"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Auditoret mbyllen për shkak të Covid-19, Manja grumbullon studentët në kinema: Po flasim për drejtësinë! “Qëndresa”:
22 Mars 2021, 18:13Nga DOSJA
TIRANË– Ndërkohë që studentët nuk lejohen të futen në auditore qoftë edhe për të dhënë provime, Ulsi Manja, kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste, që qëndton në vendin e gjashtë në qarkun e Tiranës, ka vendosur që t’i mbledhë në kinema.
Në kuadër të fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit, Manja ka mbledhur një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë “MAKS VELO”.
Krah videos, Manja shkruan se takimi është zhvilluar për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri.
“Takim bashkëbisedues me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë më të re në Laprakë, për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri. Kinema “MAKS VELO”,”- shkruan Manja.
Këtë takim, e ka komentuar Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”. Ky i fundit shkruan se studentët nuk po lejohen që të shkojnë në auditore për shkak të pandemisë, ndërsa për partinë, mund të realizohen takime fizike.
“Ndërkohë që studentët bëjnë mesim online në Universitet, pasdite i thërrasim në takim partie. Madje meqënëse janë të drejtësisë, u mësojmë edhe se si shkelet Kodi Zgjedhor duke përdorur asetet publike në favor të një kandidati,”- thotë Xhemollari.
Universitetet vijojnë që të jenë të mbyllura. Mësimi bëhet online me argumentin e parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe shmangien e grumbullimeve për shkak të Covid-19.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari, ditën e sotme së bashku me të atin, biznesmenin Hajredin Fratari, ditën e sotme ka mar...
TIRANË– Abcnews.al zbardh formularët e dekriminalizimit të 12 kandidatëve për deputetë të cilët do dërgohen për verifikim të thelluar. Emri më i përf...
FRANCË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është ai personi i duhur që duhet të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për...
FRANCË– Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në një prononcim, Rama tregon ...
TIRANË– Juristi Nest Zefi akuzon publikisht kryedemokratin Lulzim Basha se e ka kopjuar dhe ka përdorur tezat e tij pa leje, në librin me titull “Misioni i...
TIRANË – Imzot George Frendo, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, iu ka dërguar një mesazh politikanëve. Gjatë ceremonisë së vlerësimit me dekora...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, këtë të hënë në ditën e Sulltan Novruzit, ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë Nderi i Kombit”...
SHKODËR– Izmira Ulqinaku së bashku me dy ish të përndjekur politikë, ishin në “Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, aty ku në ish-degën e bren...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të dërgohen për verifikim të thelluar. ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte...