LIVE UPDATES
Aktualitet

Shteti shqiptar i dërgoi formularin… Emiljano Hysenaj ndodhet në burg në Gjermani/ U arrestua më 2018 pasi futi 400 ml

5 Shkurt 2020, 10:55 Nga DOSJA
Shteti shqiptar i dërgoi formularin… Emiljano Hysenaj ndodhet

Dosja.al zbulon se një nga subjektet e Operacionit Forca e Ligjit, Emiljano Hysenaj, për të cilin u dha njoftimi nga OFL se është subjekt i paketës Anti-KCK, ndodhet në burg në Gjermani. Hysenaj u arrestua më 20 maj 2018, si pjesë e një organizatë kriminale shqiptare,  e cila besohet se mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro.

Grupi përbëhej nga 13 persona, njëri prej tyre ishte edhe Hysenaj. Ata merrnin kokainën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia. Policia e Bavarisë që realizoi arrestimin, sqaronte asokohe se grupi u bashkua më 14 shtator 2017, për të sjellë një kokainë nga Ekuadori drejt Gjermanisë. 

“Në një orë jo të përcaktuar të datës 14.09.2017 u bashkuan disa persona, bashkë me ta edhe të akuzuarit në një grup, me qellim që të sillnin një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori në rajonin e Republikës Federale Gjermane, për ta shitur atë më tutje. Grupi përbehet nga të akuzuarit Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj,  një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan  Beca, Granit Bajrami, dhe persona të tjerë deri tani të paidentifikuar.”-thuhet në njoftimin e vitit 2018, për Emiljano Hysenajn nga Policia bavareze. 

I gjithë grupi kriminal ishte i mirë organizuar me detyra të qarta dhe të përcaktuara, ndërsa Hysenaj nxirrte kokainën nga magazinat e gomës. “Brenda grupit i akuzuari Dario Lame luante rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider Hamburg për takime konspirative të anëtarëve të bandës. I akuzuari Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e Kokainës nga magazinat e gomave. Kanë qëndruar në po të njëjtin apartament, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Në emër të të akuazuarit janë të regjistruara  një makinë tip Mercedez Benz dhe një autoveturë personale tip Skoda  të cilat përdoreshin nga anëtarët e bandës. Të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj udhëtonin nga Shqipëria rregullisht sa herë që kishin ndërhyrje të tilla.”-njoftonte policia. Në Gjermani për 13 shqiptarët, ishin gjurmët e ADN-së ato që provuan se ata ishin transportuesit e kokainës. E ndërkohë që ndodhet në burg, Emiljano Hysenajt i është lënë 48 orë kohë për të sqaruar burimin e pasurisë së tij në Durrës. 

Sot OFL njoftoi se i është dërguar formulari tri subjekteve, Dashamir Gjokës, Emiljano dhe Edlir Hysenajt në Durrës, ndërkohë që jo më larg se dje, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Familjet Doçi dhe Bajri, ishin dy shënjestrat e qytetit të Shkodrës, ku iu sekuestruan super-vilat e anëtarëve që dyshohen se janë pjesë e grupit të Dukagjinit. Operacioni Forca e Ligjit nisi punë të hënën me Altin Hajrin, kreun e familjes Hajri të akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Hajrit iu sekuestrua kompleksi, garazhi dhe 3 shtëpi.

Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano hysenaj kokaine ne gjermani ofl ne terren emiljano hysenaj kokaine ne gjermani ofl ne terren

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet