"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Avioni pëson defekt në Rinas/ Mbi 129 pasagjerë të bllokuar për më shumë se 4 orë në pistë, fluturimi u shty, TIA asnj
19 Tetor 2020, 16:55Nga DOSJA
TIRANË– Një incident ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku një aeroplan me 129 pasagjerë ka pësuar një defekt teknik. Për fat të mirë, ngjarja ka kaluar pa pasoja në njerëz, megjithëse pasagjerët janë detyruar që të presin për fluturimin e tyre më shumë se 4 orë.
Mësohet se udhëtarët janë lënë të presin brenda në avion deri në rregullimin e defektit pa marrë asnjë informacion lidhur me çfarë po ndodhte, duke mos u lejuar as të zbresin nga bordi për aq kohë sa u desh për rregullimin e defektit.
Ata kanë kontaktuar me agjencitë (WizzAir) ku kanë prerë biletat lidhur me problematikën, ndërsa kompania u ka bërë me dije se fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë dhe se udhëtimi do të bëhet me një avion tjetër.
Njoftimi i plotë:
Në vëmendje të pasagjerëve që të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia. Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arësye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia. Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim.
Ndërkohë që nga TIA (Tirana Internacional Airport) nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me çka ndodhur në pistë dhe problemin që kishte avioni.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Policia greke ka publikuar emrat e tre shqiptarëve, të cilët u kapën me 31 kilogramë marijuanë me 16 tetor, në afërsi të Filatit.Shqiptarët që kanë rënë ...
TIRANË – Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një udhëzim të rëndësishëm për të qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Sipas Ambasadës të ...
VLORË– Ermal Ngucaj rezulton i zhdukur prej më shumë se një javë. Bashkëshortja e tij, Nertila Ngucaj ka dhënë detaje lidhur me herën e fundit që ka ...
Ata kanë në duar qese ushqimesh, dhe shpesh vijnë vërdallë rrotull qendrës së Tiranës. Janë dy djem të rinj nga Palestina, të cilët tashmë kanë disa javë, që gj...
TIRANË– Edhe Shqipëria ka hyrë në valën e dytë të pandemisë. Rastet ditore që po i afrohen shifrës 300 si dhe rrritja e shtrimeve në spital tregojnë për nj...
TIRANË– Më 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori 51 jetë njerëzish. “Këneta” e Durrësit ishte ndër zonat më të goditura të ati...
TIRANË– 701 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë pikasur pa maskën mbojtëse ndaj Covid-19. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shte...
GREQI- Babai i Artemis, vajza e cila është zhdukur prej të premtes, Giannis Vassilis ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tij. Në një intervistë që...