banoret.

Majlinda Cara të na vijë këtu, pse na solli me autobus, ku të shkoj unë sot me tre fëmijë, kur është bora maleve. Kam fëmijën e vogël 7 muajsh, këtu kena për të vdek, le të na e heqin mencën, nuk kam ku shkoj”, shprehet gruaja e revoltuar.

Qeraja përpara tërmetit ishte shumë e përballueshme, tani qeratë kanë shkuar deri në 300 mijë lekë, smundemi që ti përballojmë dot me këto të ardhura që kemi. Nuk e di se ça do bëhet, na morën në telefon për me dalë, na kishin hequr nga lista e ushqimeve, na kanë hequr dhe nga lista e strehimit, jemi zero, në rrugë të madhe,”– tregon një tjetër qytetar.

Kena prit para Bashkisë dhe sna kanë dhënë asgjë, jemi 13 vetë, vajza është 5 vetë, me katër jetimë se është e divorcume, djalin e kam me hekur në këmbë, vetë jam invalide, me epilepsi, të shkoj dhe të mbytem në lumë. Unë më shumë rri e shtrume në spital se në shtëpinë time, a mendon Edi Rama për ne, jo me u tall me fukarenjtë. Kam pasur banesën time, as ka ardhur asgjë dhe as hiç, kam frikë që të fus fëmijët brenda, se vetë le të më zëjë, të gjitha plaçkat që kam pasur mi ka zënë shiu,”- tregon një e moshuar.

Një tjetër grua shprehet se vetëm të vdekur mund ta nxjerrin prej hotelit, në të kundërt ajo do të zgjedhë ti dalë përpara një makine.

“Unë dal e vdekme këtu, se e gjallë jo, o me ranë në korent. Na ka thënë Majlinda që të mos dalim nga këtu, po të mos vinte ajo, ku të shkoj unë që jam nënë e 8 fëmijëve, vetëm që ti dal një makine para. Nuk na ka marrë askush nga Bashkia e Laçit, na kanë thënë që do rregullohen gjërat dhe nuk na kanë dhënë asgjë, kaq po di me thënë,”- thotë ajo.

Nga ana tjetër, ministri Blendi Çuçi bëri publike raportin e vlerësimeve të dëmeve të tërmetit, ku u shpreh se raporti PDNA është hartuar sipas tre standardeve të BE-së, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe se është bazuar në të dhënat nëpërmjet të sistemit të akt-verifikimit. 985.74906 euro është fatura e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e prekur nga tërmeti durres laç tragjedia e 26 nentorit 2019 banorët e prekur nga tërmeti durres laç tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet