Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës, avokati i “Rrumit” mbron me mesazhe klientin: Është i pastër, ka marrë pafajësi

Me anë të një mesazhi dërguar gazetarit Sokol Balla, jatë emisonit të këtij të fundit “Real Story”, avokati Detar Hysi është shprehur se Muharremi ka marrë pafajësi dhe se gjendja e tij gjyqësore është e pastër.
Featured image of article: Atentati ndaj Ndojës, avokati i “Rrumit” mbron me mesazhe klientin: Është i pastër, ka marrë pafajësi Rrumi, Arjan Ndoja dhe Detar Hysi

TIRANË– Avokati i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi” ka reaguar për herë të parë gjashtë ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Me anë të një mesazhi dërguar gazetarit Sokol Balla, jatë emisonit të këtij të fundit “Real Story”, avokati Detar Hysi është shprehur se Muharremi ka marrë pafajësi dhe se gjendja e tij gjyqësore është e pastër.

Pershendetje! Si mbrojtes ligjor i shtetasit Pellumb Ymeri( rrumi) e ndiej si detyrim profesional te ju informoj se gjendja gjyqesore e tije eshte e paster! Ky shtetas ka mare pafajsi..me respekt avokat Detar Hysi,”- shkruante ai në sms.

Pëllumb Muharremi mbeti i plagosur së bashku me prokurorin Ndoja dhe shoferin Andi Maloku, që ndërroi jetë sot fatkeqëisht, gjatë atentatit të ndodhur më datë 1 nëntor.

Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pranga në lidhje me këtë atentat ka rënë vetëm Redjan Rraja. Tashmë pasi shoferi Andi Maloku ndërroi jetë akuza ndaj tij do të ndryshojë nga tentativë në ‘vrasje të funksionarëve publik’, e ‘armëmbajtje pa leje’.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada e Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment