LIVE UPDATES
Aktualitet

Auditi i KLSH në FSDKSH: Shpenzimet për ‘Check-up’, jashtë parashikimit të kontratës

3 Shkurt 2022, 13:41 Nga DOSJA
Auditi i KLSH në FSDKSH: Shpenzimet për ‘Check-up’,

TIRANË – Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi mangësi në auditin e kryer ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). Në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare, KLSH gjeti probleme në Këshillinin Administrativ të këtij organizmi lidhur me zgjedhjet e anëtarëve, veprimtarinë e zbatimit të procedurave ligjore, mosmiratimin e indeksit të barnave, planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve, etj.

Lidhur me koncesionin  “Check Up” për hermodializën, KLSH shkruan se po kryhen shpenzime shtesë përtej se çfarë ka parashikuar kontrata paraprake. Kostoja është rritur së tepërmi si pasojë e  faturave të lëshuara nga shoqëria koncesionare “D.V.”, ndërmarrja e angazhimeve pa fonde buxhetore për projektet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe financimin e kontratave të cilat nuk kanë kaluar në PBA sipas viteve përkatëse dhe ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekësh.

Mangësi dhe probleme janë gjetur lidhur edhe me kontrollet ndaj subjekteve farmaceutike, të cilat nuk janë kryer në tërësi. KLSH gjeti mospërputhje të shifrave gjatë përcaktimit të bilanceve vjetore të këtyre kontrolleve.

Konstatime për mangësi janë gjetur edhe në Drejtorinë e Kujdesit Parësor dhe Spitalor, Drejtorinë  e Shërbimeve Spitalore Universitare

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, etj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij kushtetues, në zbatim të Programit të auditimit nr. 93/1 prot, datë 26.01.2021 ndryshuar, ushtroi auditimin  e  “Përputhshmërisë”, për veprimtarinë e  Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për periudhën nga  data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2020.

Auditimi u shtri mbi çështjet kryesore të veprimtarisë së institucionit, si: mbi shkallën e ndjekjes të rregullave mbi organizimin dhe funksionimin e organeve drejtuese; programimin dhe  zbatimin e buxhetit shtetit për vitin 2019-2020; në analizën dhe vlerësimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Kontrollit, Rimbursimit, Kujdesit Parësor dhe Spitalor, Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare; në vlerësimin e procedurave të prokurimeve publike e përputhshmërisë së transaksioneve që lidhen me to, vlerësimi i marrëdhënieve të punës dhe pagave, vlerësimi i auditimit të brendshëm dhe vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit etj.

Në përfundim të auditimit u konstatuan mangësi në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi, lidhur me përputhshmërinë e veprimtarisë së FSDKSH-së, të cilat në mënyrë të përmbledhur paraqiten si më poshtë:

-Mangësi në zhvillimin e veprimtarisë të Këshillit Administrativ si organi më i lartë vendimmarrës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që përfshijnë funksionimin me 6 anëtarë, ndërsa duhet të ketë në përbërje të tij 7 anëtarë; ushtrimin e veprimtarisë së tij si plotësisht i varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk ka asnjë pavarësi në vendimmarrje apo në aktivitetin e saj kontrollues; në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve; në veprimtarinë e zbatimit të procedurave ligjore që lidhen me planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve, ngritjen e komisioneve, mosmiratimin e indeksimit të barnave etj.

-Mangësi tek planifikimi dhe realizimi i buxhetit që përfshijnë: pagesën e kostove për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura për shërbimin parësor për kontrollin bazë CHECK-UP dhe trajtimin e këtij shërbimi me TVSH, duke i sjellë shtetit një kosto shtesë. Nga auditimi i monitorimit dhe likuidimit të shërbimit të integruar të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile dhe furnizim me materiale mjekësore sterile me PPP, rezultoi se për vitin 2019 shpenzimet vazhdojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës. Në kontratën koncensionare “Për ofrimin e hemiodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij dhe vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “D.V.”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar; si dhe ndërmarrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore për projektet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe financimin e kontratave të cilat nuk kanë kaluar në PBA sipas viteve përkatëse.

-Mangësi në veprimtarinë e Drejtorisë Kontrollit që përfshijnë: mos kryerjen e kontrolleve në subjektet farmaceutike me rimbursimin më të lartë sipas rajoneve specifike në disa raste dhe nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë; mos kryerjen e kontrolleve mbi hedhjen në treg të barnave të rimbursueshme me receta për individë të cilët nuk e përfitojnë rimbursimin; mangësi në planifikimin, përgatitjen dhe formulimin e planeve vjetore e mujore në Drejtorinë e Kontrollit, Sektorin e Kontrollit Spitalor dhe ineficencë në kontrollet e kryera jo në bazë risku; mos ushtrimin e kontrolleve në depot farmaceutike me inventarizim të plotë, megjithëse referuar të dhënave të administruara nga programi informatik i depove konstatohen diferenca në sasitë e barnave sipas deklarimeve të depove në momentin e ndryshimit apo indeksimit të LBR-ve përgjatë periudhës objekt auditimi në plus në shumën 717.57 milionë lekë dhe në minus në shumën 482.78 milionë lekë për vitin 2019 dhe për vitin 2020 në plus në shumën 52 milionë lekë dhe diferenca në minus në shumën 207.63 milionë lekë.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit e Drejtorisë Rimbursimit që përfshijnë mos kryerjen e analizave më të detajuara; mangësi në procedurat e ndjekura në monitorimin dhe verifikimin e disponibilitetit të barnave të rimbursuara në tregun farmaceutik; si dhe në verifikimin e të dhënave të dërguara mbi disponibilitetin e barnave.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë Kujdesit Parësor dhe Spitalor që përfshijnë mos monitorimin e ngarkesës mjekut të familjes sipas normave të përcaktuara nga MSHMS, apo monitorimit të indikatorëve të aktivitetit dhe kontrollit mjekësor bazë të qendrave shëndetësore në zbatim të skemës të sigurimeve shëndetësore.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë së Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare sot Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare që përfshijnë realizimi e shpenzimeve të rimbursimit në bazë të kritereve të përcaktuara në kontratën tip, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore dhe anekseve të tyre” lidhur me kompetencat e shefave të shërbimit sipas kontratës tip të vitit 2020; si dhe monitorimin e planifikimit në sistemin elektronik të referimit, për sektorin e Regjistrit Kombëtar të Paketave Shëndetësore.

-Mangësi në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga ky institucion në lidhje me hartimin e Regjistrit të Parashikimeve dhe Realizimeve të Prokurimeve Publike; në mos kryerjen e trajnimeve të nevojshme për punonjësit që janë pjesë të komisioneve të procedurave të prokurimit publik; në bashkëpunimin me AKSHI-n në lidhje me procedurat e përqendruara të prokurimit publik; ndryshimit të rregullores së miratuar me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me procedurat e prokurimit publik.

-Mangësi në procedurat e pagave dhe të emërimeve në punë që lidhen me përcaktimin e specialitetit të kërkuar për punonjësit e institucionit, specialitet i cili duhet të jetë në përputhje me detyrat për çdo pozicion pune; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin e drejtorit të përgjithshëm të institucionit; në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar në dosjet individuale të punonjësve; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin, transferimin dhe lëvizjen paralele të punonjësve të FSDKSH, hartimin e planit të trajnimeve të punonjësve të FSDKSH; në procesin e dorëzimit të detyrës për çdo punonjës; në procesin e çështjeve gjyqësore për të cilat gjykata ka vendosur në favor të ish-punonjësve; si dhe përcaktimit të numrit të punonjësve të FSDKSH.

-Mangësi në procedurat e shqyrtimit dhe marrjen vendimeve në kohë nga Komiteti i Shqyrtimit të Ankesave në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet auditi i klsh fsdksh auditi i klsh fsdksh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet